Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se që nga sot urgjencat kirurgjikale do të realizohen në Spitalin Universitar të Traumës.
“Nga sot urgjenca kirurgjikale ka filluar të realizohet në Spitalin Universitar të Traumës. Është një vendim që është marrë së bashku me komitetin teknik dhe me drejtuesit e burimeve njerëzore, gjithmonë për të mundësuar lehtësimin e spitaleve tona, QSUT dhe spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe vendosjen e të gjithë urgjencave të kirurgjisë por edhe atyre të patologjive malinje, për t’u realizuar në Spitalin Universitar të Traumës”, tha Manastirliu.
Kjo masë është marrë për të kufizuar përhapjen e COVID-19, për të ruajtur qytetarët dhe stafet mjekësore dhe për të krijuar korridoret e nevojshme sanitare në spitalet ku do të trajtohen rastet me COVID-19.
o.j/dita
