Vendimi drastik nga UEFA: Ndërpresim Champions dhe Europa League

Leda Hysa

Në valën e situatës së krijuar nga koronavirusi, UEFA merr vendim: ndërpriten të gjitha ndeshjet e Champions League dhe Europa League.

Ky vendim i marrë mëngjesin e sotëm vjen për të parandaluar përhapjen e virusit mes futbollistëve.

Kjo pas rasteve të para pozitive mes futbollistëve, çka ka bërë që lojtarët e Juventus, City, Real Madrid, Chelsea dhe Inter të futen në karantinë.

Pas këtij vendimi pritet të merret një tjetër për të shtyrë deri në vjeshtë ndeshjet e pezulluara.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *