Një tjetër i infektuar në Shkodër, shkon në 3 numri i personave pozitivë

J L

Vijon të rritet numri i të prekurve me koronavirus në Shkodër.

“BalkanWeb” informon se ka rezultuar pozitiv një tjetër person, duke e çuar në tre numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Bëhet fjalë për një qytetar nga Puka, i cili ka qenë i shtruar në Spitalin e Shkodrës, tek Infektivi, ku i është bërë tamponi dhe ka rezultuar negativ.

Por, më pas, ai është dërguar në Tiranë dhe pas skanerit ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Siç raportohet, pas këtij rasti, po bëhen analizat e stafit mjekësor, të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin e Shkodrës, të cilët kanë pasur kontakte me këtë person.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *