Nga Hamdi Jupe
U bënë dhjetë ditë, qyshkur Shqipëria u fut zyrtarisht në periudhën e emergjencës kombëtare për shkak të epidemisë. Cili është bilanci i arritjeve dhe i mosarritjeve të kësaj faze të parë të saj? A kanë ardhur rezultatet e pritshme dhe të dëshiruara, (qoftë edhe minimale) apo jemi ende në mes të tunelit të errët? A ka rreziqe që edhe vendi ynë të përfshihet në zonën e “kuqe”, të njëjtë me atë që po kalon Italia e Veriut? Këto pyetje shtrojnë sot shumica e shqiptarëve.
Mendoj se në këtë dhjetëditor të parë të administrimit intensiv të krizës së imponuar, vendi ynë mund të shikojë me optimizëm (të matur, natyrisht) punën për përbalimin e situatës. Janë një seri faktorësh që e përcaktojnë këtë. Qeveria e ngriti në kohë relativisht të hershme alarmin për rrezikun dhe projektoi shpejt marrjen e masave të duhura. Për mirë apo për keq, vendi ynë është me fat që është fqinj me Italinë. Këmbanat e kishave për vdekjet që ranë me forcë atje, u dëgjuan edhe këtej Adriatikut dhe zgjuan vetëdijën e rrezikut. Kështu, u bë deri diku në kohë mbyllja e kufijve, e shkollave, e kafeneve, e mejhanève etj. etj. dhe u morën masat organizative brenda vendit për të përballuar situatën. Vendimet e forta u dukën më herët sesa te fqinjët dhe vendet e tjera europiane, që po kalojnë të njejtën epidemi.
Mjediset dhe ekipet spitalore që do të angazhoheshin drejtpërdrejt me të sëmurët u bënë gati shpejt për luftë. Opinioni publik, ca nga qeveria, ca nga media e vendit dhe e huaj per atë që po ndodhte, u informua për rrezikun real. Pati edhe mendjeshkurtëzi dhe katundarizëm herë – herë në nënvlerësimin e situatës nga individë dhe grupe të caktuara me mendimin: “s’ka ç’na bën gripi neve, ne jemi malësorë” e të tjera përralla idiote si këto, që herë – herë vazhdojnë ende sot. Por në përgjithësi, opinioni publik iu përgjigj me korrektesë thirrjeve të autoriteteve për vetë – izolim për t’i shpëtuar së keqes. Kjo u duk veçanërisht në këto ditët e fundit.
Vendi përballoi përgjithësisht me sukses shokun psikologjik dhe panikun që vjen natyrshëm në raste të tilla për ushqime bazë dhe mjete të tjera të nevojshme jetësore. Të kujtojmë se situata të tilla nuk janë ndeshur ndonjëherë në jetën e disa brezave. Në ditët e para u ndie njëlloj paniku në tregjet e mallrave, gje që u duk në blerjet e shumta nëpër supermarkete. Por ai erdhi gradualsiht duke rënë, sepse qytetarët po shikonin se dyqanet ishin gjithmonë të furnizuara. Qeveria ka vënë në punë edhe mekanizmin e ndihmave humanitare për familjet në nevojë.
Në vendin tonë nuk pati skena si ato që pamë në Australi, Itali, Francë e gjetkë, vende ku e ku më të zhvilluara, krahasuar me ne, ku boshatiseshin raftet e supermarketeve nga mallrat bazë. Kryeministri hollandez Rute u detyrua të hyjë vetë në një supermarket e të deklarojë: “Vendi ynë ka mjaftueshëm letër higjienike sa mund të zgjasë për 10 vjet. Mund të dhj..im të gjithë për 10 vjet.” Deri këtu arrin puna për të qetësuar qytetarët e vet. Tani, dhjetë ditë nga fillimi zyrtarisht i krizës tek ne, nuk egziston më paniku i mallrave baze, edhe pse kemi ende rrugë për të bërë deri në përfudimin të saj.
Shpresdhënës është fakti që kurba e rritjes së numrit të të diagnostikuarve me virus nga dita në ditë mbetet deri diku me rritje të ulët, kurba nuk ka rritje galopante. Janë testuar 809 raste deri tani dhe kanë dalë pozitivë me COVID 19 vetëm 89 raste, ose rreth njëmbëdhjetë përqind e tyre. Rritja e numrit të të sëmurëve pra, është në progesion aritmetik (me plus), jo me progresion gjeometrik (me herë).
Ky numër i të testuarve (809) është një kampion i mirë për të kuptuar gjendjen e përgjithshme të shtrirjes së epidemisë në shkallë vendi. Po të kemi parasysh se testimet dhe të sëmurët janë vetëm në gjysmën e popullsisë, pra në disa qytete kryesore, del se përqindja e përhapjes së sëmunjdes në shkallë vendi është diku te gjashtë përqindshi. Një shifër jo shumë e mirë kjo, por as edhe shumë e keqe në këtë kohë flame botërore. Sepse kemi nevojë edhe për pak optimizëm, dreqi ta hajë, jo vetëm për të bërtiturat e përditshme të kryeministrit tonë.
Ndryshe ndodhi në Itali, ku kjo kurbë ishte alarmante me numrin e të sëmurëve që dyfishohej çdo ditë. Po kështu, edhe me numrin e vdekjeve, të paktën deri tani. Në Itali mosha mesatare e atyre që kanë humbur jetën është mbi tetëdhjetë vjeç. Përveç kësaj, pesëdhjetë përqind e tyre vuanin më parë nga tri sëmundje, 25 përqind nga dy sëmundje dhe vetëm 0,9 përqind (e tetëdhjetëvjeçarëve) nuk vuan nga asnjë sëmundje. Gripi i ri pra, e “di” se ku godet.
Mjediset spitalore për pritjen e të sëmurëve tek ne janë përcaktuar në kohë dhe vazhdojnë të shtohen dita – ditës për t’i dalë të keqes përpara. Personeli mejkësor që lëviz nëpër këto mjedise thotë se kushtet e pritjes e të shërbimit në to janë optimale. Edhe ata vetë duken optimistë. Qeveria thotë se ka porositur mjete të tjera shtesë për të përballuar situatën që mund të rëndohet. Ata kërkojnë vetëm një gjë: që ne të tjerët të rrimë në shtëpi.
Duket se tek ne nuk do të krijohen ajo gjendje, që të sëmurët të rrinë të shtrirë nëpër çadra, spitale provizore etj si në Kinë apo në salla panairesh, siç po ndodh tani në Itali. Të infektuarit me virus deri tani kanë qenë shumica nga Tirana dhe në pak zona të tjera: Durrësi, Kavaja, Lushnja, Fieri, Korça. Nuk ka shenja hë për hë për shtrirjen në zona të tjera periferike të vendit, ku jeton gjysma tjetër e popullsisë. Të gjithë të infektuarit janë me origjinë nga Italia.
Deri tani kemi patur dy vdekje të dy qytetarëve me probleme shëndetësore të trashëguara nga e kaluara. Nga ana statistikore pra, kemi dy viktima per rreth tre milionë banorë, ose një vdekje për një presje pesë milionë banorë. Shifra këto jo fort alarmuese. Kupa pra duhet vlerësuar si “gjysmëplot”, në vend që të shihet si “gjysmëbosh”. Jam i bindur që në këto dhjetë ditë në vend kanë ndodhur shumë më tepër vdekje “normale”, pra jo nga COVID – 19.
Lajmi se mjekët e dyshuar për infektim nga pecientët e pasinqertë karë rezultuar negativë në analizat e bëra është i gëzueshëm, jo vetëm për shëndetin e tyre, por sepse ata do të jenë në krye të punës kundër sëmundjes për më tej. I tillë është edhe njoftimi tjetër se të sëmurët e parë, po fillojnë të dalin nga spitali të shëruar. Pra ka dritë në fund të tunelit. Një përshëndetje e veçantë u takon atyre mijëra mjekëve dhe infermierëve pensionistë që kanë shprehur vullnetin të shërbejnë dhe janë përfshirë në ekipet e spitaleve të të sëmurëve me COVID 19. Kjo situatë deri tani optimiste është një faktor plus në luftën kundër armikut të padukshëm.
Qeveria bëri mirë që pezulloi punimet në disa vepra publike me karakter kombëtar, për të liruar kështu fonde për përballimin e situatës. “Eshtë njëlloj si periudha pas Luftës së Dytë Botërore” – tha kancelarja gjermane Merkel për epideminë. Kjo do të thotë se qeveria është e detyruar të veprojë si në situatë lufte. Ajo ka vendosur të ndihmojë me fonde për rrogat e punëtorëve të mbyllur në shtëpi dhe për ndërmarrjet në nevojë. Për punonjësit e shëndetësisë, po se po. Natyrisht, ekonomia jonë nuk i ka këllqet e ekonomisë gjermane për të hapur “thesin” e miliardave, por edhe ato para të pakta që do të jepen, do të jenë frymëmarrje për ekonominë e vendit dhe buxhetin e familjeve në nevojë.
Nuk është vendi të lavdërohet qeveria, sepse “karroca” e rëndë që po tërheq ajo, është ende në mes të lumit. Megjithatë, një fjalë e mirë i ngroh edhe ata. Përshtypja e përgjithshme është se qeveria po e menaxhon përgjithësisht mirë krizën në të gjitha drejtimet dhe këtë e ka theksuar edhe Organizata Botërore e Shendetësisë. Nuk po i vëmë notën dhjetë, por e meriton një notë të mirë. Kryeministri na shfaqet çdo ditë si gogol në ekranet e televizioneve me shprehje të papërshtashme për postin e tij, por do ta durojmë atë, përderisa masat e marra prej qeverisë janë ato të duhura. Për të sharë, shaje, por hakun mos ia ha, thotë populli.
Lajmet e mira nuk mungojnë edhe nga bota. Kina po pastrohet nga pisllëku i virusit dhe ka filluar të ndihmojë botën me mend dhe me mjete kundër epidemisë. Në Gjermani dhe Rusi epidemia nuk ka ato pasoja të rënda që ka patur në Itali. Edhe Koreja e Jugut nuk ka vuajtur si Kina. Israeli, po ashtu. Gjermania ka deklaruar se në vjeshtë do të jetë gati vaksina në sasi të mëdha, ndërsa në SHBA kanë filluar zyrtarisht mjekimin e sëmundjes me ilaçin e njohur kundër malarjes.
Por edhe në Itali vdekjet e fundit duhen marrë disi me rezerva, thonë specialsitët. Jo se ato nuk kanë ndodhur. Por në këtë vend çdo vit ndodhin më shumë se 500 mijë vdekje “normale” prej moshës dhe sëmundjeve të ndryshme, edhe kur nuk kishte COVID 19. Pra janë më shumë se 40 mijë vdekje të tilla “normale” në muaj. Brenda këtij numri, tani janë edhe ato katër mijë e ca vdekje që kanë ndodhur, nxitur nga sëmundja e re. Italianët këto i quajnë vdekje “neto” nga COVID 19, por mosha e të vdekurve (81 vjeç) flet ndryshe, nuk është vetëm COVID shkak i tyre.
Në këtë histori horrori të karantinës prej virusit, një rol të rëndësishëm po luan media elektronike shqiptare. Ajo është në plan të parë të informimit të opinionit publik për atë që ndodh e si po ndodh. Nuk mund të mendohet kapërcimi i një situate të tillë pa mediat. Do çmendeshin njerëzit e mbylur në shtëpi pa televizor. Autoritetet e kanë kuptuar këtë, prandaj çdo ditë japin informacion për publikun për atë se çfarë po ngjet realisht. Me qëndrimet e tyre transparente, ato nuk kanë lenë vend për hamëndësime të dyshimta e histori misteri.
Roli i mediave elektronike rritet akoma më shumë në kushtet e mungesës së shtypit të shkruar për shkaqe objektive që dihen.
Në këto rrethana, nuk do ishte ide e keqe që qeveria të kompensonte një pjesë të kostove financiare të mediave vetëm për periudhën e krizës. Ne e shikojmë përditë se si po sakrifikojnë gazetarët për të bërë të mundur të mbajnë të informuar publikun rreth asaj që po ndodh në kohë. Ata i shërbejnë popullit, duke rrezikuar shendetin e tyre, pavarësisht se janë të mediave private.
*****
Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë.

Qarte, llogjikshem dhe realizem. Me pelqen ky shkrim.
Nje saktesim per boshatisjen e dyqaneve ne disa vende perendimore – duhet ditur se ne ato qytete te vendeve ku ndodhi jetojne nga 20- 40 % emigrante te ardhur nga bota e trete dhe ishin ata qe u sulen drejt dyqaneve te panikuar dhe me te drejte sepse ate lloj jetese kane pasur dhe cdo krize per ta eshte lufte per jete a vdekje.
Po mer po, ashtu tha edhe ai, shyqyr qe ka drite ne fund te tunelit/ Po i tha ai tjetri, eshte nje tren qe po na vjen perballe.
Po le te shtrihemi atehere e te na shtype treni, se ashtu dalim te fituar.
Te lumte Hamdi! Si gjithmone: njeri i larte dhe profesionist i mire!
DITA:Falinderojme H.Jupen per shkrimin analitik,edukativ,korrekt…si gjithmon i pa-anshem.H.Jupe dhe V.Malaj jane asete te vyera te gazetarise ne vend.Porosit e Jupes rritin shpresen tek ata qe e lexojne Ate.
-Mendoj se E.Rama po ben gjen e duhur ne te mire te popullit te tij,me porosi te vyera te diktuara nga situata e rende e perboteshme,sipas porosive te OBSH sikur te gjithe ne te ishim:Ati,Nena,Biri,Bija..e tij.Ai eshte punetor,vizionar,reformator…dhe po del manaxhues i mire i krizave te tmerrsheme te termeteve dhe virusit covit 19.Por edhe te protestave agresive te Opozites se rruges me pasoja vllavrasese te ngjashme me 96,97,98 te diktuara nga nje njeri-perbindesh-Sb.Ngritja e tonit te tij ne mesazhet qe jep del nga pergjegjesia qe ka para popullit dhe sidomos te atyre qe e kane votuare dhe do e votojne edhe shume vite te tjera per ato qe cituam ne larte.Sepse nuk mund te behet KM vrasesi i 21 janarit 2011,etj.
-Duhet theksuare se para qeverisjes se tij ndodhet nje opozit penguese,destruktive,anarshiste ..qe kerkon te nxij çdo gje e te demtoi popullin e vet me masa gjoja ne interes te tij:
1-Ketjesa per Shpalljen e gjendjes se jasht-zakoneshme prej saj behet per kapital politik,per tu gjendur ne pune pa pune pa e kuptuar fare rendesine e saj.Qe do te thote:Ik ti te vij une KM.Kjo u pa ne mesazhin e ardhur ne celularin e Eni Vasilit ne OPEN,ku drejtesia po vazhdon te flej gjume.
2-Deklaron te mos paguhen taksat nga gjithe bisneset qe do te thot falimentim ekonomik dhe te shtetit totalish.Dhe ketu eshte qellimi ogurzi Berishist i filluar qe ne 92,kur gjoja per te ndihmuar popullin..çoi ne uljen e buxhetit te shtetit ne 0% ne 2013.
3-Te mbyllen aktivitetet prodhuse thot Luli.Kjo lidhet me te dyten.E thon mandej disa se ky njeri don te behet Kryeminister kur nuk e ka habetin nga mathematika 7×7=42.
-Falinderoi ekipin mjeksor qe po u sherben me devotshmeri pacienteve,mjekve-deputet te PS qe u bashkuan me ta.Por nderkoh ti vij turp Mjekut,ish-Deputet i PD Bardh Spahis i cili na nxori nje mjek PD-ist ne TV se gjoja punonte ne kushte te veshtira,ne vend qe ai dhe shume te tjere ti bashkoheshin bluzave te bardha ne sherbim te popullit.Kjo eshte PD e vendit me 2 opozita…njera e dale rrugeve per turpin e saj e ngelur si peshku ne zall.
-FLM-DITA,FLM-H.JUPE..qe kam 30 vjet qe po te lexoi.
-Nga Mallakastrioti jo anonim.
Tung, Ethem.
? ! Ti mor i cuditur, vetem nje si puna jote mund ti vere trenat ne nje binar, qe t’mos shikoje drite ne fund te tunelit.
Eh mer Bab-hale, ti paske nje sens humori te mrekullueshem. A e kupton ti cfare dmth shaka, ironi, gallate e kesisoj gjerash, apo vetem mbledhje, tyrinj te zymte, polica, burgje, fjalime Edvin Rame. Na rrofsh per vere o Bab-hale se per dimer kemi zjarrin.
Eh c’na ka gjet, or taj, i del gjumi ish-gazetareve te “Pordhes se Popullit”, me fal “Zerit te Popullit”, shkarravisin ca budallalliqe evidente dhe korrin lavdi nga fosilet e socializmit si Madhori Lalaj, ky Guda e ja i zgjidhem gjithe problemet, masturbuam edhe per sot.
— O PO CNA GJETI… me keta traLALAt…!!!???.
Pershendetje Jupe!Ky shkrimi yt qetesus na ben mire ta kemi perdite !Te pergezoj.
Fatmir Xhamallati
Pershendetje Jupe!Ky shkrimi yt qetesus na ben mire ta kemi perdite,ne keto dite te veshtira qe po kalojme ,”te ngujuar”nga nji armik qe nuk e dime nga na erdhi dhe s’po dime akoma si ta luftojme !Te pergezoj.
Fatmir Xhamallati
? I cuditur! Me fale, se ironi kaq te “holla” une as kam pare e as kam degjuar, keshtu qe kjo rradakja ime eshte veshtire ti kapi. Pershendetje nga koha e virusit dhe mire u pafshim ne Shqiperine e lire.
Epo mire, s’ka gje, njeriu plaket duke nxene. Kur thua mrpfshm ne Shqiperine e Lire, ke parasysh e lire nga virusi, apo e lire nga keta torrollaket e sotem qe e kane bere ciflig?
Fosilet e komunizmit si ky JUPE po shkruajne tek DITA ,?
Po kush te shkruaje te rinjte iken ne Gjermani.*
Jepi HAMDI djali !!