“Kushtet? Shqipërisë nuk po i kërkohet asgjë e jashtëzakonshme”

redaktor
2018-06-08 10:02:49 DEN HAAG - Minister Stef Blok van Buitenlandse Zaken (VVD) komt aan op het Binnenhof voor de wekelijkse ministerraad. ANP BART MAAT

Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok thotë se Shqipëria është vendi i vetëm të cilit i janë vendosur katër parakushte dhe vetëm plotësimi i tyre mundëson konferencën e parë ndërqeveritare, që është nisja zyrtare e negociatave për anëtarësim në BE.

Kryediplomati shton se Maqedonia nuk ka asnjë parakusht dhe do të nisë menjëherë me konferencën e parë ndërqeveritare.

Shqipëria është vendi i vetëm që ka parakushte (4) dhe plotësimi i tyre mundëson konferencën e parë ndërqeveritare. Maqedonia nuk ka asnjë parakusht dhe do të nisë me konferencën e parë ndërqeveritare. Shqipëria ka parakushte sepse duhet të bindë vendet e BE se e ka seriozisht në Sundimin e Ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Shqipërisë i janë shtuar disa parakushte që kanë lidhje me frymën dhe ligjin e Kushtetutës në raport me Gjykatën Kushtetuese. I është shtuar parakushti për të zbatuar opinionin e Komisionit të Venecias përfshirë KED, vettingun dhe një sërë standartesh të tjera që janë shkelur sipas Komisionit të Venecias. Në opinion, Komisioni vëren politizimin e reformës”, thekson ai.

Sipas Blok, një tjetër detyrë e Shqipërisë është edhe reforma zgjedhore dhe luftimi i fenomenit të financimit të partive përmes parave kriminale.

Shqipëria duhet të luftojë për të zbatuar pikat e MONEYVAL për pastrimin e parave (aktualisht është në zonën gri). Do të jenë grupet faktmbledhëse që do të përcaktojnë nëse qeveria i ka përmbushur këto kushte ose jo dhe këto grupe do të jenë nga Parlamenti Holandez, Bundestagu dhe vendet e tjera”, shton ai.

Pyetur nga The Guardian se kush janë këto parakushte dhe a ka mundësi realisht Shqipëria t’i plotësojë; përgjigja ishte

“Parakushtet janë përmisimi i mëtejshëm i sistemit gjyqësor dhe përmbushja e procesit të vettingut, reforma në gjykatën kushtetuese që do të thotë marrja parasysh e mendimit të opinionit dhe mendimit të Komisionit të Venecias, marrja parasysh gjithashtu e mendimit dhe opinionit të Komisionit të Venecias për Ligjin e Mediave dhe votimi sipas tij. Është tejet e rëndësishme që në luftën kundër korrupsionit të kemi dënime të funksionarëve të lartë publikë që janë fajtor për korrupsionin”.

Ai nënvizon se “Shqipërisë nuk po i kërkohet asgjë e jashtëzakonshme, përkundrazi po i kërkohet minimalja për një shtet të BE-së dhe disa korniza që duhet t’i ketë çdo shtet që do të hyjë në BE; sundimin e Ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”.

 

d.a. / dita

Share This Article
4 Comments
  • “Ai nënvizon se “Shqipërisë nuk po i kërkohet asgjë e jashtëzakonshme, përkundrazi po i kërkohet minimalja për një shtet të BE-së dhe disa korniza që duhet t’i ketë çdo shtet që do të hyjë në BE; sundimin e Ligjit dhe luftën kundër korrupsionit”.”
    si e thotë më sipër “ky është minimumi”!!
    ne nuk duam të bëjmë as minimumin!!
    sepse po bëmë këtë minimum??
    duhet të,si thuhet sot,të vetburgoset dobiçi i burgajetit që dhe celulari i tij humb ndjenjat nga lodhja e tepërt për të mirën e popullit!për të popull = me vetveten,gjithçka tjetër rreth tij(familje e fis)janë garniturë,thjeshtë ndihmës për të arritur qëllimin e tij!!

  • Kerkojme minimalen thote kok lakra ,luften ndaj korrupsoinit Nuk e mer veten parasysh BE ,e gjitha lundron ne korrupsion

  • Ngelet tu i mbajte me hater e duke i ferkuar e perkedhelur keta banditet neokomuniste shqiptare , ju te BE .Akoma nuke keni kuptuar , qe politikanet shqiptare si PS ,PD dhe LSI nuk e duan shqiperine ne BE .I tremben diktatit te ligjit ,transparences se ligjit te BE .Dhe ju mereni per sitemin e drejtesise e gjykatat e deri tek pastrimi i parave ..Ne shqiperi si i vetmi vend ne europe me keq se ne ishujt ZULU perdhunohet prona .Shkelet kushtetuta neni 181 i saj .Ku per turp ,kur hipin per te ngrohur bythet ne karrigen e Kryemistrit ,keta rrugace te pa pergjegjshem bejne betimin para kushtetutes dhe me pas e shkerdhe.ne kete kushtetute si me qene prostitute .Kjo eshte me e rendesishmja ,kurse sa per pastrimin e parave e kini shume te thjeshte, eshte problem sekondar ,mjafton vetem nje xhiro te beni tek Gjiri i Lalzit ,E brenda nje ore kapni jo me grepa por me rjeta peshq te medhenj ,mesatar dhe dreqi me te birin . Te kini kujdes ,kur te shkoni per kontroll, te shkoni te shoqeruar me ushtare e te blinduar se ruhen nga banditet me kallashnikov keto saraje te ndertuara ne troje te vjedhura . ???!!?!!
    Me te zgjuar ju poitikane te BE me banditet e pa pergegjshem shqiptare te ketij tranzicioni post komunist .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *