Studimi: Pothuajse të gjitha viktimat në Itali kanë diçka të përbashkët

Ornela

Jo pak, por 99 për qind e viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Itali ishin pacientë me probleme të mëparshme shëndetësore. Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri i realizuar nga Shërbimi Shëndetësor i vendit.

Studimi i 355 rasteve të vdekjeve nxori në pah faktin se vetëm tre prej viktimave, 0.8 për qind, nuk kishin pasur probleme të tjera shëndetësore përpara se të infektoheshin.

Thuajse gjysma e tyre, 48.5 për qind, kishin tre ose më shumë probleme shëndetësore përpara se të diagnostikoheshin me Covid-19. Pjesa tjetër, 25.6 për qind kishin pasur patologji të tjera, ndërsa 25.1 për qind kishin pasur një të tillë.

Studimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Itali është në përputhje me gjetjet e mëparshme se njerëzit me sëmundje ekzistuese ka më shumë të ngjarë të humbin jetën nga koronavirusi.

Sipas këtij kërkimi, më të zakonshmet nga këto probleme në Itali përfshijnë tensionin e lartë, sëmundjet e zemrës dhe diabeti. U zbulua gjithashtu se rreth 76.1 për qind e pacientëve që humbën jetën nga Covid-19 kishin më parë probleme me presionin e lartë arterial.

Më shumë se një e treta, 35.5 për qind – kishin pasur diabet, ndërsa 33.0 për qind kishin vuajtur nga sëmundje ishemike e zemrës. Italia mban sot numrin më të lartë të viktimave si pasojë e koronavirusit, 3,405, duke ia kaluar kështu edhe Kinës. /abcnews.al/

O.J/DITA

Share This Article
2 Comments
  • Blasfemi, Blasfemi. C’do njeri qe vdes ne Itali gjate Marsit e ne vazhdim, ishte me Coronavirus. Dita ju lutemi nuk jeni ne linje me propaganden Boterore.

    • Plus, që pjesën më të madhe i lënë të vdesin, me justifikimin se nuk kemi se çfarë u bëjmë të tërëve. Pleqtë janë një barrë e madhe për shtetin kur është puna që t’u paguhen pensionet. Tashme gjetën koronen, dhe duhet ti mbyllin hesapet sa me shpejt me këtë shtresë ”parazite”. A është kush të na thotë se sa janë përqindjet e të vdekurve të moshuar nëpër azilet private?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *