Lulzim Basha i kërkon Qeverisë që të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e vendit dhe të mbyllë menjëherë të gjitha sipërmarrjet me numër të madh punonjësish që vazhdojnë të kryejnë aktivitetin.
Kreu i PD-së propozon tre masa të reja, që duhen ndërmarrë sa më parë, për t’i dalë, siç thotë, të keqes përpara.
“Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Të mbyllen call centers, fasoneritë dhe sipërmarrjet e tjera me numër të madh punonjësish në një hapësirë të mbyllur që kanë probabilitet të lartë për të përhapur virusin”, propozon Basha si pikë të parë.
Pika e dytë kërkon një plan masash të hollësishëm, me afate të mirëpërcaktuara për sipërmarrjen dhe qytetarët.
“Të hartohet një plan masash i detajuar dhe me afate të mirëpërcaktuara për mënyrën e operimit të bizneseve që janë të domosdoshme për jetën e qytetarëve”, thotë ai.
Së treti, Basha thotë se gjendja e jashtëzakonshme do t’i diktonte Qeverisë që të garantonte kushtet jetike për të gjithë qytetarët që e kanë të pamundur të përballojnë izolimin.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë të vështirë. Qytetarët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi ndërsa qeveria duhet t’u japë siguri për të përballuar jetesën e tyre”, mbyll reagimin e tij, Lulzim Basha.
e.k. / dita

Mos u merrni me me te apo perfaqesues te PD.Ato thjeshte ose nuk jetojne ne kte bote ose per kolltuk bejne gjithefar marrezirash.Boll o politikan te qelbur te PD,tashma na lodhet
Si mund te behet nje plan pune kur e nuk di sa zgjat kjo periudhe e veshtire e kur dalim nga kjo gjendje.Me qe gjendja eshte shume dinamike edhe operativiteti I qeveris eshte dinamik e ndryshon sipas situates krijuar ku shendeti njeriut eshte kryesori.
7 x 7 = 42
hahahahahhaha
o kokPlloske
hahahahahahahah
tjeter porosi vc ksaj ke mo ??
hahahahahaha o robt atij qe s’te fut mrena ty shkerdhate e mbarume
Je konsultuar me Nafije dybekun e leshelise o Basha , po ik se le nam, pse kohe per propozime eshte, je bere per te qare hallin, apo do te tregosh se dhe ti po jep kontribut ne luften kunder salivirusit.
Mire jeni andej nga vilat? E keni mbushur pishinen apo eshte heret?
Rri e rri ky myteber e shkruaj nga nje karte!?