Ministria e Brendshme jep detaje për aksidentin e Olldashit

anazapta

Ministra e Brendshme ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që i mori jetën mbrëmjen e kaluar Sokol Olldashit.

“Në datë 20.11.2013 në rrugën interurbane dytësore, Tiranë – Elbasan, në Fshatin Krrabë, pranë vendit të quajtur “Lapidari i Krrabës”, ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit Sokol Olldashi, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë. Mjeti autoveturë i markës “Benz Mercedez”, me targa AA 003 NH i drejtuar nga deputeti Sokol Olldashi ka qenë duke udhëtuar në drejtimin e lëvizjes Elbasan – Tiranë.

Policia është njoftuar për këtë aksident rreth 21:20 të ditës së djeshme. Pranë Sallës së Komandimit të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë ka ardhur njoftimi se në dalje të tunelit të Krrabës në drejtimin e lëvizjes Elbasan – Tiranë një mjet kishte dale nga rruga. Në ora 21:28 në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet Policisë Rrugore që mbulonin këtë aks rrugor dhe pak minuta më pas edhe shërbimet e tjera të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë si dhe grupi hetimor. Të gjitha veprimet proceduriale u drejtuan nga Prokurori i Rrethit i Prokurisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga organi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është caktuar grupi i ekspertëve autoteknikë, të cilët do të realizojnë aktin e ekspertimit për të përcaktuar dinamikën e aksidentit si dhe shkaqet e ndodhjes së tij”, thuhet në njoftim.

Share This Article
8 Comments
  • Zoterinj te shtetit, zoterinj gazetare, mos e banalizoni aksidentin, nga nje ane jepni ngushellime pa fund, nga ana tjeter fshihni nje person tjeter qe ka humbur jeten po ne ate aksident.
    Ndoshta para politikes, njerizit nuk jane njesoj, por para Zotit, te gjithe jane njesoj, se ai njeh vetem vehten e vet dhe jo PD e PS.
    Te fshehesh nje kufome, eshte krim i rende.

  • Edhe ju jeni te perlyer ne kete mersele zoti modeator vendosni mendimin e njerzeve aty o reporter se medimi i lir sjell perparesi ashtu sic edhe z Olldashi beri , donte te zinte vendi e berishes .com ????? edhe makina “rreshkiti” i mori jeten njeriut qe mbuloi krimet qe ju ben shqiptareve gerdec , 21 janar etj etj prandaj e nderuara gazet ben mir mendimet e lira te shprehen ne ekranin e gazetes , dhe jo ne koshat e llozheve tuaja… korabi e thot kete gje . com..

  • Ministria e brendeshme,Drejtoria e policise qarkut Tirane,jo vetem nuk ka dhene detaje per ngjarjen ,per ka plotesuar nje formular tip. qe perdoret per komunikatat per shtyp qe i jepen mediave 24 ore pas ngjarjes,Eshte plotesuar emri i viktimes,vendi,ora e ngjarjes dhe detyra qe mbante viktima deri ne momentin e aksidentit.Thuhet se viktima ka qene ne Elbasan,vinte nga Elbasani.Ku ka qene ne Elbasan?Ka zhvilluar ndonje takim partie,ka qene per pune personale,ka qene ne ziafet,me ke eshte takuar ne Elbasan,sepse rezulton te mos kete qene fare ne Elbasan,kaq veshtire e ka ta verifikoje ministria e brendshme ???Mediat folen per nje person te dyte ne makine,8 ore pas aksidentit u gjet nje vajze e vrare ne nje aksident e vendosur poshte ures.Kaq veshtire e ka ministria ti pergenjeshtroje keto koincidenca,per te mos lene shteg per interpretime?Une jam gazetar dhe e di me siguri se gazetari i vizion plus ne Korce qe qe i pari dhe i vetmi qe filmoi aksidentin e Kosta Trebickes dy ore para se te vije policia u pushua menjehere nga puna me nje sebep banal.Lidhjet e boseve te medias me mafien e pushtetareve jane kaq te fuqishme,saqe edhe e verteta e dhene me ze e figure nga gazetaret kthehet kunder tyre.Me ka qelluar te filmoj grupin hetimor ne vendngjarje duke zhdukur provat,kam filmuar policet e qarkullimit duke` xhveshur` kufomat e aksidenteve,kam filmuar firmat kriminale duke prere pyjet dhe keto kurre nuk i jane paraqitur publikut,por per mungese disipline jam pushuar nga puna,jam kercenuar nga te fortet,sepse bosat e mediave jane pjese e tyre.

  • olldashi ishte vetem dhe nuk duhet te kete aludime? kjo ishte deklarata e zotit igli cara qe me teper ngjan me nje urdher dhe jo me nje lajm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *