Një mësueses 33-vjeçe i është ndaluar ushtrimi i profesionit të saj pasi ajo ka pasur marrëdhënie seksuale me një nxënës 16-vjeç të cilin e kishte joshur me fotografi sexy në Facebook.
Clare Horton, 33-vjeçe, nga Newport, Uellsi jugor, i ka dërguar djaloshit të ri porosi në rrjetin social derisa ai ishte duke ushtuar për provimet e fundvitit. Mësuesja i ka dërguar atij edhe disa fotografi sexy të shkrepura në një fustan të zi, por shumë të hapur, ku qartazi ka dashur ta josh atë me vlerat e saja trupore.

Gjatë seancës disiplinuese është thënë se ajo është takuar me djaloshin e ri për mësime, ndërkaq në fund të “mësimeve”, ajo e ka dërguar atë në shtëpinë e saj për të bërë seks në divan.
Djaloshi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i ka thënë policisë se ka bërë seks me mësuesen e dizajnit dhe teknologjisë, mësuesen Horton, por nuk ka dashur të ngre padi për shkak të “besimit fetar” që ai i përket.

Mësohet gjithashtu se Horton është nënë e dy fëmijëve, ndërkaq ka punuar në shkollën “Fitzalan” në Leckwith, Kardif. Ndërkaq, në seancën disiplinore është thënë gjithashtu se edhe disa nxënës tjerë kanë bashkëbiseduar me mësuesen në fjalë në Facebook.


Kjo eshte e semure psikiatrike, e varur nga seksi. Mire eshte te dergohet ne Afganistan ne dispozicion te trupave britanike si prostitute.
kur epshet mbizoterojne mbi vlerat morale tregojne degradimin e nje shoqerie qe nuk i dihet sa poshte do te perfundoje.
kjo eshte mesuse, si s’pata fatin te kisha dhe une nje mesuse te tille
po ndodh dhe keshtu ,po me shume raste ndodh e kunderta