Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi aksidentoi për vdekje një grua. Ervin Mejdani, banues në Tiranë ka goditur me automjetin e tij tip Volsvagen Sharon, me targa AA 863 CG, 61-vjeçaren Prena Vlashi, banuese në Sukth.
Ngjarja ka ndodhur në autostradë në kilometrin 6 me drejtim Tiranë – Durrës. Gruaja është dërguar në spitalin Ushtarak, ku ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të rënda.
