Stilisti shqiptar që vesh Messin

redaktor

Messi nuk është një lojtar i veçantë vetëm në fushën e lojës por edhe në stilin e veshjes që e identifikon nga kolegët e tij. Ylli argjentinas është një ndjekës i rregullt i modës prandaj ai nuk dëshiron të humbasë asnjë rast për të reklamuar imazhin e tij edhe jashtë fushës. Për të tërhequr vëmendjen në këtë aspekt, sulmuesi i Barcelonës ka punësuar një stilist shqiptar.

Muhamet Hasani kuron deri në detaj imazhin e numrit 10 dhe kjo u zbulua pas ceremonisë së Topit të Artë ku Lionel u shfaq me një kostum të veçantë.

Por surprizat vazhdojnë sepse gjatë ceremonisë për dorëzimin e çmimit “Këpuca e Artë”, Messi u shfaq me një kostum të ri, sigurisht të stiluar vetëm për të nga duart e shqiptarit që punon prej vitesh për llogari të kompanisë italiane “Ermenegild Zehna”. Shumë klas, si në fushë ashtu edhe përpara objektivit të kamerave, ku një një një penelatë shumëngjyrëshe vjen edhe nga Shqipëria.

Share This Article
3 Comments
  • Eshte i veshur aq keq, sa eshte bere objekt tallje kudo. Kritikat per veshjen e Messit jane te hidhura dhe tallese. Te pyesi mamane e tij, kur vishet-thone. Nese jep 5000euro, per ate kostum qesharak, le te veshe thjesht nje bufan-thone.
    Komentet me fyese jane bere per paraqitjen e Messit. Dhe qenka shqiptar, stilisti.
    Dhe ju na e jepni lajmin me kaq kenaqesi…

  • Ky i nxori bojen Messit –hahahahaha

    Ky e vesh Messin me parimin e Dulles :…mos i shiko gunen , po shiqoi punen ..lol

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *