Analisti: Sapo jam kthyer nga Italia, nuk dal nga shtëpia për 14 ditë

redaktor

Analisti Fatos Lubonja, i ardhur rreth një javë me parë nga Italia po qëndron në vetizolim në banesën e tij.

Në një lidhje telefonike me emisionin “Real Story” në News 24, ai tha se ndjehej mirë, por se do të qëndronte 14 ditë në vetizolim, ashtu siç i kërkohet të gjithë shqiptarëve që kanë pasur histori udhëtimi në Itali.

“Unë desha të bëj një sqarim, se unë nuk jam në karantinë vullnetare, por në respekt të vendimit të marrë. Pra, siç e dini isha në studio te ju pasi kisha 4 ditë që kisha ardhur, por vija nga një zonë, Toskana zonë jo e kuqe në kohën kur isha unë. Megjithatë nuk do dal nga shtëpia pa kaluar 14 ditë”, – u shpreh Lubonja.

Lubonja tha ndër të tjera se përballë këtij virusi Shqipëria duhet të marrë masa të forta, pasi referuar edhe asaj çka po ndodh në Itali, edhe Shqipëria mund të futet në kolaps.

“Duhet të ketë masa të forta se neve na fut në kolaps. Ai rasti i Durrësit më frikëson, nëse nuk merren masa. Durrësin mund ta shohim në karantinë fare” – tha Lubonja.

 

d.a. / dita

Share This Article
9 Comments
  • Ke qene ne studio te Sokol Balla 4 dite pasi ke ardh nga Italia? Ty me siguri nuk te gjen gje se nuk bie rrufeja……por mos ke marre ne qafe Ballen dhe ate Gjekmarkaj qe kerkonte nje 97 te dyte.

  • Mire do ishte qe te ngordhje ne Itali se ti edhe i vdekur do i tmerrosh shqiptaret me carlliqet e tua

  • Gazetari me budalla qe ka Shqiperia , tani po e kupton , se duhet te veteburgoset per dy jave , qe te mesoje ne se eshte infektuar apo jo ! Gjithe rruzulli tokesor e ka mesuar , se Italia eshte vendi i dyte ne bote , qe po vuan me rende pasojat e koronavirusit (pas Kines) , vetem psikopati Lubonja nuk e besonte kete gje , ndaj shkoi vete atje per te verifikuar zerat qe qarkullojne neper bote . Nje pjese komentuesisht , mbeshtetes te Lubonjes , ngrihen e terbim , se perse K/ministri shqiptar u ka privuar lirine e levizjes keto dite . duke i mbajtur yte burgosur ne shtepite e tyre . Ja , keta jane analistet tane dhe mbeshtetesit e tyre , qe iu “privohet” liria !

  • Ti erdhe te na shtosh fatkeqesine!?Tashti me Saliun dhe Ilirin u bete tre sjellsa te fatkeqesise Kombetare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *