Rama takim informal me ministrat në malin e Dajtit

redaktor

Kryeministri Edi Rama sëbashku me Ministrat e kabinetit të tij qeveritar janë zhvendosur mëngjesin e kësaj të shtune në Dajt, ku po zhvillojnë një takim informal.

Takimi i Ramës me Ministrat ka nisur që prej orës 09:00, ndërsa vjen vetëm një ditë pas mbledhjes së qeverisë, e cila miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme.

Njëri prej tyre ishte vendimi për emërimin e zotit, Idlir Peçi, në postin e zëvendës/ministrit të Drejtësisë.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u miratuan edhe 3 vendime të tjera të rëndësishme, që lidhen me miratimin në parim të marrëveshjes së huasë me IBRD-në për financimin e projektit të investimit në sektorin e ujit, miratimin e marrëveshjes së grantit me BERZH për projektin e rrugëve rajonale dhe lokale dhe miratimin në parim, të memorandumit të ri të mirëkuptimit për kuadrin institucional të iniciativës për gatishmërinë dhe parandalimin e katastrofave për Evropën Juglindore.

Huaja e cila do të jetë në vlerën 62. 500.000 Euro ka si objektiv përmirësimin e cilësisë së shërbimit në fushën e ujësjellësit dhe kanalizimeve të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime Durrës (NUKD). Granti lidhet me investimin në rrugët rajonale dhe lokale.

Sipas qeverisë, projekti i rrugëve rajonale dhe lokale synon rindërtimin e rreth 500 km rrugë rajonale dhe lokale dhe është pjesë e një programi të gjerë që ka ndërmarrë qeveria e Republikës së Shqipërisë me qëllim financimin e rehabilitimit të 1000-1500 km rrugë rajonale dhe lokale.

Share This Article
8 Comments
  • Po pse quhet “informal” s’e kuptoj nje takim i kryeministrit me ministrat e ti ?! Nuk ka pse te quhet “informal” vetem se takimi kryhet ne nje vend tjeter, qofte ne Malin e Dajtit apo te Korabit a Tomorrit ! Per mendimin tim Qeveria duhet t’i kryeje takimet dhe mbledhjet perhere nga majat e maleve, sepse qe aty duken mire problemet qe ka vendi.

  • Po mbledhjet ne Dajt pse apo tallin bythen me leket e shtetit duke harxhue nafte e kohe pune.
    Kot nuk shkojne ishujt Sejshell se atje nuk i trazon njeri dhe zgjillin hallet e popullit

  • Ditet ,muajt ,vitet kalojne por SEMINARET nuk mbarojne! , te lusim zotin te mos mblidhen ne
    nje HOTEL privat,dhe jo me DREKA me shampaje,peshk etj ,apo politikanet jane githmone
    fitimtare me portofolin plot kurse POPULLI te prese deri ne banesen e fundit.
    Historia e 70-80 viteve te fundit qe polika shqiptare,,poltikanet shqiptare ka tregar se kemi
    qene dhe jemi perdorur si TAPET,une shpresoje qe Edi R. duhet te beje diçka per ket
    POPULL qè ne jete te jetve ka menduar valxhen,dhe bilet vajtje pa kthyer syte mbrapa!.

  • Informal ne gjuihen tone shqipe,i nderuar shkrues i ketij lajmi,do te thote jo produktiv,pra mbledhja e qeversie jo rezultative.Duhet kujdes kur te shkruhet gjuha jone e paster shqipe.

  • E meritojne nje dreke ne dajt, se u lodhen duke mledhur qeset e patatinave dje. Keta tallen me ne, Shqiperia eshte pike te hallit, keta bejne show. Per mendimin tim, po e terheq shume qeveria Rama fijen e perit., do ti keputet ne dore.

  • Perse behen mbledhjet ne dajt, kur qeveria ka zyre kryeministrore, apo Rama kujton dhe e trajton qeverine si kompani private, qe ben mbledhje me ahengje e dreka luksoze neper mejhane, duke paguar aftura super te shtrenjta nga leket e shtetit per restorantetr e miqeve e shokqev te tij e te ministrrave te tij? Kete gje bente edhe Saliu dhe i la fatura e drekave borxh. Nuk ndryhson gje ne Shqiperi o shqip[tar, keta jane pjelle e nje partie, me baballare e shefa te nje partie dhe jane vazhduesit e tyre.

  • Kur do mblidhet qeveria per ti vene prangat malokut dhe nxjerje nga SHQUPI i bandes kriminale para vitit te ri.Ky duhet te jete takimi informal,sikur po zgjatet si shume tangerlliku i kimikateve blu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *