PD kundër orareve për lëvizjen e makinave: Rama ta ndajë mendjen, ka apo nuk ka karantinë?

J L

Edhe pse ka përkrahur çdo masë agresive kundër përhapjes së koronavirusit, Partia Demokratike thotë se vendimi i fundit i qeverisë virtuale të Edi Ramës për qarkullimin e makinave nuk i shërben këtij qëllimi.

Sipas saj, lejimi i lëvizjes së automjeteve në mëngjes dhe 1 orë pasdite zgjidh vetëm lëvizjen me makinë të drejtorëve të Edi Ramës dhe është një vendim që tregon paaftësinë e qeverisë në menaxhimin e situatës dhe pandjeshmërinë e saj.

“Koronavirusi nuk infekton part time, sipas orareve që cakton nga shtëpia Edi Rama. Ose ka, ose nuk ka karantinë. Ose lejohet lëvizja për punë në oraret individuale të punës, ose nuk lejohet!  Vendimet gjysmake janë si të vërtetat gjysmake, dëmtojnë më shumë”, thuhet në njoftimin e PD.

Partia Demokratike vlerëson se për shkak të situatës së krijuar, karantina totale, për një periudhë 14 ditore fillimisht, është një zgjidhje që ndihmon në mospërhapjen e gjerë të virusit dhe për të vlerësuar përmasat e përhapjes së tij nga ekspertët.

“Në kushtet kur qeveria nuk përmbush detyrimin ligjor që të dezinfektojë rrugët, parqet apo pallatet, qytetarët duhet të qendrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur. Kjo masë duhet të shoqërohet menjëherë me miratimin nga qeveria të paketës së masave për pasojat social-ekonomike të krizës”.

PD thekson se është koha që Edi Rama të mos kërkojë sakrifica vetëm nga qytetarët.

“Për të përballuar qëndrimin e qytetarëve në shtëpi, shteti duhet të rimbursojë të plotë pagën e tyre. Në vend që të bëjë mjekun, sanitarin, policin apo ushtarin, Edi Rama duhet të bëjë tani Kryeministrin! Të miratojë paketën social ekonomike, që përfshin, ndër të tjera:

  1. Riimbursimin e bizneseve
  2. Rimbursimin e pagës së punonjësve
  3. Ndihmën për të papunët dhe familjet në nevojë

Jeta e shqiptarëve nuk ka çmim!”, shkruan PD.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Hajde pra hidhuni ju miliarderet e pd, se mos da te shpenzoni parate tuaja, parate e vjedhura do te jepni. KM duhet te zbatoje nje takse te jashtezakonshme per te gjithe ata qe u pasuruan keto vitet e fundit. Kjo do te jete zgjidhja financiare e krizes.Lidhur me gjendjen e jashtezakonshme per politikabet e pd suhet te jete problem pasi per akuzat qe mund te ngrihen per kohe lufte denimi edhe dy fish deri ne pushkatim.

  • Ik moj bande mafioze me Saliun ne krye se late name …!
    Donit solidaritet me Gerdecin e Zenit qe i vu barutin nje
    fshati te tere ,ndersa tani qe ky virus eshte fenomen bo-
    teror ju bandite te lindur ne gen na nxirrni nje doktorr,Dr.
    Allkja dhe ben propaganden e banditeve. Mire bene ae e
    qeruan, por Ai nuk duhet lene ne asnje vend qe te punoje
    ne zanatin e tij,i duhet hequr diplloma dhe t’i hidhet ne La-
    ne qafirit. Ne keto kora te veshtira ka fanatike te fosiluzuar
    qe bejne propaganden ogurze te Monstres se Vicidolit.
    Cojeni ne burg kete race te ndyre qe ka 3 vjet qe e shkate-
    .rroi dhe e percudnoi kombin shqiptar ..,,RECI,DENIM I
    PERJETSHEN ,ME QE FATKEQESISHT PER DISA TRADHE-
    TARE ESHTE ABROGUAR DENIMI KAPITAL ..KONFISKIMI
    TOTAL I PASURISE SE PLACKITUR NGA KJO MAFIE ..

  • Per ju te nderuar komentues perkthimi i cdo deklerate behet vetem ne cels politik
    Por shqiperia duhet te zgjedhe ose karantine si kina o si italia
    Sepse nuk jane te njejta ne kine u pezullua cdo gje edhe puna
    Ne itali jo, per pune ska karantine dhe kjo eshte e gabuar per kete zgjedhje te italise do kete me shume viktima se kina por nqs e llogarisim me perqindje popullsie eshte per te vene duart ne koke
    Nuk mund ti dilet mbane si kina kur ndjek shembullin italian nqs don tja dalesh si kina ndiq shembullin kinez

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *