Në Itali ka nisur përdorimi i ilaçit Tocilizumab, si terapi për kurimin e pacientëve me koronavirus, të cilët ndodhen të shtruar në repartet e terapisë intesive dhe janë në gjendje kritike.
Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi sot se ky ilaç do të përdoret në bazë të protokolleve që shërbimi infektiv do të ofrojë
“Medikamenti që përdoret karshi artritit, përdoret për artritin dhe është Tocilizumab. Ne e kemi në Shqipëri. Kriteret e përdorimit të këtij medikamenti janë të përcaktuara nga shërbimi infektiv dhe në bazë të protokolleve që shërbimi infektiv do të ofrojë, do t’u ofrohet e gjithë sasia e nevojshme për ata persona që do u duhet të përdorin këtë medikament.”
Në Itali Ilaçi po shpërndahet falas nga kompania farmaceutike që e tregton në Itali dhe ka dhënë rezultate inkurajuese në mbi 50% të pacientëve që sapo kanë nisur kurën.
Pas autorizimit nga Komisioni Parlamentar i Shnëdetësisë për kurimin e 250 pacientëve me koronavirus, terapia me Tocilizumab prej disa orësh ka nisur të përdoret në disa struktura spitalore në rajone të ndryshme italiane.
j.l./ dita

Struktura spitalore…mos more.
Ike more bajge , njeriu me parazit , me intrigant e me keqdashes , qe mban ky dhe . Ti nuk ke tru per vete dhe jo te kesh sa t`u japesh edhe te tjereve !
Bravo Zonja Mira, nje deklarate plot vertesi dhe shprese. Ky ilaç eshte aprovuar te perdoret tashme edhe nga institucione shkencore. Eshte faktikisht nje antikorp njerzor i prodhuar nga firmat farmaceutike Hoffmann-La Roche e Chugai dhe shitet me emrati Tocilizumab, Actemra e RoActemra.. Per Italine eshte dhene gratis per strukturat spitalore dhe po eksperimentohet me sukses ne Napoli, Modena, Pesaro etj.