Nuk ke miq? Mund t’i marrësh me qira

anazapta

Nëse nuk ke miq, në Japoni mund të marrësh me qera disa të tillë. Agjencia nga Tokio “Klajant Partners” ofron shërbimin e marrjes me qira të miqve, me orë. Agjencia japoneze ka shpikur idenë që t’u ndihmojë japonezëve të vetmuar, duke iu ofruar për shërbim dhënien me qira të miqve me çmim për orë, të cilët për shembull do të prisnin bashkë në rresht për biletë para arkës së kinemasë, të huazojnë videolojëra,   të jetojë në kohën që dëshiron në banesën e personit të vetmuar ose t’i bëjë shoqëri gjatë blerjeve dhe japonezëve të nrojtur  që nuk janë vetë në gjendje të gjejnë miq për shoqërim ose argëtim. Agjencia ka tarifat për çdo shërbim. Shoqërimi ditor, që përfshin edhe drekën e përbashkët dhe vizitën në muze, për shembull, kushton 31 mijë jena (pak më shumë se 200 euro). Pronarët e agjencive pohojnë se me gjithë popullsinë 127 milionësh dhe dendësinë e popullatës  rreth 350 banorë në një kilometër katror, japonezët ndihen gjithnjë e më të vetmuar, para së gjithash për shkak të vrapit pas karrierës, që nuk u lë kohë të lirë të mjaftueshme për shoqërim.

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Ama mik qënka!? Të kushtoka 200 euro ne dite ? Né shqiperi kesaj i thonë te japesh me shume se pensionin mujor per nje mik ditor! Ha,ha,ha,ha,ha çfare miku! Të rjepka fare!

  • V. R!!! Ama mik qënka!? Të kushtoka 200 euro ne dite ? Né shqiperi kesaj i thonë te japesh me shume se pensionin mujor per nje mik ditor! Ha,ha,ha,ha,ha çfare miku! Të rjepka fare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *