VIDEO: Orari i shëtitjes… Shikoni çfarë ndodhi në Tiranë sot pasdite

redaktor

 

Videoja bashkangjitur, realizuar nga reporteri i DITA-s Klevis Janko tregon se ora 17:00 e ditës së sotme e ka gjetur lagjen “Fusha e Aviacionit” në Tiranë të mbi populluar.

Duket si orari i xhiros së famshme të verës në shëtitoren e Sarandës.

Bota është në një gjendje të jashtëzakonshme, dhe ne në Shqipëri nuk besojmë se kemi bërë ndonjë pakt me virusin që të mos afrohet në orën 16.00 – 18.00

Ditën e djeshme, u shtuan disa masa të reja, ku ndër të tjera u vendos se lëvizja e këmbësorëve të kufizohej në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00.

Dhe çfarë ndodhi sot? Të gjithë mbushën rrugët në këto orare. Marketet plot! Furrat e bukës plot!  Njerëzit pranë e pranë me njëri tjetrin. Virusi nuk është person që të na ndjek me vrap. Siç është thënë ai shpërndahet nga njeriu te njeriu, e për pasoj duhet të ruajmë distancën.

Orari i kufizuar bëri që të gjithë të dynden e për pasoj humbet i gjithë qëllimi i karantinës.

Nuk besojmë se Shqipëria ka bërë ndonjë pakt me Covid-19 që të shpërndahet infeksioni me orare.

Me sa duket shumica nuk e kupton as idenë as pse-në e karantinës.

Për ta, po tha “i madhi” qe mund t dalin vetëm në 4 u duket se kjo do të thotë që n orën 4 nuk ka rrezik. E ka rregullu “i madhi” me koronën.

Ajo që ndodhi sot tregon që kjo strategji izolimi me fasha të ngushta oraresh duhet riparë.

e.k/dita

Share This Article
22 Comments
  • N Kombinat janë kafet hapur dhe dalin pinë kafe bisedojnë rreth Covidit dhe e analizojnë i japin zgjidhje.
    Nuk eshte cudi qe zgjidhja botes t vij nga neve shqipot. Ketu jane grumbullu rob sh t squt, po c’e do, nuk u ka ec sa c e meritojnë

    • Edi,te lutem beje me orar dhe daljen ne ballkon se na cmenden . Keta kolonjaret e pallatit tim po u bertasin atyre golemsave te pallatit te Besjanit. Pastaj kolonjare e golemsa bashke u therrasin ca picarioteve tek pallati perballe, matane rruges. Tek pallati i Bertit. Me duket se tani do fillojne tu bien borive qe tu pergjigjet ai gjahtari nga Mashkullora qe ka marre shtepine e Benit me qera., Benit, shefit te corones .Bllokoje fare tu befsha ose te pakten beje me orar vetem tek pallati jone.

  • Kjo puna e orarit mund ta perhapi virusin me shume, sepse dalin shumica e njerezve ne te njejten ore! Mbi te gjitha duhen shmangur afrimet dhe kontaktet, sidomos dhe absolutisht me moshat e vjetra!

  • po pse habiteni….a nuk eshte shteti qe po kembendul qe me pak se 100 veta jane semurur….dmth qe nuk po ka epidemi si gjetke…

  • Pikerisht kjo behej nje te djelen para kesaj qe kaloi , ,me nje fjale as dy jave me pare ne Bergamo dhe tani ska arkivole per te vdekurit atje!?

  • Cfare beni o njerz idiote qe dilni. Nuk kemi hallin tuaj juve te gjitheve ju zenet virusi por medet do na infektoni ne te tjereve e do krijoni me shume veshtiresi. Coj mer ushtrine more KM SE KETA VEC ME HU MARRIN VESH.
    A nuk shofin keta cpo ndodh ne Itali . o kafshe o kafshe qe su bete njerez. Mjere ti o KM c’popull idiot ke, jo te gjithe po keta qe nuk zbatojne rregullat.

  • ai fsheh agresivitetin

    duke te futur ne gracke

    ku nuk gjen me dot shpetim .

    Italia – Lombardia eshte nji lexion per te gjithe ,

    kur marrim parasysh edhe sistemin moderrn te shemndetesise italiane !

    Imagjinoni se cmundet te ndodh e Shqiperi me ate tru hajvanesh qe injorojne rregullat e dhena nga shteti !

    Ju mbrofte Zoti o vandale te pashprese

  • nuk vjen e keqja nga dalja jashte por grumbullimi, te kete distance dhe njerezit edhe kur mbajne rradhe te presin ne rresht ne distance nje del, tjetri hyn… me nje fjale 2 metra larg. Po u respektua distanca, nuk ka probleme

  • Kjo ideja e lëvizjes në orarin 16.00 – 18.00 më duket se është e vetë coronavirusit !!!
    Në supermaket, për 2 orë u dyndën 100 veta, pra 50 njerëz në orë. Në harkun 08.00 – 18.00, këta 100 vetë do vinin mesatarisht nga 10 në orë, pra me më shumë mundësi për të qëndruar më larg nga njeri-tjetri ! ! !

  • Neser ne mengjes, me ka ftuar banka ne takim ne intervalin 7 me 9,. Duhet me shku me u paraqit. Arsyeja? Me siguri per te firmos dicka per shtyrjen e kredise. Meqenese orari nuk eshte thjesht orar vizitash, po dhe orari i vetem i lire para karantinimit, imagjinoj pa shume sforco se sa do te jete numri i njerezve ne banke. Te shkoj te shtyj kredine, apo te shtrengoj rripin per ca jave e te shpetoj veten?
    Cfare dileme ekzistenciale!
    Une sigurisht qe nuk kam nder mend qe te futem ne banke me lukuni njerezish atje, nuk kam lujt mendsh, si une nuk kane lujt mendsh dhe shume te tjere.
    Banka thote, meqe nuk u paraqite, me vjen keq, po shtyrje nuk ka. Ja kshu, masat e qeverise…vlejne vetem per ata qe duan te sakrifikohen. Ju rujt Zoti!

  • Jam futur ne karantine me vullnetin tim te plote se besoj vetem e vetem te fjala e mjekeve. Ajo cfare ndodh eshte se mediat po na e nxjerrin kaq shpesh kryeministrin te na kercenoje me gjoba e sanksione nese nuk i bindemi urdhrave te tij, sa duket sikur po fshihem nga frika e drogaxhiut kryeminister. Ka leshuar edhe cdolloj xhandari rrugeve, ne vend qe fokusimi me i madh te jete te sherbimi tjeter jo ai i dhunes. Te jepet pershtypja se gjithshka po behet nga frika dhe terrori. Nuk kam ndermend ta thyej karantinimin, por, ju lutem nese nuk keni dicka me te dobishme per te bere se paku karantinoni dhe daljet e kryeministrit në media do ishte shume me e dobishme.

  • O derri ne shetitje,ti pse ke frike ! Ne rast se ti rri mbyllur nuk te gjen virusi ndersa ne qe dalim e kemi marre parasysh qe dmth me mire te vdesim nga virusi se sa nga uria,burgosja,frika e gjobave ,pastaj perse ti mor trap i “zgjuar” nuk i kerkon llogari Rames per kete orar te cunguar por ofendon nje popull?A, po , te duket vetja i mençur si Rama.

  • Dielli dhe ajri I paster u bejne mire njerezve.
    Nuk perhapet virusi se po del tjetri nje xhiro.

    Boll i kallet daten njerezve

    • Po mire o njeri
      Gjithe ata mjeke dhe eksperte nga OBSH deri tek lagjia jote qe thone mos dilni e mos rrini afër jane idiote?
      Duhet te te japim te drejte ty, nje kar interneti para gjithe atyre?
      Po ce keni kete kurajo debilash me, si nuk mendon kur shkruan, cfare race o zot!

  • @enter
    O njerez
    une nuk e di, si, qysh e tek.
    DI TE THEM QE FJALA ESHTE VETEM E DOKTORREVE.
    ATA THONE MOS DIL!!!
    TE TJERET DUHET TE ZBATOJNE URDHERIN.
    NE RRESPEKT TE VEHTES,FAMILJES, DHE CDO NJERIU ,
    MJAFT ME EGOIZMAT ALLA SHQIPTARCE!!!
    SHIKONI SI PO VDESIN NJERZIT NE ITALI.

    • Per hir te se vertetes jam dakort me enter. Dielli dhe arji i paster jane sheruesit me te mire.
      Ne Itali po vdesin ata qe jane te semure.

    • Po nëqoftëse ti nuk di qysh e tek lum doktorët me ty
      Ato lepe ti peqe
      Jo mor jo t’a thonë ush është e mira dhe e keqja e daljes së pastaj unë e di ve cbej

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *