Simbolika e pajustifikuar e operacionit “Mezhgorani”

Ornela

Shenim

Është bërë e modës tashmë që operacione të ndryshme policore të kodohen me emra, në të cilat do të gjesh shembuj nga më të ndryshmit, që duket shpesh sikur janë huazuar nga TV krim-seritë në anglisht, e deri në batuta të ngjashme me kodet e filmit “Operacioni Zjarri”, që rëndom përsëriten në formë humori.

Mesa duket, kjo është kthyer në çështje, në koridoret e Policisë, saqë punonjësit e Policisë Kriminale, sapo fillojnë ndjekjen e një situate të re, janë në dilemën e vendosjes së emrit të opracionit. A do të jetë ky një emër i koduar, i cili do ketë simbolikën e vet dhe që nënkupton njerëz, territore, vendbanime, mjete, armë, objekete e subjekte, që tek e fundit kanë një lloj lidhjeje me operacionin në fjalë?

Nëse mendohesh thellë, gjetja e emrit të opracionit është një çështje e “vështirë”, sepse duhet marrë parasysh, që fillimisht zëdhënësit e policisë, e më pas drejtuesit e saj, do të dalin në konferenca shtypi dhe do të flasin për suksesin e mundshëm të opracionit dhe duan apo nuk duan, do ta përsërisin disa herë emrin e tij simbolik e të koduar. Duhet gjetur një emër tingëllues, me nuanca të theksuara konfidencialiteti e misteri dhe i rrethuar me ngjyrime opake, ku ndonjë shikim kurreshtar të mos ketë mundësi të depërtojë brenda në kuptimin e fjalës, aq më tepër kur ajo është e koduar.

Por ndryshe nga shumë raste të suksesshme, kur emri i koduar pavarësisht se në gjuhë të huaj apo në shqip, ka brenda kodit simbolikën që e lidh me operacionin në fjalë, në rastin e operacionit të quajtur “Mezhgorani” nuk ndodh kështu.

Ky operacion përfshiu pesë qarqe dhe që ndaloi e shoqëroi, e më pas arrestoi një numër të madh personash, midis të cilëve edhe emra të njohur në media dhe në jetën publike të vendit. Autorët e dyshuar kishin një gjeografi banimi që perfshiu pothuaj gjithë territorin e Shqipërisë dhe ishte e përqendruar kryesisht në qytete si ato të Shkodrës, Tiranës, Fierit, Gjirokastrës, Tepelenës e Përmetit Me siguri që është analizuar fillimisht dhe më pas duhet të ketë pasur edhe një diskutim për t’i vendosur edhe një emër të koduar dinjitoz dhe që t’i përgjigjej rëndësisë së operacionit, shtrirjes territoriale, përfshirjes së shumë personave në të, autorë që akuzohen për disa figura krimi etj.

Por nga daljet e deritanishme të policisë në media dhe informacionet nga burime të ndryshme në shtypin shqiptar, nuk rezulton të ketë asnjë të ndaluar, shoqëruar, apo arrestuar nga fshati Mezhgoran. Pasi hiqet kjo mundësi, mendja të shkon se ne rrethinat e Mezhgoranit do të jenë mbjellë me hashash, siç ndodh shpesh në fshatra të thella malore nëpër Shqipëri. Por nga deklarimet dhe burimet policore, deri tani kjo nuk qëndron.

Që të bëjë Mezhgorani falsifikime e lojëra fati, sigurisht është një absurditet ta mendosh, pra as këto nuk qëndrojnë. Banorët e fshatit shohin njëri-tjetrin të habitur dhe nuk e kuptojnë se kush ua bëri këtë dhuratë të papritur.

Mezhgorani është një fshat malor, nga ku pjesa më e madhe e banorëve është larguar. Për tu ngjitur në fshat shërben një rrugë që është më shumë këmbësore, sesa e kalueshme nga automjetet. Pavarësisht premtimeve elektorale, askush nuk ka ndërrmarë hapa për të përmirësuar apo ndërtuar atë. Mezhgorani është një emër i njohur në historigrafinë shqiptare. Jo vetëm që është një fshat ku banorët kanë banuar në shekuj, por tradicionalisht mezhgoranasit kanë qenë njerëz të punës, pushkës e penës. Fiset e njohura si Gjoni, Hoxha, Dyrmishi, Zaimi, Bani, Rrapaj etj., kanë nxjerrë figura të shquara, që kanë shërbyer në të gjithë Shqipërinë dhe kudo që kanë qenë, kanë jetuar me nder e me ndjenjën e thellë të dashurisë për arsim e dije, por edhe në shërbim të vendit e përparimit të Shqipërisë.

Hamit Gjoni është një nga pionerët e zonës që shkuan në Amerikë dhe kontribuan nëpërmjet shoqërisë “Vatra”, që zëri i Shqipërisë të shkonte në kancelaritë Europiane, për mbrojtjen e të drejtave dhe Pavarësinë e Shqipërisë. Djemtë e tij dhe breza të tërë mezhgoranas luftuan për lirinë e vendit dhe më pas drejtuan me ndershmëri e devocion. Edhe sot, ata që jetojnë atje, por edhe ata që janë larguar, janë nga njerëzit që ruajnë vlerat e moralit, punës dhe ndershmërisë, duke mos pasur raste të ushtrimit të veprimtarive të paligjshme e kriminale.

Lind pyetja përse i duhej vënë emri i një opracioni policor me shumë të implikuar, emri i një fshati të nderuar, që nuk ka qenë asnjëherë problematik dhe nuk ka asnjë lidhje me operacionin e kryer? A e ka llogaritur dëmin që shkakton një konotacion i tillë për banorët, por edhe për të gjithë të interesuarit në opinionin e gjerë publik, Policia e Shtetit dhe punonjësit e saj?

Emri i koduar “Mezhgorani”, nëpërmjet këtij operacioni ka hyrë tashmë në historinë e kriminalitetit shqiptar. Edhe kur Policia e Shtetit të mbyllë këtë dosje, ajo nëse do të duhet të rihapet, shikohet apo studiohet, do të kërkohet me emrin Mezhgorani. Sapo të kërkosh për Mezhgoranin në internet, nuk do të të dali e para as “Beteja e Lavdishme e Mezhgoranit”, as Asim Zeneli dhe as doket, traditat e njerëzit e nderuar të këtij fshati, por do të dali operacioni “Mezhgorani”,  ky kod i pameritur për banorët dhe mezhgoranasit kudo ku janë, në formën e nëe damke, etikete, apo pasaporte negative, e cila është shume e vështirë që të fshihet pas kësaj.

Policia e Shtetit duhet të heqë dorë nga kodimet e toponimeve me përmbajtje gjeografike të qyteteve, fshatrave e zonave të banuara, sepse në këto qendra jetojnë njerëz të të gjitha llojeve. Si thuhet: “pyll pa derra nuk ka”. Nuk ka asnjë arsye që edhe në qendrat e mëdha urbane, ku ka kriminalitet, të përdoren kode me emrat e këtyre qendrave, ku përfshihen e jetojnë njerëz nga më të mirët dhe që nuk është faji i tyre, që në qendrën ku jetojnë, ka edhe njerëz që merren me aktivitete kriminale.

Policia e Shtetit i ka borxh Mezhgoranit një dalje publike, ku të distancojë nga operacioni “Mezhgorani”, vetë Mezhgoranin, banorët e tij dhe të gjithë mezhgoranasit kudo që jetojnë, ose nëse ka indicie, t’i bëjë prezent ato dhe t’ia adresojë kujt i takojnë.

 

Share This Article
3 Comments
  • Po ajo buçja qineze me emër aq simpatik si ju duket?
    Si ju duket ajo lavirja që po ju del për natë në ëndërr nga zhurma tejmase e lartë që pordhojnë grmafonet e ndryshkura medhiatike?
    Si ju duket ajo që po zhvlerëson pa një pa dy letrat me vlerë duke i bërë t’i luajë tepeleku i kokës miliona aksionerë anëembanë botës.
    A nuk është dhe gjetja e CORONËS një farë strategjie e ngjashme me këto që përdorin forcat e (k)ruajtes së rendit?
    A nuk ishin po kaq skrupellose gjetje të tilla si PESTI I DERRIT, LOPA E TERBUAR, GRIPI I PULAVE, a pajdhi i somës qysh ja thonë?

    Kështu pra të nderuar… truleshër. Herën tjetër gjishtin kokës që të mos bini me dëshirën tuaj viktima të trushplarjes. Gojët e Liga thonë se me përhapjen e panikut po bëhet biznes miliardash.

  • Me hak e kishte ta quanin operacioni Lesh me qime, po rrezikonin konflikt interesi. Le qe Cili do e nuhaste dhe s’do merrte apartamentet dhurate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *