Zbulohet arsyeja pse stafi mjekësor i Durrësit nuk u infektua nga 73-vjeçarja me koronavirus

J L

Të 50 personat që kanë pasur kontakt me 73-vjeçaren nga Durrësit që humbi jetën teksa ishte identifikuar me koronavirus, rezultuan negativë pas analizave të kryera.

Ajo çka i ka mbrojtur stafin mjekësor që ishin pa mjetet personale të mbrojtjes në momentin që ende nuk e dinin se e moshuara ishte infektuar me COVID-19 është maska e oksigjenit që ajo ka mbajtur gjatë gjithë kohës që ka qenë në spitalin e Durrësit.

Gruaja 73-vjeçare ishte shtruar në pavionin e patologjisë në spitalin e Durrësit, dhe mjekët i kanë shërbyer pasi kishte një sërë problemesh shëndetësore, me zemrën, etj.

Situata e saj ishte e rëndë dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar me oksigjen, ndërsa në fillim nuk tregoi se kishte udhëtuar drejt Italisë.

Pasi u bë i ditur ky fakt, gruas iu bë analiza COVID-19 në laboratorin e ISHP-së nga ku rezultoi pozitive.

Të gjithë mjekëve që u kujdesën për të pa masat mbrojtëse iu bënë analizat, ku fatmirësisht rezultuan negativë.

Po ashtu, negativë rezultuan edhe dy gra që ishin paciente në një dhomë me 73-vjeçaren.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *