Merkel përgjigjet: Nuk reduktojmë eksportet

anazapta

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka kthyer përgjigje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komisionit Europian në lidhje me akuzat se, Berlini po dëmton rritjen ekonomike në kontinent dhe në botë duke i dhënë përparësi eksporteve. “Gjermania ja arriti të dalë në gjendje të mirë nga kriza financiare dhe tani është nën shënjestrën e Brukselit për shkak të madhësisë së surplusit tregtar.

Mund të shohim se si janë trendet e konsumit dhe të prodhimit në vend, por do të ishte absurde të reduktonim prodhimin dhe kualitetin e produkteve tona për të qënë në linjë me kërkesat e Brukselit”, deklaroi  kancelarja Angela Merkel, e pranishme në një forum mbi ekonominë të organizuar nga e përditshmja gjermane Sueddeutche Zeitung. “Absolutisht, një gjë e tillë nuk është e mundur”, shtoi kancelarja.

Gjithashtu Merkel i ka bërë thirrje zyrtarëve të mos i shikojnë gjërat vetëm në këndvështrimin e Brukselit dhe brenda kufijve të Europës, por të shohin edhe të aspektin e sfidave të mëdha të konkurrueshmërisë në nivel global. Surplusi i llogarisë korrente të Gjermanisë në Eurozonë është më pak se 3%, çka tregon se situata është e ekuilibruar në Gjermani. “Kemi një borxh prej 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe po përpiqemi të realizojmë objektivat e Bashkimit Europian për ta ulur borxhin në 60%.

Dhe për këtë, nuk do bëjmë gjë tjetër veçse do punojmë fort që brenda 10 vitesh ta realizojmë këtë objektiv”, deklaroi kancelarja Merkel.  Në anën tjetër Merkel u shpreh e gatshme për të aplikuar një pagë minimale në nivel kombëtar, duke përmbushur edhe një ndër kërkesat e Social-Demokratëve për të krijuar koalicionin qeverisës.

Share This Article
6 Comments
  • gjermania paska nje borxh prej 80 perqind te prodhimit bruto???? po atehere kush na qenka ky shtet qe i jepka keto borxhe sepse dilka qe te gjitha vendet demokratike qenkan te krimbura ne borxhe dhe shtepia nuk mbahet me miell hua? te jete shqiperia valle qe i jep keto borxhe.

    • Ne demokraci shtepia mbahet vetem me miell hua ……lol

      Borxhet jane normale, por duhet qe ti perdoresh per investime qe te krijojne mundesi ta paguash borxhin dhe te dalesh me fitim , jo per pagat e buxhetoreve….sic bente Greqia,se ashtu nuk e paguan dot

      Por mendoj se Gjermania e ka borxh te brencem –Dmth parate i ka marre nga bankat gjermane borxh , nuk e ka borxh te jashtem, dhe si fuqi ekonomike e madhe i ka mundesite ta paguaje ,
      se ja produktet e saj kane ritje ne eksporte saqe kalojne gjithe Europen

  • Pyetje me shume vend e Taninos. Do te deshironja qe ndonje nga ekonomistet e njohur shqiptare te spjegoje ose t’i pergjigjet kesaj pyetjeje. Mendimi i pare qe me erdhi ishte se keto vende jane futur ne borxh prane Bankes Boterore, FMI ose prane famekeqes Golden Sachs. Por keto banka nga e kane marre lejen te emetojne kartemonedha? Neqoftese do te ishte borxh i brendshem pergjigja do te ishte e thjeshte, por eshte borxh i jashtem?! Nga ana tjeter vete Amerika eshte e mbytur ne borxhe… Atehere e ka fjalen vete “Dita” dhe Thano te pergjigjen…

    • E thjeshte fare:fmn ,banka boterore,federal reserve bank ,dhe te gjitha bankat e tjera te medha Jane asnje gje me shume as me pak por instrumente ne dore te
      Rothchild.ata Kane nje pasuri rreth 300 trillion dollare.sa 3 here pbb I tere botes I marre bashke.dmth neve te gjithe skllaverojme per to.
      Jane ata qe axhenden e Kane te perbashket.rend I ri boteror.bankat,religjionet,qeverite,dhe Cdo institucion tjeter me rendesi kontrollohet
      Prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *