Patozi: Olldashi, fenomen me përmasa kombëtare

anazapta

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, thotë se Sokol Olldashi ishte një fenomen me përmasa kombëtare. Në një shkrim të botuar sot në “Panorama”, Patozi shkruan se Olldashi u perceptua masivisht si shef në Shqipëri.

“Sokol Olldashi ishte një fenomen, jo thjesht një politikan, pavarësisht se ai vetë e zgjodhi këtë profesion, i cili ishte edhe vektori kryesor që shenjoi aktivitetin e tij publik kohët e fundit. Më shumë se kaq, ai ishte fenomen social dhe kulturor. I them pa droje tani këto fjalë, sepse nuk kam më frikë se dikush do të më kundërshtojë. Dhe nuk mund të ishte kush tjetër përveçse vetë Sokoli.

Po të kisha guxuar t’ia thosha në gjallje, e di përmendësh reagimin e tij: A ka mundësi të mos flasësh më nga këto trapllëqe? Sepse Sokol Olldashi iku nga kjo botë pa u mbajtur dhe pa u krenuar kurrë me atë që ishte. Ndonëse në detyra tepër të larta dhe të rëndësishme, nuk di një rast të vetëm që t’i jetë imponuar dikujt si shef, qoftë ky edhe shoferi ose pastruesja e ministrisë. Ndaj dhe ishte i tillë pikëllimi dhe trishtimi që u përcoll në mbarë hapësirën shqiptare për vdekjen e tij. Të enjten përcollëm në atë botë jo thjesht një mik të shtrenjtë, por më shumë se kaq, një fenomen me përmasa kombëtare”, shkruan Patozi.

“Gjithmonë kam menduar se nuk janë thjesht dhuntitë e lindura, as eksperienca, as pasioni dhe vullneti, madje as të gjitha ato bashkë që e bëjnë diferencën dhe e dallojnë njeriun e zakonshëm me një burrë të shquar. Mbi të gjitha mendoj se është humanzimi ose thënë më shqip, njerëzillëku, në radhë të parë i plotësuar me të tjerat. Sokolin e perceptuan masivisht si shef në Shqipëri, si një shef që mund të jetë i tillë edhe pa e vrarë njeriun brenda vetes. Por për këtë nuk e kisha provën gjenerale. Atë na e dha Sokol Olldashi me ikjen e tij tmerrësisht të parakohshme dhe me zbrazëtirën që la pas shuarja e një fenomeni”.

Share This Article
2 Comments
  • E lexove kete o Muc! e lavderove per qendrimin me te mire ne radhet e PD ne varrimin e Olldashit, por edhe ky si shoket eshte. Mire qe e dine qe jane fenomene, por jo te jetes, por te ferrit.

  • Mjafte e ofenduate Sokolin tani mbasi vdiq o njerez te çuditshem,po mbylleni gojen se edhe njerzit e afert te tije nuk ndjehen mire kur degjojkne te tilla percaktime.
    Po çfar kini bere ju te PD kur e paskeni ditur se midis jush paskesh qene nje fenomen i vertete?
    Bejani kete pyetje vetes dhe pastaj ne se u ka mbetur na nje fije ndergjegje analizoheni,Ai nuk ka me nevoje per thenjet tuaja tani ,po te ishit te zote e ngrinit ne pjederstal per se gjalli dhe keshtu mbase do i sherbente me mire vetes dhe vendit mor njerez.
    Me kete nuk dua ne asnje menyre te ul vlerat e verteta qe ka pasur si i ri qe ishte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *