Shpërthim tritoli para banesës së shefit të Klubit Sportiv Elbasani

redaktor

Një shpërthim eksplozivi pranë banesës së shefit të Klubit Sportiv Elbasani ka vënë në alarm policinë e këtij qyteti ditën e sotme.

Policia bën me dije se është njoftuar sot për një shpërthim eksplozivi para derës së një apartamenti në katin e tretë të një pallati që ndodhet përgjatë bulevardit “Aqif Pasha”.

Nga hetimet paraprake besohet se një sasi e vogël tritoli është vendosur para derës së banesës së shtetasit, Erjon Snapi, aktualisht në pozicionin shefit të Klubit Sportiv Elbasani. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht jo dëme në njerëz. Fuqia dhe tronditja nga shpërthimi kanë shkaktuar frikë tek fqinjët që kanë reaguar të alarmuar ndaj kësaj ngjarjeje.
Erjon Snapi ka bërë të ditur se ka marrë kohët e fundit kërcënime për të cilat dhe ka denoncuar në polici.
Nuk dihet ende natyra e kërcënimeve, por policia kishte nisur hetimet për denoncimin që Snapi kishte bërë pak ditë më parë në komisariat.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *