Rezultatet e testit të dytë për koronavirusin për kancelaren gjermane Angela Merkel rezultuan sërish negative.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i saj Steffen Seibert të mërkurën e 25 marsit.
Seibert i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA që Merkel do të vazhdojë të punojë nga shtëpia dhe do t’i nënshtrohet një testi tjetër në fillim të javës tjetër.
Kancelarja gjermane hyri në karantinë të dielën e kaluar për shkak të kontaktit të mëparshëm me një mjek i cili më vonë kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin.
Të hënën, ajo mori pjesë në mbledhjen e saj javore të Kabinetit përmes telefonit. Seibert theksoi se Merkel do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj zyrtare gjatë qëndrimit në shtëpi.
o.j/dita

I kemi uruar kurdohere jete te gjate Zonjes Merkel, mbrojteses te Europes te bashkuar dhe mikes dashamirese te Shqiperise. Jemi shqetesuar kur u dha lajmi se mund te jete infektuar por edhe jemi lutur qe te behet mire. Na gezon shume lajmi se eshte mire. Langes Leben fùr Merkel.