Paolo Maldini dhe djali i tij dalin pozitivë me Koronavirus

redaktor

Klubi i Milanit ka komunikuar disa minuta më parë se ish-mbrojtësi Paolo Maldini dhe djali i tij, Daniel, pjesëtar i skuadrës së parë, kanë rezultuar pozitivë në testin e Koronavirusit. Drejtori teknik, bashkë më djalin, kanë kaluar më shumë se dy javë në banesën e tyre, pa pasur kontakte me njerëz të tjerë, ndërkohë që do të vazhdojnë karantinën.

Koronavirusi prek kështu edhe Milanin, pas disa klubeve të Serisë A. Dy të infektuarit e parë në klubin kuqezi me virusin që ka shkaktuar emergjencë në gjithë botën, janë mbrojtësi legjendar Paolo Maldini, aktualisht drejtues i rëndësishëm i Milanit, dhe djali i tij, Daniel.

“Milani bën me dije se drejtori i sektorit teknik të klubit, Paolo Maldini, i ndërgjegjshëm që kishte kontaktuar një person që kishte rezultuar pozitiv dhe duke pasur këto ditë simptomat e një viroze, iu nënshtrua testit dhe rezultoi pozitiv me Koronavirus. Në të njëjtën kohë, edhe djali i tij Daniel, sulmuesi i të rinjve dhe i grumbulluar edhe me ekipin e parë, ka rezultuar po ashtu pozitiv.

Paolo dhe Daniel Maldini janë në gjendje të mirë. Ata i kanë kaluar dy javët e fundit në shtëpinë e tyre, duke mos pasur kontakte me persona të jashtëm, siç parashikon protokolli mjekësor. Do të vazhdojnë karantinën për kohën e nevojshme deri në shërimin e plotë klinik”, – shkruan klubi i Milanit në njoftimin zyrtar.

 

e.k. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *