Përdhunonte të miturat, 8 vite burg piktorit

redaktor

Përdhunonte vajzat e mitura pasi i mashtronte me tatuazhe në pjesë të ndryshme të trupit, dënohet me 8 vite burgim piktori i pandehur. Gjykata e Pogradecit, ka dhënë dje verdiktin për 41-vjeçarin Andon Sallo, nga fshati Petrushë, i cli akuzohej për “kryerje të marrëdhënieve seksuale, ose homoseksuale, me dhunë me të mitur të moshës 14 deri 18 vjeç”. Piktori kishte një studio private në qytet dhe aty ofronte kundrejt pagesës edhe tatuazhe në trup për të interesuarit, kundrejt pagesës. Në këtë mënyrë ai përfitonte të mashtronte edhe vajzat e mitura, duke abuzuar me to. Në seancën e fundit të ditës së djeshme, në gjyq ishte i pranishëm edhe vetë i pandehuri Sallo, ku prokurorja e çështjes Dorina Bejko, kërkoi dënimin me 15 vite heqje lirie. Nga ana tjetër, pala mbrojtëse ka kërkuar një dënim më të lehtë nga gjykata, duke i kërkuar kësaj të fundit të marrë parasysh pendesën e 41-vjeçarit dhe gjykimin e shkurtuar.
Pavarësisht kësaj, gjykata dënoi me 12 vite burg 41-vjeçarin Andon Sallo, i cili falë aplikimit të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje dënimi, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite izolim. Ngjarja e rëndë dhe e pazakontë u regjistrua në muajin shkurt të këtij viti, në qytetin e Pogradecit. Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, 41-vjeçari Sallo kishte marrë një shtëpi me qira në lagjen numër 1 të këtij qyteti dhe e përdorte atë si studio tatuazhesh dhe tablosh. Të miturat shkonin aty me dëshirën për të bërë një tatuazh, por më pas binin pre e abuzimit seksual.
Arrestimi i tij ka ardhur pas denoncimit të dy vajzave 16-vjeçare në komisariat, ndërsa nga hetimet rezultoi se Sallo kishte abuzuar edhe me vajza të tjera. Menjëherë pas denoncimit është bërë ndalimi dhe hetimi i aktivitetit abuziv të piktorit, duke u përfshirë edhe vetë policia e qarkut Korçë. Policia do të njoftonte pas aksionit se, “më datë 4 shkurt të këtij viti, dyshohet se një 16-vjeçare me iniciale J. J., nga Pogradeci, ka shkuar për të bërë një tatuazh, por ka rënë pre e abuzimit seksual të 41-vjeçarit”. Ky i fundit i ka thënë asaj që të shkonte në tualet për të lagur me ujë vendin ku do të bënte tatuazhin, pasi duhet të mpihej më parë. Sapo vajza mbërriti në tualetin e vogël, 41-vjeçari e ndoqi nga pas, ku dhe dyshohet se e përdhunoi. Verifikimet zgjatën për dy ditë pas denoncimit të të miturës, duke survejuar Sallon teksa një tjetër vajzë u tentua të përdhunohej në studio në datën 6 shkurt, me inicialet A. D., nga fshati Rrëmenj i këtij rrethi, por policia e shpëtoi. Sallo pretendoi se vajzën e parë do e merrte për bashkëshorte, kurse për të dytën nuk ka pasur më alibi. Policia tha se ndërkohë që Sallo ishte edhe i martuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *