Përmes një postimi të pak minuatve më parë në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë me dijeni disa nga masat që do të ndërmerren dhe që duhet të ndërmerren në vazhdimësi të përpjekjes për frenimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit në Shqipëri.
Teksa lajmëron se nga nesër lokalet mbyllen në gjithë Shqipërinë, Rama u bën apel kompanive prodhuese të sigurojnë standardet e nevojshme, përndryshe do përballen me sanksione të rënda.
? TË GJITHA KOMPANITË PRODHUESE DUHET TË SIGUROJNË AUTOBUSËT E TRANSPORTIT TË PUNONJËSVE DHE AKREDITIMIN E TYRE (SI EDHE AKREDITIMIN E AUTOMJETEVE PRIVATE TË PERSONELIT) NË ADRESËN:
DHE PËR ÇDO SQARIM TË NEVOJSHËM MBI PROCEDURËN, DUHET TË TELEFONOJNË POLICINË E SHTETIT NË NUMRAT:
0694122223
0694122224
? TË GJITHA KOMPANITË DUHET TË SIGUROJNË STANDARTET E SIGURISË KUNDËR PËRHAPJES SË EPIDEMISË NË MJEDISET E TYRE TË PUNËS. NË TË KUNDËRT DO TË PËRBALLEN ME SANKSIONE TË RËNDA
? NGA NESËR NË 06.00 TË MËNGJESIT LOKALET DHE MJEDISET E TJERA TË MBYLLURA FILLIMISHT NË QARQET TR/DR DHE SOT NË QARQET SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, FIER DHE VLORË, DO TË MBYLLEN NË TË GJITHË SHQIPËRINË
? LËVIZJET E PAAUTORIZUARA ME AUTOMJET TË KUJTDO QË NUK KA NJË ARSYE PUNE, SIPAS KATEGORIVE TË FUNKSIONEVE SHTETËRORE APO SHËRBIMEVE PRIVATE TË AUTORIZUARA, DO TË DËNOHEN ME HEQJE TË PATENTËS 3 VJET DHE SEKUESTRIM TË AUTOMJETIT!
? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!
O.J/DITA

Po mire nga feisbuku lajmeron ky koqe? Keshtu drejtohet qeveria dhe shteti nga bunkeri iSurrelit? U be ketu ne Itali por me dekret te shkruar e te kopsitur juridikisht pasi shteti nuk eshte kafene ku behen llogje pazari. Ska ketu sekuestrime makinash gjoba 5 mije eurshe e gomarlliqe te tilla. Pa ligj pa dekrete qeveritare qe marrin formen e ligjit. Apo hajt mo se shqiptaret jane kope e smeritojne me shume.
Tamam e ke thene. Sipas llogjikes tij, ai, jo vetem ne fb, por edhe ne qenef kur shkon, d.m.th kur jashteqet, ndjehet kryeminister.