Ekspertët e FMN-së dhe të Bankës Botërore do të jenë në fillim të dhjetorit sërish në Tiranë. Jo se gjatë kësaj periudhe kanë munguar, por riardhja e tyre pritet për të marrë vendime lidhur me atë ccfarë do të asistojnë në vendin tonë. Rikthimi i tyre në Shqipëri pritet të bëhet pas analizës së plotë të auditimit të financave publike nga kompania “Deloitte”. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, më datë 3 dhjetor pritet që titullarë të këtij dikasteri të zhvillojnë takime me përfaqësues të FMN.
Sipas tyre, krahas diskutimeve për termat e buxhetit të vitit të ardhshëm, do të diskutohet edhe për vendosjen e një marrëveshje të re mes këtij institucioni të rëndësishëm financiar ndërkombëtar dhe qeverisë shqiptare. Ndërsa lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm, burime nga Ministria e Financave, bëjnë të ditur, se drafti përfundimtar i këtij projekt-buxheti do të dorëzohet në qeveri javen e parë të muajit Dhjetor, pak ditë pas përfundimit të auditimit të financave publike nga kompania “Deloitte”.
Një pjesë e asitencës së tyre, saktësojnë burimet pranë ministrisë do të jetë për mënyrën e menaxhimit të thesarit të shtetit. Problemet e shfaqura në thesar, si pagesa të vonuara, pagesa të pakontrolluara, apo të dhëna në mënyrë preferenciale, duket se nga ekspertiza e huaj do të programohen ndryshe. Kjo bëhet me qëllim shmangien e problemeve në thesarin e shtetit, por jo se FMN do të shkojë përtej asistencës teknike në këtë proces.
Nga ana tjetër hartimi i këtij buxheti është nën vëzhgimin e ekspertëve të FMN dhe BB, të cilët kanë këshilluar prej kohësh qeverinë shqiptare që të të jetë e kujdeshme në menaxhimin e financave publike, por edhe në hartimin e një buxheti sa më realist. Vetëm pak javë më parë qeveria miratoi një Akt Normativ, që ka fuqinë e ligjit, ku u ndryshuan treguesit fiskalë të buxhetit të këtij vitit. Sipas këtij Akti, të ardhurat, janë parashikuar në 321.9 miliardë, shpenzimet në 405.4 miliardë lekë dhe deficiti buxhetor në 83.4 miliardë lekë.

po na vijne fajdexhinjte