Nga Gjergj Erebara
Qeveria shqiptare përdori një akt normativ për të rritur huamarrjen e planifikuar në buxhetin e shtetit 2020 me afro 312 milionë euro, ndërsa parashikon që ekonomisë t’i mungojnë 51 miliardë lekë ose 430 milionë euro nga plani i fillimvitit. Nuk ka asnjë kursim të shpenzimeve për koncesione.
- Nga Gjergj Erebara
- Qeveria shqiptare përdori një akt normativ për të rritur huamarrjen e planifikuar në buxhetin e shtetit 2020 me afro 312 milionë euro, ndërsa parashikon që ekonomisë t’i mungojnë 51 miliardë lekë ose 430 milionë euro nga plani i fillimvitit. Nuk ka asnjë kursim të shpenzimeve për koncesione.
Qeveria shqiptare miratoi me akt normativ huamarrje të re për buxhetin e këtij viti për të kompensuar pasojat e krizës së pritshme ekonomike të shkaktuar nga Pandemia COVID-19 si dhe kostot e pritshme për shpenzime shëndetësore për trajtimin e të sëmurëve nga kjo sëmundje.
Akti Normativ me fuqinë e ligjit është një instrument kushtetues që i lejon qeverisë, në kushtet e emergjencës kombëtare, të ndërmarrë një nismë ligjore që hyn në fuqi menjëherë, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka 45 ditë afat për ta shqyrtuar dhe miratuar.
Sipas këtij Akti Normativ, borxhi publik i Shqipërisë në fund të këtij viti pritet të rritet në 1.2 trilionë lekë ose 9.98 miliardë euro. Në buxhetin e mëparshëm kufiri i borxhit ishte 1.16 trilionë lekë ose 9.66 miliardë euro.
Prodhimi i Brendshëm Bruto pritet të jetë 1.74 trilionë lekë ose 52 miliardë më pak se sa plani i fillimvitit.
Borxhi publik si përqindje e PBB-së pritet të rritet në 69%. Të ardhurat e qeverisë vlerësohet të jenë 28.1% e PBB-së ndërsa shpenzimet, 32.1%.
Akti Normativ parashikon të ardhura 20 miliardë lekë më pak se sa buxheti i miratuar në dhjetor ndërsa shpenzimet planifikohet të rriten me 9 miliardë lekë.
Akti Normativ parashikon një “fond anti-COVID” në masën 2.5 miliardë lekë ndërsa 6.5 miliardë lekë i jepen një shpenzimi të quajtur “paketa sociale anti-COVID-19”.
Shqipëria hyri në krizë nga 12 Marsi 2019 pasi qeveria u detyrua të ndalojë qarkullimin e njerëzve për të imponuar atë që epidemiologët e quajnë “distancim shoqëror”, për të ndaluar qarkullimin e mëtejshëm të koronavirusit të ri.
Ekonomia u paralizua në një pjesë të madhe të saj, përfshirë turizmin, transportin e udhëtarëve dhe shërbimet, gjë që pritet të shkaktojë humbje të mëdha në numrin e të punësuarve dhe të lërë një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve pa paga. Sektori i tregtisë dhe prodhimit të ushqimeve, që në Shqipëri zë një pjesë jo të vogël të konsumit total (rreth 40%), pritet të mbetet jo shumë i dëmtuar.
Njësoj si në rastin e tërmetit të vitit 2019, kryeministrit Edi Rama iu shtrua pyetja nëse ai mendon se në kushtet e një krize të tillë mund të anulojë ndonjë nga koncesionet kontroverse të akorduara nga qeveria e tij gjatë viteve të fundit. Buxheti i paraqitur në Aktin Normativ duket se nuk parashikon asnjë ndryshim në këtë drejtim. Qeveria parashikon një fond shtesë prej 9 miliardë lekësh mbi programin e shpenzimeve të buxhetit fillestar dhe asgjë tjetër. Ndonëse mund të arsyetohet se mbyllja e ekonomisë do të rrisë të papunët punëkërkues që kanë të drejtë ligjore të pagesës së papunësisë, qeveria nuk planifikon asnjë rritje të fondit për këtë pagesë papunësie. Akti Normativ parashikon gjithashtu të njëjtin nivel të ardhurash për sigurimet shoqërore e shëndetësore si buxheti 2020, duke supozuar në këtë mënyrë se kurrfarë mungesash në të ardhurat nga këto dy zëra nuk do të shënohet nga paralizimi i përgjithshëm i ekonomisë për shkak të pandemisë.
| Buxheti 2020 | Akti Normativ | Ndryshimi | Në % të PBB | |
| Borxhi | 1,159,644 | 1,197,139 | 37,495 | 68.7 |
| Të ardhurat | 509,675 | 489,675 | -20,000 | 28.1 |
| Shpenzimet | 549,374 | 558,374 | 9,000 | 32.1 |
| PBB | 1,793,466 | 1,741,639 | -51,827 | 100.0 |
*****
Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë

Nuk prish pune! E rendesishme eshte qe zyrtaret e shtetit, nga Iliri, Edi & Co. e deri tek ata te vegjlit fare, te kryejne vizitat e tyre jashte shtetit, neper konferencat e ndryshme nderkombetare, si p.sh. ato me temen “ulja e borxhit shteteror”, “lufta kunder terrorizmit”, “si te ruajme ambientin”!
Qe kur i nxoret ate pekrenaren e Skenderbeut ju te Dita qe e kish vjedhur ne Kryeministri dhe e kish marre ne shpi, nuk.del me.qerratai me ate ne sfond.
Sjellja tipike e fajtorit.
Tani del me libra.
Kaq libra lexon gjeniu? Apo si ai i ministris se jashtme, ai cunaku qe thote se ka lexu shume por nuk njeh as Naimin?
Tregim
Biblotekari…
Më në fund më thrriti Ai. Më thrriti në zyrën e Tij të stërmadhe në Bashki. U nisa 30 minuta para orarit të takimit. Prita pak minuta në paradhome derisa sekretarja më beri shenjen të hyj.
Futem në zyren aerogalerike.
MIRDITA!
Në tavoline rrinte ulur pa e ngritur kokën nga letrat vete Ai. Prita pak çaste në kembë për t’më kthyer përshendetjen. Por asnjë zë nuk erdhi. Minutat kalonin. Koka sërisht nuk ngrihej. Përsëri pritje. Përsëri heshtje…Shoh me kujdes orën. Kishte kaluar 8 minuta në këmbë. Nuk duroj më në këmbe dhe kthehem pas për tu ulur në një zhezlon aty pranë. U ula. Vazhdoj të pres e njeherësh shikoj orendite e zyrës, tavanin. Stema, piktura, lapsa, ngjyra, gravura, konstelacione, e nuk di tjeter. Por…libra nuk ka. Nuk ka asnjë! Çuditem e rri sërisht pa zë. Pres. Shoh oren. 25 min kaluan? Ai prap nuk bzan. Në heshtje time marr vendim. Duhet te iki.
Ai nuk paska kohe të më përshendes jo më të bashkebisedojë. Ngrihem. Dal jashte.
Kokeulur e i mërzitur nisem për në shtëpi. Diku aty afër shtëpise time takoj një grua të njohur në bllok. Më pas u bë gruaja e Atij që Unë i shkova në zyrë paradite. Përshëndetemi.
Si je – pyeti
Mirë, po pak pa qef jam.
Pse?
Vij nga Filani, mire që s’më tha asnjë fjalë
ne zyre, por ajo që më mbeti në mënd ishte
zyra e stërmadhe. Nuk kishte asnjë libër,
asnjë etazher, asnjë biblotekë! Çudi e madhe?
U ndamë me bashkëbiseduesen. Orët me pas kaluan me punët e ditës. Në mbrëmje më bie zilja e tefonit:
Alo, jam sekretarja e Filanit. A mundet nesër
në orën 10.00 të vini në zyren e Atij ?
Po, do te vij – i përgjigjem mundimshëm.
Të nesërmen sërisht dal si zakonisht 30 minuta para takimit. Në 9.40 jam në paradhomë. Në orën 10.00
në zyrën e bashkisë.
Hyj në zyrën e Tij. Çtë shoh? Ai nuk dukej. Ishte i mbuluar nga 1m kub libra të reja mbi tavolinë. Vetëm maja e kokës lëvizte pas tyre.
Pershëndetje – i them
Serisht ska përgjigje! Sërisht pritje. Sërisht asnjë fjalë.
Pres prap 10 minuta: Unë, librat, Ai! Nuk ka fjalë.
Dal përsëri nga zyra i pikëlluar.
Çkish ndodhur në 24 orë?
Bashkëbiseduesja ja kish thënë të tëra duke komentuar më shumë mungesën e librave.
E më tej bashkebisëduesi kishte marrë vendim:
Të blihen libra!
Urdhëri ishte zbatuar. Me mëngjez në zyrë ishin shkarkuar si drutë 1m kub libra.
Biblotekari vetëm i kishte sistemuar mbi tavolinë…
Shënim: Çdo ngjashmëri me personat real është e rastit.
Mos do me na thane debili i Surrelit se vetem tash po do me u kujdes per spitalet? Se asgje deri tash nuk kushton kaq! As pppshet e tij qe falimentosen Shendetsine kot!
Kush do kujdeset per spitalet? Ne dore te Arben Anetes do perfundojne dhe ato. Popull idiot
Ka vendosur te vdese nga frika
“YLLI” e bukur skica jote por te them te drejten kjo mund te te kujtoje shumicen absolute te shqiptareve por jo Ate, (ne se è ke per Ate qe mendojme)…. e di (c’koicidence) qe nuk eshte shkencetar dhe ka shume difekte por injorant nuk eshte,… Sidoqofte bukur
Sa per politikat ekonomike, duke pare c’behet ne bote, nuk jam ne gjendje te gjykoj por nuk kam as durimin te bindem nga gazetaret tane te lodhshem… do preferoja te degjoja specialiste jo shqiptare te pa manipuluar,, edhe pse sot eshte bere shume e veshtire te gjesh te drejten “perfundimtare”
Erebara specialist ekonomie eshte
Cilin specialist do ti?
Ate qe ia jep rrogen qeveria?
Litari litari
E keqja eshte se ka dhe administrate fiskale ku therret qameti……
C’na cate bythen me koncensione, koncensione!? Kur te vini ju ne pushtet beni sic bete me rrugen e kombit me KESH, me Gerdec me ARMO, E tj. Po patet bythe evidentoni shkeljet dhe coini para drejtesise.
EREBARA JETA VAZHDON RRUGET DO BEHEN BULEVARDET DO ZGJEROHEN ETJ A DONI BUXHET SHTESE PER MJEKESINE?NGA DO DALIN KETO NATYRISHT QE DO RITET DEFICITI BUXHETOR KJO NUK DO SHUME STUDIMEMBASI TE MBAROJ KJO LUFTE DO BEHEN LLOGARITE
Po i hoqem koncensionet shpetojme nga korona?