Jemi në luftë, përsërit çdo ditë kryeministri Edi Rama. Për ta mbrojtur mesazhin e vet sot foli anglisht dhe frëngjisht duke cituar Macron dhe Trump.
Në këtë luftë ai po ofron ndalim qarkullimin, përshkallëzim masash shtrënguese që në fakt nuk vijnë në relacion me përhapjen në Shqipëri, që raportohet e ulët, por me projeksionet e Italisë. E cila sot ka shifër më të lartë të vdekurish.
Kjo është një luftë që kërkon një drejtues që të ofrojë diçka më shumë sesa frikën e tij. Panikun ekstrem që e ka mbërthyer. Mund ta ketë për arsye personale, politike apo edhe arsye të tjera psikomotore.
Përditë e më shumë kryeministri po i fut frikën vendit të tij dhe po operon me polici. Nuk do të pranojë se emergjenca që po vjen nuk kontrollohet me karantinë, por me masa të tjera. Sot te deri për ventilatorët, kërcënimi për biznesin dhe nesër ndoshta një plan masash ekonomike.
Në fund vlen transparenca. Ajo që shpërfillet dhe injorohet kaq shumë. Sepse nëse jemi në luftë, jemi të gjithë bashkë. Dhe nuk mundet që në këtë luftë të bashkëpunojmë kur na gënjejnë, kur dredhojnë, bëjnë demagogji. Duket se z. Rama ka disa beteja në këtë luftë: me frikën e vet personale, me gënjeshtrat që i dolën sheshit dhe nuk i mbulon dot me alibinë banale “se kjo luftë gjunjëzon edhe Amerikën”, me paaftësinë për të përpiluar plane masash efektive, me mosbindjen e qytetarëve.
Është lufta mes Shqipërisë që pikturoi dhe asaj që është. Sugjerimi i miqve të vërtetë do të ishte: Grise sa më shpejt pikturën e Shqipërisë virtuale.
ResPublica

Ne nuk jemi ne lufte.Ne lufte jane gjermania,ITALIA,e cti ze me radhe Ne jemi trima.Rama eshte diktator.Dilni rrugeve dhe pastaj kerkoni respiratore KY SHKRIMI I RES.PU OSE ESHTE SHKRUAR NGA NJE I LAJTHITUR OSE BUDALL.NE DORE TE TIJ TA ZGJEDHI CESHTE
Te 7 vitet e tij si kryeminister ka ndertuar nje “shtet “prej rere,qe eshte rrezuar ne cdo prove reale madhore!
Ra termeti i shtatorit ,heshti dhe nuk bri asgje!
Edhe populli heshti si dele,por e hengri pas koke ne nentor!
Ra coronavirusi e gjeti shtetin me breke neper kembe dhe dolen sheshit PPP kriminale te Rames qe kane ngrene rreth 500 milion euro,kur mjekesia kishte nevoja te tjera me jetike!
Sherbimi shendetesor eshte jo vetem i rrenuar,por edhe korruptiv!
Kush e kontrollon kete kryeminister sot?
ASKUSH!
Kam votat e 1 milion votuesve derdellit mavria dhe me kaq mjaftohet!
Kjo eshte keshtjella prej rere e ndertuar nga Rama,ndonese ia dhame te gjithe tepsine,por ai po na merr jeten!
Te 7 vitet e tij si kryeminister ka ndertuar nje “shtet “prej rere,qe eshte rrezuar ne cdo prove reale madhore!
Ra termeti i shtatorit ,heshti dhe nuk beri asgje!
Edhe populli heshti si dele,por e hengri pas koke ne nentor!
Ra coronavirusi e gjeti shtetin me breke neper kembe dhe dolen sheshit PPP kriminale te Rames qe kane ngrene rreth 500 milion euro,kur mjekesia kishte nevoja te tjera me jetike!
Sherbimi shendetesor eshte jo vetem i rrenuar,por edhe korruptiv!
Kush e kontrollon kete kryeminister sot?
ASKUSH!
Kam votat e 1 milion votuesve derdellit mavria dhe me kaq mjaftohet!
Kjo eshte keshtjella prej rere e ndertuar nga Rama,ndonese ia dhame te gjithe tepsine,por ai po na merr jeten!
Po ti i RrenPublikes, çfare po ben per te ofruar diçka me shume se friken? Artikull sadist jo per kryeministrin, por per gjithe vendin e popullin e tromaksur. Sikterr mashtruesve qe kerkojne te perfitojne ne kesi kohesh te veshtira, mbase e pakrahasueshme me here te tjera.
Or ti shaho dushmeni!
Autori kete ka bere me shume se frika,qe i thote Rames se ben vetem duke i futur friken popullit e jo gje tjeter!
Kjo eshte PA AFTESI!