SHBA teston vaksinën kundër Covid-19, nëna e dy fëmijëve: Ndihem mirë

J L

Studiuesit e SHBA-së injektuan vaksinën e parë eksperimentale të koronavirusit te një grua, duke udhëhequr një kërkim mbarëbotëror për mbrojtje ndaj virusit vdekjeprurës.

Me një “të shpuar” të kujdesshëm në krahun e një vullnetare të shëndetshme, shkencëtarët në Institutin Kërkimor Kaiser Permanente Washington në Seattle filluan një studim për një vaksinë të mundshme kundër COVID-19.

Injeksioni thuhet se është zhvilluar në kohë record, pasi virusi i ri shpërtheu nga Kina dhe u shpërnda në të gjithë globin.

“Ne jemi ekipi koronavirus”, tha udhëheqësi i studimit Dr. Lisa Jackson në prag të eksperimentit.

“Të gjithë duan të bëjnë atë që munden në këtë rast”.

Ndërsa Jennifer Haller, 43 vjeçe, nga Seattle ndërsa priste veprimin e studiuesve tha: “Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e mahnitshme për mua për të bërë diçka”.

Ajo është nëna e dy adoleshentëve dhe “ata mendojnë se është mirë” që po merr pjesë në studim.

Pas injektimit, ajo la dhomën me një buzëqeshje të madhe.

“Ndihem mirë”, citohet të ketë thënë ajo.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *