Durrës, kapet me tre armë 23-vjeçari

anazapta

Një 23-vjeçar është ndaluar nga policia, teksa përpiqej të trafikonte drejt Italisë disa armë. Selim Kaja, nga një fshat i Kavajës është ndaluar pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij i janë gjetur tre armë automatike.

Sipas policisë, në autoveturën e tij me targë KJ 7474 A, e cila do të udhëtonte me tragetin e radhës drejt Italisë,  u gjetën tre automatikë dhe katër krehëra me nga 30 fishekë secili.

Nga hetimet e para rezulton se njëra prej armëve i është blerë para nisjes 55-vjecarit H. Gj, nga fshati Manskuri, ndërsa dy të tjerat i janë marrë kushëririt J. Xh., 29 vjeç, nga Lushnja dhe rezident në Itali. Këta dy shtetas janë shpallur në kërkim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *