Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka urdhëruar mbylljen e bareve, restoranteve e pabeve duke nisur nga mbrëmja e sotme për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.
Kryeministri tha sot në një konferencë për shtyp se ambientet sociale që përfshijnë gjithashtu teatrot, kinematë, palestrat dhe qendrat sportive duhet të mbyllen sa më shpejt që të munden duke nisur nga sot.
Ndërsa ministri i Financave, tha më herët se qytetarët britanikë nuk do jenë vetëm duke publikuar masat e marra për të ndihmuar qytetarët e bizneset.
Ai tha se qeveria do të mbulojë 80 për qind të pagave deri në 2.500 stërlina në muaj. (Lexo ketu)
Skema do të zgjasë dhe do të funksionojë deri më 1 prill fillimisht e më pas vendimet do merren hap pas hapi.
Rreth 30 miliardë stërlina fatura TVSH-je për tremujorin e ardhshëm do të shtyhen dhe do të ketë një rritje prej 7 miliardë stërlinash për mirëqenien.
e.k. / dita

Ky i cmenduri e pa se cfare po behet dhe kerkon tani mbylljen.Do ta shohi se cfare do te behet ne Angli
Ca me vonese po shyqyr qe i erdhen mendte edhe ketij. Tani qe eshte ne fazen Brexit do ta kuptoje edhe me shume se sa u nxitua.
KA LEPJETA LAKRA DHE PATATE PLOT.