Vendimi për negociatat, reagimet nga Rama e Meta te Kim e Soreca

Leda Hysa

Vendet anëtare të BE vendosën sot në favor të hapjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas vendimit Komisioni Europian duhet të përgatisë kornizën e bisedimeve e cila duhet të miratohet nga Këshilli.

Vetëm pas kësaj do të organizohet Konferenca Ndërqeveritare e cila shënon dhe nisjen zyrtare të procesit.

Për Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte.

Për Shqipërinë janë renditur një sërë kushtesh që vendi duhet të plotësojë përpara Konferencës Ndërqeveritare

Më poshtë reagimet e krerëve të shtetit në Tiranë dhe ambasadorëve të SHBA dhe BE mbi vendimin e sotëm:

Mesazhi i Metës:

Kreu i shtetit shkruan në “Facebook” se pas këtij vendimi të BE, politika shqiptare nuk duhet të humbasë asnjë minutë, por duhet të zbatojë sa më parë kushtet që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve.

Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh!

Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve! – shkruan ai

Mesazhi i Ramës

Kryeministri Edi Rama tha sot se duhet të shohim jo vetëm errësirën që ka sjellë pandemia, por edhe dritën e bashkimit me Europën.

Duke komentuar vendimin për negociatat, kryeministri shtoi se Shqipëria nuk mund të festojë në këtë kohë dhe shtoi se ka marrë përgëzime nga homologët e tij për masat e marra dhe shpejtësinë e reagimit të Shqipërisë ndaj koronavirusit.

Unë mezi pres ditën e çlirimit nga ky virus për të festuar. Më në fund eshtrat e rilindasve prehen të qetë në varrezat e dëshmorëve evropianë. Flamuri i Gjergj Kastriotit do të valëvitet si i barabartë…

Mi bëni hallall mesazhet e mia ku shpesh kanë tone të forta për të këqijat e mëdha që na rrezikojnë nëse nuk jemi të vëmendshëm. Ne nuk do ndalemi në plotësimin e çdo detyre deri sa të ulemi në dhomën e madhe të ndenjes të BE, ku fëmijët tanë luajnë në një kopsht me atë të fëmijëve të vendeve anëtare.

Më në fund do të valëvitet i barabartë mes të barabartësh flamuri kuq e zi i Gjergj Kastriotit. – tha Rama.

Mesazhi i Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me vendimin e ministrave të BE për t’i hapur negociatat Shqipërisë. Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ dimplomatja amerikane theksoi se ky vendim i BE tregon se  pasqyron punën e palodhur të qeverisë si dhe të qytetarëve.

Mes të tjerash ajo theksoi se SHBA do të vijojë të mbështesë reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin në BE.

“Vendimi i Bashkimit Europian për të hapur bisedimet pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe njerëzit. SH.B.A. do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese”, shkruan Kim.

Mesazhi i Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luiggi Soreca në një postim të gjatë në Twitter, Soreca thotë se nga sot Shqipëria ka një status të ri përballë Bashkimit Evropian dhe do të zbatohen një sërë rregullash të reja që do ta ndihmojnë popullin shqiptar që t’i bashkohet, sa më shpejt familjes europiane.

Sot është një ditë historike për Shqipërinë. Shtetet anëtare kanë marrë vendimin unanim për të hapur negociatat e pranimit. Dëshiroj ta uroj Shqipërinë për hapin e madh të bërë drejt anëtarësimit në BE.

Ajo çka ndryshon nga sot është se Shqipëria ka një status të ri përballë Bashkimit Evropian. Tani e tutje, do të zbatohen një sërë rregullash të reja që do ta ndihmojnë popullin shqiptar që t’i bashkohet, sa më shpejt që të jetë e mundur, familjes që i përket.

Metodologjia e re e paraqitur nga Komisioni dhe përparimi i qëndrueshëm i bërë nga Shqipëria në muajt e fundit kanë qenë të rëndësishme për marrjen e vendimit të sotëm. Dua të theksoj veçanërisht frymën e kompromisit dhe unitetit të treguar nga të gjitha palët politike për reformën zgjedhore.

Cilat janë hapat e ardhshëm? Shtetet anëtare i kanë dhënë mandatin Komisionit që të fillojë përgatitjen e rregullave të lojës, e ashtuquajtura kornizë e negociatave. Shtetet anëtare kanë kërkuar gjithashtu që Shqipëria të marrë masat përfundimtare në disa fusha të rëndësishme në mënyrë që të mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur Konferenca e parë Ndërqeveritare.

Tani është thelbësore që vendi të bashkohet dhe t’i realizojë këto masa. I takon kryesisht qeverisë të ndërmarrë veprime dhe të përgatisë menjëherë një plan të strukturuar veprimi për muajt e ardhshëm. Por kjo punë është një përpjekje e gjithë shoqërisë, që do të ketë nevojë për bashkëpunimin e të gjitha institucioneve, opozitës dhe shoqërisë civile.

Muajt ​​e fundit kanë qenë shumë sfidues për popullin shqiptar. Tërmeti i 26 nëntorit ju goditi rëndë dhe kriza e tanishme COVID-19 po e trondit vendin. Por ju keni reaguar dhe po reagoni me sakrificë, kurajë dhe angazhim.

Edhe në këto çaste të vështira ju vështruat përpara dhe treguat vendosmërinë tuaj për të vazhduar rrugën drejt BE-së. 97% prej jush e bënë këtë të qartë shkurtin e kaluar.

Mesazhi juaj është dëgjuar në BE dhe nga shtetet anëtare, të cilat kanë treguar solidaritetin e tyre në Konferencën e Donatorëve në Bruksel muajin e kaluar.

BE-ja do të vazhdojë të qëndrojë pranë jush, si gjithmonë, me mbështetjen tonë politike, financiare dhe teknike, për t’i ndihmuar shqiptarët të përmbushin ëndrrën e tyre për t’u bërë qytetarë të BE-së. Sot, ne kemi hedhur një hap të madh më pranë këtij objektivi të përbashkët.

 

 

l.h/ dita

Share This Article
17 Comments
    • Epo si i thone ? E pesta e verteta. Apo e 15 e verteta. Se me ato 15 kushtet as per 5 vjet te tjera nuk hapen. Sidoqofte urime rili-idioteve te cilet qe ishin pergatitur me slloganin “Europa kurve” per jone. Tani shtrengojeni menderen mire se kumanari sot iu pruri edhe nje haber tjeter . Ate te atyre 140milioneve te Bechetit.

    • Skllever muzhike dhe bythelepiresa te ramutit bashkohuni!

      Si gjithmone Shqiperia e para nga fundi

      Kushte te shtuara

      T’a gezoni Europen kapitaliste nga dekada tjeter mbase o shoke proletare

      Me respeskt
      Pali Miska

      • Tigani europian eshte gati.per ti ulur ne sofer duhet te kapim peshqit dhe te lajme duart.Eshte koha e korones
        Por cti bejme virusit dhe Bereqetit qe na zhvat milionat.

    • Rrofte Shqiperia Europiane.Sterniperit e GjergjKastriotit .jane ne oborrin e shtepise se vet.Se zoti vet e tha me gojese Shqiperia do rroje sa te kete jete mbi dhe.
      Urime shqipe kudo ku jeni.nderim te pareve tane .

  • Ishte fat për shqiprinë që u ndodhe në krye të qeverisë shqiptare në këto situata të vështira ,tërmetit dhe covid-19 ,veç vullnetit ,durimit dhe dashurisë për popullin ti dole fitimtar fitove simpatin edhe të BE,amerikës dhe të gjithë ndërkombëtarve.Ti nuk e lë shqiprinë pa drejtim ,suprmarketet jan plot ,siguria e qeveria në këmbë .spitalet publike në këmbë ,doktorët privat futën kokën n bythë ,asnjë lek nuk dhanë për ndihmë nga xhepi i tyre .
    Bravo je gjigand ,zoti të solli në kohën e vendin e duhur ,për shqiprinë eurpiane.Puna jote mbreslënse u njohë në furtunë .B R A V O ! Kush s’ta di është gomar !

  • Ishte fat për shqiprinë që u ndodhe në krye të qeverisë shqiptare në këto situata të vështira ,tërmetit dhe covid-19 ,veç vullnetit ,durimit dhe dashurisë për popullin ti dole fitimtar fitove simpatin edhe të BE,amerikës dhe të gjithë ndërkombëtarve.
    Ti nuk e lë shqiprinë pa drejtim ,suprmarketet jan plot ,siguria e qeveria në këmbë .spitalet publike në këmbë ,doktorët privat futën kokën n bythë ,asnjë lek nuk dhanë për ndihmë nga xhepi i tyre .Respekt për mjekët spitalit nënë tereza ,sanatorjumit , shteror që punojn për shpëtimin e jetës të sëmurve me covid-19

    Suksese z. kryeministër ,je gjigand ,zoti të solli në kohën e vendin e duhur ,për shqiprinë eurpiane.Puna jote mbreslënse u njohë në ditë furtunë .B R A V O !
    Kush s’ta di është gomar i paguar si mercenar !

  • Opozita ne zi!!!!
    I doli bosh gjith ajo propogande dhe gjithe ato para per te na vecuar nga Europa..

  • Qenkan ekzaltuar militantet se po hapen negociatat. Falenderoni shokun Coronavirus per ndihmen e pashembullt qe dha ne hapjen e kesaj mundesie e cila nuk do te kishte gjasa te ndodhte ne kushte normale. Se sa nuk ndalet kriekaqoli ne plotesimin e detyrave e tregoi ne keto 7 vjet ku vendin e coi ne gremine me keq se Saliu. Gezoni shoke po Europa eshte ende larg, hapja e negociatave nuk nenkupton automatikisht hyrjen ne Europe, po ky eshte hesap tjeter qe ju nuk keni veshe per ta degjuar.

  • Per te gjithe te renet, per te mbritur ne kete dite te shenuar”..Vellezer e motra ,u kry”.dhe ne do te festojme edhe ne emrin tuaj ,sepse qendruam ne “barikade”dhe nuk u fshehem si disa qe edhe pse nuk ishin shume na penguan dhe na vonuan ne rrugen e nisur drejt Europes! Le tu kujtojme atyre se merita e vetme qe kane eshte mllefi dhe shkaterrimi i cdo gjeje te arritur. Edhe sot ne kete dite te gezuar disa prej tyre kane pafytyresine tu bejne thirrje vendeve te Europes te mos e ndermarrin kete hap!Le te mos na ligeshtoje kjo cfaqie e shemtuar e ketyre njerzeve qe fatkeqesisht i kemi midis nesh,por te shikojme e ecim pa u ndalur ne rrugen e nisur !Te gezojme te gjithe dhe te mos harrojme se merita kryesore i takon shumices te popullit qe provoi edhe sakrifica per te arritur deri ketu dhe sigurisht edhe qeveris qe e drejton!
    Fatmir Xhamallati

  • Per te gjithe te renet ,qe u flijuan , per te mbritur ne kete dite te shenuar”..Vellezer e motra ,u kry”.dhe ne do te festojme edhe ne emrin tuaj ,sepse qendruam ne “barikade”dhe nuk u fshehem si disa qe edhe pse nuk ishin shume na penguan dhe na vonuan ne rrugen e nisur drejt Europes! Le tu kujtojme atyre se merita e vetme qe kane eshte mllefi dhe shkaterrimi i cdo gjeje te arritur. Edhe sot ne kete dite te gezuar disa prej tyre kane pafytyresine tu bejne thirrje vendeve te Europes te mos e ndermarrin kete hap!Le te mos na ligeshtoje kjo cfaqie e shemtuar e ketyre njerzeve qe fatkeqesisht i kemi midis nesh,por te shikojme e ecim pa u ndalur ne rrugen e nisur !Te gezojme te gjithe dhe te mos harrojme se merita kryesore i takon shumices te popullit qe provoi edhe sakrifica per te arritur deri ketu dhe sigurisht edhe qeveris qe e drejton!
    Gezuar!
    Fatmir Xhamallati

  • DITA: Dy gezime ne nje dite:Shpresa per hapjen e negociatave por dhe dhurimi i 50 mil €. ne ndihme te vendit tone.
    -Kjo na lehteson pak dhembjen nga fatkeqsia virusit qe na ka zene,por jo vetem ne.
    -Kjo eshte merit e PS dhe ne veçanti te KM Rama per reformat e bera ne 7 vite per te bere shtet,pamvarsisht pengesave te tmerrshme qe nxori opizita e rruges sidomos ne 2019.
    -Kushtet e vena nga Bundestagu Gjerman jane kryesisht kushte te imponuara nga PD nepermjet deputetve Gjerman si KRIÇBAUN..qe mori pjese ne çadren e Lulit 2017.Dhe te propagandes se BILD per zgjedhjet ne 2016.
    -Megjithate une mendoj se kushtet e vena nuk jane per qeverine por per reformen ne drejtesi qe e drejtojne vet BE+SHBA.
    -Besoj reformen zgjedhore do e pengoi perseri opozita pasi te ne ka 2 opozita.Dhe opozita e rruges nuk eshte dakort per ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe opozita kuvendore nuk e voton ligjin zgjedhor.
    -Konfiskimin e pasurise se gjyqtareve e prekuroreve qe u perjashtuan nga vetingu nuk e ben qeveria por gjyqsori.Por cili gjyqsor..!? Kjo eshte çeshtja…!
    -Mendoj se Berishizmi do te pengoi sa me shume per kete problem madhor per vendin.Te shofim.

    • eh o goamr madhor gomar madhor
      je i pandreqshëm,je burim nervash!!
      amerika po pregatitet të lësojë në tregun e saj 1 mijë mld $,gjermania 300 mld €,zvicra 100 mld sfr,kurse gomari ynë e quan meritë të qeverisë së pushtit të burgajetit marrjen e 50 mln € ndihma nga BE??
      sepse nuk ka asgjë tjetër si shtet,sepse as celularin nuk e ka të tijin e ka me borxh a me vjedhje!!
      o dobiç madhor a e ke idenë se çjanë shifrat që të dhash më sipër?
      zvicra është vetë 2.5 herë më e madhe se ne!!
      100 miliardë franga ka lëshuar për ekonominë e saj për të përballuar gjëndjen!!
      dhe nëse gjëndja vazhdon,ka gati 300 mld të tjera,para se të fillojë të ndjejë sikletin!!
      a e kupton o idiot kur flet si vrimë bythe??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *