Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i besojë një tjetër post të rëndësishëm ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetajt. Ai do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusi.
Në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Ministrave, Ahmetaj do të jetë përgjegjës për evidentimin e burimeve financiare dhe njerëzore, që disponojnë institucionet dhe përdorimin e tyre, prezantimin e gjendjes dhe të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19 apo dhe propozimin e projekteve për përballimin e situatës ekonomike.
Një prej detyrave të ish-ministrit të Financave është edhe informimi në kohë reale të kryeministrit për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia globale.
VENDIMI I PLOTË
Për një shtesë në vendimin nr.11, datë 10.1.2020, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të shtetit për rindërtimin”Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Pas kreut II, të vendimit nr.11, datë 10.1.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohet kreu II/1, me këtë përmbajtje:“II/1. Ministri i Shtetit për Rindërtimin është përgjegjës për koordinimin dhe drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Ministrave, është përgjegjës për:
a) koordinimin, drejtimin dhe ndjekjen e veprimtarisë së ministrive dhe të institucioneve të tjera, publike e shtetërore, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19;
b) evidentimin e burimeve të brendshme, financiare dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe propozimin për miratim në Këshillin e Ministrave të akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;
c) evidentimin e burimeve financiare të jashtme dhe përcaktimin e mënyrës së përthithjes së tyre, për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19 dhe propozimin për miratim në Këshillin e Ministrave të akteve përkatëse, për përdorimin e këtyre burimeve;
ç) koordinimin dhe drejtimin e strukturave e të njësive, shtetërore dhe publike, të ngarkuara drejtpërdrejt për kryerjen e detyrave, për zbatimin e planit të përballimit të situatës ekonomike, të shkaktuar nga infeksioni COVID-19
d.a. / dita

Ky vendim qe i jep Ahmetajt edhe detyren per COVID-19 sikur nuk ka njeri tjeter ne Shqiperi verteton ate se ky kryeminister o eshte i pa afte,o eshte i korruptuar deri ne palce!
As Skenderbeu i vertete nuk do t’i kryente dot i vetem keto 2 detyra te jashtezakoneshme!
Jam i sigurte qe do te deshtoje ne te dyja!
Rama eshte spurdhjak, ja ka lene ahmetaj qe edhe te vjedhi por edhe kur te deshtoje apo ta kapin duke vjedhur, rama do thote: pergjegjesi personale.
NJesoj si me keta trafikantet qe vuri per kryetar bashkie e tani del e thote qe e kane vete pergjegjesine.
Nuk ka patur ndonjehere Shqiperia kryeminister me legen dhe frikacak.
Une kam mbi nje vit qe ua kam thene qe ky eshte i marre! Aq po me behet qefi tani se te paret qe do e hane nga marrezia e ketij jane pikerisht ata qe vazhdojne ta mbeshtesin.
Sa per ne te tjeret, Rame, ti kemi pagu taksat deri ne nje dhe ke 6 vjet qe ia jep miliardat shokeve dhe shoqeve! Te kemi thene, mos o harram se keto projekte vetem na varferojne, e ja ku doli fjala jone! Tani ha ate qe ke gatuar!
Ne nje vend demokratik, edhe sikur ta besh me ligj te posaçem mbajtjen e rroges, siç e bere per Teatrin, ne çdo nivel gjykate te shkosh do te te rrezojne dhe quajne anti-kushtetues, sepse shkel te drejtat baze te njeriut! Do te rrisesh taksat, provoje, se ai ka per te qene fundi yt!
Ti ke qene dhe do mbetesh Kryeministri me i paafte i yni! Shyqyr qe e pranove! Tani shporru sa nuk eshte vone!
Me mire kane koronen shqiptaret se sa kete pleren Ahmetaj, ky ja merr cdo virusi.
Borxhe jane te gjitha, tani po tallin dhe b..me ato kushtet e shtetrrethimit.
Tallen, jo shaka..bejne loje dhe gajasen me miletin qe ka ulur breket dhe i ndalon Ramuti te dhjesin
Ne se ky Ahmetaj qenka kaq i zoti qe te menaxhoje edhe rindertimin edhe coronavirusin,atehere pse duhet te rrije kryeminister Rama,ministrja e Shendetesise,e Infrastrukture,e Finances,e Mbrojtjes,e Jashtme etj,etj?
A nuk ka ne PS njerez te tjere te afte qe te caktohen per keto pune,por ngarkohet knje njeri,qe u shkarkua para ca kohe si i korruptuar nga media,qytetaret etj?
Hau ar ju, uellë??!!
DITA:FLM per evidentimin e Vendimit te Qeverise per drejtimin e puneve per covid 19.
-Me vjen keq per disa qe merakosen pse kalorseve RAMA,AHMETAJ-ju varen kembet.
1-KM ka besim te Ahmetaj dhe nuk pyet militantet e PD+LSI qe jane vetem per shpifje.
2-Rama i ngarkon dy detyra Ahnetajt se nuk mund te caktonte nje minister tjeter me ofiqe te tjera… dhe qe Presidenti do e mbante ne sirtar 6 muaj ose nuk do e dekretonte fare.
3-Pd/istet nese nuk kan besim te Rama le te presin deri 2021 per zgjedhjet e Rea qe mesiguri do i fitoi PS,E.Rama.Kjo sepse nuk mund te behet Kryeminister nje vrases i 21 janarit,etj,etj.Pike.
-FLM-DITA
Nuk jane gjera twe rastesishme, por te programuara me kujdes dhe po zbatohen me rigorozitet, sipas udherave te qeverise nen hije.
Ju te tjeret vazhdoni e flini gjume e meruni me veglat e radhes Ahmetaj e Rama.
Vendim i zgjuar i Ramës.
Punë katastrofe, kështu që paguan një koordinator dhe jo dy. Kjo tregon që ka filluar të kursej. Nuk e ka thën kot se ” të punosh K/M është punë që mësohet nga dita në ditë”, ju deshën 7 vjet për të mësuar gjën e parë, përfytyroni të fundit sa vite do ti duhen.
Gjithë votat për Ramën.