Keqmenaxhimi, ja sa është abuzuar me AlbPetrol

redaktor

Në ka një strukturë publike fitimprurëse në shtetin tonë, me të cilën qeveria e kaluar ka abuzuar në mënyrën më groteske, kjo është ndërmarrja shtetërore AlbPetrol.  Gjatë auditimit të veprimtarisë së saj për vitin 2012,  dëmi ekonomik si pasojë e mosarkëtimit të vlerës së furnizimit me naftë dhe gaz kompanive private llogaritet në 2,2 miliardë lekë të reja, ose 15.5 milionë euro. Vetëm kompania ARMO i ka Albpetrol rreth 5.4 miliardë lekë të reja borxh për furnizime të papaguara, ose 38 milionë euro. Marrëveshjet që shoqëria “Albpetrol” Sh.a. ka lidhur me kompanitë e huaja për prodhimin dhe zhvillimin e hidrokarbureve në vendburimet ekzistuese nuk janë zbatuar kurrë si duhet. KLSH për vitin 2012 ka gjetur një dëm ekonomik shumë të lartë,  që kompanitë e huaja që operojnë në bazë të marrëveshjeve të hidrokarbureve i kanë shoqërisë shtetërore. Albpetrol më datën 16.09.2011, ka lidhur marrëveshje me kompaninë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, për të zbritur nga nafta e prodhuar, sasinë e holluesit të përdorur, në tejkalim të kompetencave të saj. Zbatimi i kësaj marrëveshjeje ka sjellë pasojat e mëposhtme në dëm të Shtetit Shqiptar. Kompania nuk i ka dorëzuar shoqërisë “Albpetrol” Sha sasinë prej 11,955.50 ton naftë bruto me vlerë 6,1 milionë dollarë; si dhe ka ndikuar në faktorin R duke e ulur ndjeshëm atë, vlera e të cilit ka lidhje direkt me përfitimet e Shtetit Shqiptar, pasi, kur R≥1, fitimi ndahet 50% për “Bankers” dhe 50% për Shtetin Shqiptar. Albpetrol nuk ka dorëzuar të gjitha asetet, sipas marrëveshjeve të nënshkruara me kompanitë e huaja, pasi: kompanisë “Stream Oil&Gas, Ltd” nuk i është bërë dorëzimi i vendburimit Ballsh-Hekal, magjistralet Delvinë-Ballsh, Gorisht-Klos-Usojë, rrjeti i grumbullimit të gazit në vendburimin Cakran-Mollaj, si dhe rrjetet e furnizimit; Kompanisë “Sherëood International Petroleum Ltd” nuk i është bërë dorëzimi i vendburimit e puseve të Fermës, pasi shoqëria “Albpetrol” Sh.a ka qenë në proces privatizimi dhe asetet e padorëzuara kompanive janë futur në bazën e të dhënave të përgatitur nga shoqëria konsulente. Për kompaninë “Trans Oil Group”, Plani i Zhvillimit është miratuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN-ja), në kundërshtim me procedurat që parashikohen në Marrëveshjen Hidrokarbure. Nga Albpetrol Sha nuk janë zbatuar procedurat ligjore në fushën e pagave dhe shpërblimeve, inventarizimin e pasurisë, dhënien me qira të objekteve, si dhe dhënien e ndihmës ekonomike, si pasojë e të cilave për vitin 2012 është krijuar një dëm ekonomik në vlerën 448 milionë lekë, ose 3.2 milione euro. Gjendja debitore dhe kreditore e kësaj shoqërie në fund të vitit 2012 ka rezultuar me shifra të mëdha. Gjendja debitore (borxhet e AlbPetrol) është në vlerën 14,8 miliardë lekë, ose 100 milionë euro. Kurse ajo kreditore (Çfare i kanë borxh Albpetrol dhe në më të shumtën s’kanë ndër mend t’ia kthejnë) është në vlerën 7,8 miliarde lekë, ose 57 milione euro. Duke ju referuar të ardhurave dhe shpenzimeve, gjendja debitore përfaqëson gati dyfishin e të ardhurave mesatare vjetore te AlbPetrol, ndërsa gjendja kreditore është 1.3 herë më e lartë se niveli i shpenzimeve.

 

Share This Article
3 Comments
  • Nuk ka mareveshje per transportin e gazit nga Delvina ne Ballsh , por sic duket miku i KOcos ndodhet ne veshtiresi, sepse edhe ne kaq pak dite qe miku i tij Endri puka me profesion jurist nuk eshte ne gjendje te bej veprime arithmetike. Po keshtu edhe dorezimi i i objekteve te tjere sepse praktikisht ne kohen e qeverise se meparshme VB Balsh- Hekalit , Gorisht Koculit dhe Vb i Cakran Mollaj jane administruar totalisht nga STream Oil. Por kjo kompani ka probleme me zhvillimin e vb te delvines, dhe po kerkohet qe nepermjet ketij artikulli te shfajsohet STREAM OIl.
    Ky eshte krim i Gazetyes Shekulli qe kerkon te deformoje bindjen e Naftetareve qe e dine mire se ceshte duke u bere me pasurine e kerkuar, zbuluar nga ata dhe qe perfitojne nje grusht njerezish sic eshte edhe gazeta shekulli sot

    • Nuk e di se cfare pune ka Koco Kokedhima me kete ndermarje qe ti e lakon per korrupsion, apo edhe ti si nje bythelepires berishian, me metoden e shpellarit shpif dicka se tek shqiptaret merret per e vertete, hedh akuza qe nuk kane asnje lidhje me Kokedhimen.
      Ne qofte se te jane prishur hesapet eshte puna jote qe je futur ne kete korrupsion, por ske pune te akuzosh te tjeret qe sjane pjese e saj.
      Beji te fala Saliut, po te vjen koha te japesh llogari i thuaj.

  • Edhe per kete problem te madh korrupsioni nuk pati ndonje reagim nga i ndjeri Sokol sa qe ne Qeveri! Dhe thote Jozefina se Sokoli “kishte nje instikt te forte politik”..Futja kot me kete punen e “instiktit politik”! Eshte bere si trendy kjo puna e “instiktit politik”! Se Jozi ja ka pare mire hajrin “instiktit politik”…Dmth., “instikt politik” quhet: Duaje kryetarin e partise me hipokrizi dhe gjoja seriozisht, me teper sesa gruaja e tij. Mos ja bej kurre fjalen dysh kryetarit te partise, sidomos kur ai ben faje te renda ndaj popullit te vet. Hiqu me “katolik se Papa”, dmth me arrogant se kryetari ndaj kundershtareve. Bej nje sy qorr dhe nje vesh shurdh kurrupsioni, padrejtesia, krimi, bejne “MUUUUU!”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *