Autorizimi i qarkullimit, nga sot shërbimi online, kriteret dhe si të veprohet

Leda Hysa

Fluksi, kaosi dhe radhët e gjata janë kthyer në një problem për Policinë e Shtetit, në lidhje me drejtuesit e mjeteve që kërkojnë dokumentacione për të qarkulluar në kuadër të shtetrrethimit për COVID-19. Për të shmangur radhët e gjata dhe në grumbullime për të marrë autorizimin në dorë, Policia e Shtetit e ka kthyer online këtë shërbim duke i kërkuar të gjithë qytetarëve që duan të shkojnë në punë, të vetëdeklarojnë në sistem automjetin me të cilin do lëvizin dhe të gjitha të dhënat e tyre.

Policia jep edhe këshilla që makina të dezinfektohet, xhamat të rrijnë pak hapur dhe në makinat 4+1 të lëvizin vetëm 3 persona me maska e doreza dhe në motor vetëm 1. Çdo person duhet të hyjë te shërbimi i Policisë së Shtetit dhe të klikojë COVID-19, dhe aty duhet të plotësojë regjistrimin apo formularin, për të marrë edhe autorizimin, pasi të vetëdeklarohet lëvizja me mjet. Më poshtë edhe procedura dhe formulari që lëshohet.

“Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me mjet!

Përmes këtij vetëdeklarimi online, autorizoheni për të lëvizur për punë (vajtje-ardhje) me automjetin tuaj, për rastet kur nuk ka transport nga firma ku punoni, duke respektuar oraret: 06:00-08:00 dhe 16:00-17:00! Për mjetet 4+1, lejohen deri në 3 persona në mjet, ku personat duhet të pajisen me masat mbrojtëse të nevojshme (maska, doreza, dezinfektant), mjeti të dezinfektohet vazhdimisht, dritaret e mjetit të qëndrojnë pakëz hapur për të lejuar qarkullimin e ajrit! Për motomjetet, lejohet vetëm 1 person i cili duhet të jetë i pajisur me kaskë dhe maskë mbrojtëse!

Shënim: Për lejimin e qarkullimit përtej orareve të sipërcituara, duhet autorizim i veçantë nga organet e Policisë së Shtetit!

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *