Një komplot parlamentar

redaktor

Nga Rexhep Qosja

 

E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit!

E rrëzuan Qeverinë e shpresës!

E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës pa i lejuar t’i kalojë as 90 ditët e para që çdo qeverie i lejohen në të gjitha demokracitë liberale e joliberale, përpos në “demokracitë” neofashiste.

Nuk e rrëzuan votuesit. Jo.

Nuk e rrëzuan ata që zgjedhin. Jo.

Nuk e rrëzoi populli. Jo.

E rrëzuan ata që fjalën popull s’e përmendin më, ata që popullit nuk i bëjnë të mundshme as të shihet e as të dëgjohet më!

E rrëzuan ata që përgjegjshmërinë për shoqërinë, si u pa, e kanë shumë më të vogël se levërdinë vetjake.

Se do të bëjnë çmos për ta rrëzuar Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës e treguan ditën e formimit të saj në Kuvendin e Kosovës. Atë ditë, në atë mbledhje, u dëgjuan fjalë sulmesh, fjalë fyerjesh dhe fjalë kërcënimesh kundër saj dhe sidomos kundër kryeministrit të saj.

Kush janë ata që e rrëzuan Qeverinë?

Janë ata që i tmerroi fitorja e Lëvizjes që e krijoi qeverinë – fitorja e Vetëvendosjes.

Janë edhe ata, në të vërtetë prijësit e atyre, që e krijuan koalicionin me ta për krijimin e asaj Qeverie.

Ata e rrëzuan, në të vërtetë ata e prenë në besë.

Pse e rrëzuan?

Pse e prenë në besë?

Cilat janë arsyet e rrëzimit, e prerjes në besë të Qeverisë së ndryshimit dhe të shpresës?

Ata që e përgatitën rrëzimin, opozitarët, thonë gënjyeshëm, propagandueshëm se qeveria gjatë atyre 50 ditëve, që ia lejuan, u tregua antiamerikane dhe e rrezikoi Kosovën me sanksione që SHBA-ja gjoja do t’ia vinte Kosovës!

Pjesëmarrësit e dytë të koalicionit, në të vërtetë të parët e LDK-së, e thonë duke mashtruar opinionin se Qeveria u rrëzua, e para, pse e shkarkoi pa u konsultuar me ta ministrin e Punëve të Brendshme që vinte prej partisë së tyre dhe, e dyta, për shkak se nuk deshi të hiqte tarifën në mallrat e Serbisë e të Bosnjës.

Kryeministri i qeverisë, Albin Kurti, ndërkaq, thotë se qeveria e kryeministruar prej tij u rrëzua për shkak se ai e kundërshtoi shkëmbimin e territoreve midis Kosovës e Serbisë që është paraparë në bisedimet midis kryetarit të Kosovës dhe kryetarit të Serbisë.

Është një arsye tjetër, megjithatë, që realizuesit e rrëzimit të Qeverisë i ka shqetësuar më shumë se arsyeja e të parëve, opozitarëve, dhe arsyet e të dytëve, udhëheqësve të LDK-së.

Cila është ajo arsye?

Ajo është arsyeja që e dijnë, që e ndjejnë, që e theksojnë, që e përjetojnë shembshëm shumica e qytetarëve të Kosovës.

Qeveria e ndryshimit dhe e shpresës i çoi tmerrueshëm kundër vetes edhe ata të opozitës, edhe ata të koalicionit qeverisës kur filloi, shpejt pas konsituimit, t’i rrëgjojë, në të vërtetë t’i komprometojë privilegjet e pushtetarëve të lartë dhe partizanëve të tyre, t’i shpërbëjë infrastrukturat e eksploatimit e të zhvatjeve të Kosovës prej atyre që ishin në pushtetin e saj prej ditëve të para të pasluftës çlirimtare të UÇK-së e sidomos prej atyre që ishin në pushtet prej se Kosova u shpall shtet me 17 shkurt 2008.

Qeveria e ndryshimit dhe e shpresës i çoi tmerrueshëm kundër vetes edhe ata të opozitës, edhe ata të koalicionit kur e paralajmëroi ligjin për hetimin e prejardhjes së pasurive të të gjithë të pasuruarve politikë duke shfrytëzuar postet politike e shtetërore për të krijuar pasuritë e tyre të luajtshme e të paluajtshme në Kosovë e jashtë Kosovës.

Mund të mendohet kështu a ashtu, por nuk ka dyshim se nxitësi i rrëzimit të Qeverisë u bë kryetari i Kosovës, me dy nismat e tij – me nismën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme kur në Kosovë ende ishin vetëm 17 të prekur prej koronavirusit dhe me denoncimin në Gjykatën Kushtetuese të vendimit të qeverisë me të cilin u ndalohet qytetarëve, si u tha në atë denoncim, “lëvizja e lirë”, e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Mund të besohet se as gjendja e jashtëzakonshme e as denoncimi i Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për atë “kufizim të lirive të lëvizjes”, që sot po e zbatojnë gati të gjitha vendet evropiane në luftën e tyre kundër pasojave të koronavirusit, nuk do të ishin paramenduar sikur kryetari i Kosovës mos të ishte marrë vesh me mocionistin, domethënë me kryetarin e LDK-së. Dhe, ashtu në atë marrëveshje u bashkuan dy shqetësime të forta politike, financiare e materiale, kundër Qeverisë, kundër Vetëvendosjes dhe kundër kryeministrit Albin Kurti. Dhe, kundër qëndrueshmërisë dhe mirëkuptimit për Kosovën në botë.

Këto dy shqetësime i kishte bërë edhe më të forta, më vepruese, më ndikuese, më alarmuese, më të pandalshme, parimësia, vendosmëria dhe ndershmëria politike e Albin Kurtit që janë virtytet e tij të larta e sidomos virtyti i tij më i lartë– dhuntia mendore politike e kulturore.

Se si krejt u shpreh ky shqetësim alarmues, i pandalshëm i të shqetësuarve e pamë dje, në mbledhjen dymbëdhjetëorëshe të Kuvendit të Kosovës.

E se si krejt do të mund të shprehet ai shqetësim alarmues, i pandalshëm, në javët, në muajt a në vitet e ardhshëm mbetet të shihet.

Lëvizjes Vetëvendosje iu hakmorën dje rinia e saj, risia e saj, pastërtia e saj politike, aftëstë e saj të përgjithshme dukshëm dalluese dhe sidomos përkushtimi i saj ndaj gjendjes sociale të qytetarëve të Kosovës.

E Albin Kurtit ju hakmorën dje mençuria, ndershmëria, parimësia dhe përgjegjshmëria e tij politike, shoqërore, shtetërore dhe kombëtare.

Dhe kështu me hakmarrjen ndaj rinisë, risisë, vendosmërisë, pastërtisë, aftësive të Vetëvendosjes dhe mençurisë, ndershmërisë, parimësisë e përgjegjshmërisë së Albin Kurtit u mbytën njëherë për njëherë ndryshimet dhe besimi për të cilat votoi populli i bindur se me rininë e risitë e Vetëvendosjes Kosova do të bëhet shtet stabil, funksional, demokratik, shtet juridik, shtet që do të lirohet prej eksploatuesve, zhvatësve, shfrytëzuesve të tij të rehatuar në postet politike, partiake e shtetërore.

A do të mund të jetohet edhe më tej këtu? Më pyetën disa të rinj në mesazhet që më dërguan e në thirrjet telefonike pas miratimit të mocionit fatal kundërhistorik të votuar dje në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës.

Varet prej jush, arrita t’u përgjigjem disave prej tyre.

Ju jeni ata që jetojnë sot e që duhet të jetoni edhe nesër në Kosovë, prandaj ju duhet ta bëni Kosovën ashtu si është më së miri për jetën tuaj.

Ju jeni sovranët e Kosovës.

Mos lejoni të bëjnë me të çka po bëjnë shfrytëzuesit dhe zhvatësit e djeshëm e të sotëm politikë të pasurive të saj e që të tillë, shfrytëzues e zhvatës politikë të pasurive të saj, po duan të jenë edhe nesër! Mos lejoni të bëjnë me të çka po bëjnë zhvatësit e mëdhenj politikë të pasurive të saj.

Etërit e vëllezërit më të moshuar të Opozitës, në vend se, në sajë të meritave që kanë për Luftën dhe në Luftën Çlirimtare, në njërën anë, dhe për shkak të mëkateve të ndryshme politike pas Luftës, në anën tjetër, t’i afronin të rinjtë e Vetëvendosjes, të tregonin gëzimin për fitoren e tyre, për gatishmërinë, për aftësitë e virtytet me të cilat do t’i shërbenin Popullit e Shtetit edhe politikisht; në vend se të bashkoheshin me ta në luftën kundër rrezikut botëror që po i kërcënohet edhe Kosovës – në luftën kundër koronavirusit, ata u treguan të kompleksuar e të frikësuar prej asaj gatishmërie, prej atyre aftësive, prej atyre virtyteve të të rinjve dhe bënë komplotin e dytë politik zëkeq ndaj tyre.

Ani ku se?

Në Kuvendin e Kosovës.

E papritur!

E paharruar!

Historikisht ndëshkueshëm e kujtuar dhe e shënuar.

Prishtinë,
26.03.2020

Share This Article
45 Comments
    • Nje politikan i mire duhet te shohe me larg se hunda e tij dhe nuk mund te justifikohet ne asnje menyre “ftohja” e marredhenieve te Kurtit me SHBA dhe BE ,.Politike e mire do te thote dhe zotesi ne menazhimin e situatave apo kurtheve qe mund te ngreje kundershtari,nje diplomat i mire do te thote dhe konsesus,terheqje apo dialog dhe jo veteviktivizim.Nuk mund te jesh trim i vetem “ne lufte”megjithese foles i mire apo i mireshkolluar.Nuk mund te jesh patriot i mire kur nuk njeh gabimet ,kur je mosmirenjohes ndaj miqve dhe aleateve strategjike(SHBA dhe BE).Nuk mund te jesh udheheqes i mire kur ve interesat partiake apo”fjalen e dhene)per shkarkimin e ministrit para interesave te popullit.Ky eshte nje dezertim i Kurtit ne menyren me te keqe duke provokuar ai vete kete fund,mbase me kalkulimet e tij per te fituar me shume vota si ana tjeter e medaljes Harajdinaj dhe dihet fundi i tij…Udheheqes i mire duhet te kete shpatulla dhe jo qarje.

  • I nderuar profesor Qosja,

    Dou isha lutur të qëndroni drejtë dhe mllefet, herë herë të drejta, t’i përmbani dhe mos i hidhni më tej benzinë zjarrit.

    Dy pyetje: A nuk jerni ju njëri ndër ideuesit e teorisë së ndryshimit të kufijve duke shpallur publikisht ëse është mirë ti kalojnë Serbisë ato komuna me shumicë drmuese serbe, të cilat, si keni shkruar ju, i kemi humbur dhe të marrim ato teritore që janë të banuara nga shqiptarët?

    Së dyti..e zëmë sikur Thaçi filloi lojën e tij politike, por t mos harrojmë se sot për sot ai është në Kosovë njeriu i besimit amerikan.

    Prse Kurti, aq ngutshëm, ra viktimë e tij ,megjithëse si shkruani ju ai është më idealisti, më i mënçuri, m atdhetari, dhe për një minutë, pa mbledhë as qeverinë, shkarkoi një njeri ,i cili ishte kundërshtar i tij?

    Fjalimi i djeshëm i Kurtit ishte i mbushur me antiamerikanizëm? Jeni edhe ju në këtë mendim!
    Mendoni edhe ju se SHBA po e shet Kosovën? Ata që na çliruan, që e shpallën pavarësinë para nesh? Kurti, për hir të gjendjes a nuk do të mund të bëhej më i qetë dhe të mos e priste degën ku kishte hipur qeveria e tij. VV nuk ka fitore plebishitare, ajo ka një të katërtën e popullit që votoi ose një të tetën e gjithë popullsisë me t drejtë vote në Kosovë! Ku është zëri i popullit të Kosovës këtu. Po mbrëmë a ishit në rrugët e Prishtinës..e patë se çfar bënë militantët e VV, po mohimin prej tij të flamurit të Kosovës, pavarësisë, shtetit, rambujesë, ushtrisë, mohimin e bashkimit kombëtar a i keni parë…

    A e mendoni se cili do të ishte qëndrimi i Ukshin Hotit në kët rast..

    Mos u korit tani, se nuk ke kohë me e marrë vehten..

  • Presor Xhepi, ta shikosh te verteten ne sy, eshte gjithmone e hidhur! Ky realitet i hidhur u ushqye sado pak edhe nga ty vite e muaj e me pare, tek i benit petullat me uje, e flisnit per bashkimin kombetar, (sa e hidhur dhe poshtersi kjo e juaja dhe shume te tjerve, teksa duan bashkimin kombetar pa shqiptaret e Maqedonise, Malit te Zi), tek flisnit per flamurin e keq kosovar, (sa percmim dhe shovinizem shprehnit ju padashur ndaj pakicave te tjera etnike ne Kosove!), tek flisnit per nje president, (sa projekt i kote dhe naiv ky per shqiptaret e tmerrshem individualiste!), tek flisnit gjithe siguri per mos-kontaktimin me Vucic&Co. derisa ta njihnin Kosoven, (duke u dhene keshtu shkak nacionalisteve serbe te mblidheshin me teper grusht rreth vetes se tyre!), tek flisnit per taksen 100% dhe denimin e Serbise, (ne nje kohe qe ky ishte sherbimi me i mah qe ju i bete Serbise dhe unifikimit te saj ne ngjyra nacionaliste), e sa e sa projekte per pasneser (sic thote fjala e urte) flisnit ju e te tjere, duke inspiruar idealiste naive si Albinua, dhe tani nuk keni guximin ti kerkoni falje Albinit dhe shume te tjerve, duke u thene: na falni, per arrogancen tone primitive qe ua inspiruam edhe juve dhe nje pjese tjeter, na falni qe nuk e kuptuam se clirimtari kryesor i Kosoves, Amerika, nuk ka me qejf (kupto: mundesi dhe shkak) te hyje serish ne nje lufte qe mund te nise nga qendrimi yne provokativ dhe idiotesk i viteve te fundit! Ja, ky jeni ju presor Xhepi, njeri pa guxim dhe karakter te kerkoni falje per inspirimin e pamend qe i dhate Albinit e tani (e kurdohere) e late ne balte, sepse jeni diskretituar dhe nuk keni vizione per te ardhmen e pavarur te Kosoves, me te gjitha etnite e saj aty! Me vjen keq per kete idealistin naiv, Albon, por jo per ju presor i pamesuar, qe justifikoheni tani me nje qarje pacavure!

  • PO qy Qosja ke perfaqeson? As 1% te kosovareve! Lere moralin se ti je i fundit qe duhet te beje moral.
    Problemi i madh qe ka Kosova dhe Shqiperia eshte ai i personalizimit te pushtetit dhe autokratizmit. Fatkeqesisht shqiptaret nuk jane te afte te bashkepunojne dhe kacafyten per marrezi ideologjike duke harruar te miren e perbashket dhe prosperitetin e vendeve perkatese. Eshte marrezi kriza e krijuar ne nje kohe krize pandemike por jo me pak te paponderuara jane qendrimet radikale te Albinit. Kur prishet nje marreveshje faji nuk eshte asnjehere vetem i njeres pale. Ne Kuvendin e Kosoves u degjuan ca diskutime me nje tendence hidh e prit plot pathos “patriotik”. Si perfundim pas gjithe kesaj kacafytje me e fituar del Serbia dhe qarqet pro serbe te cilat kane nje karte shume te mire per te luajtur si faktor stabiliteti ne Ballkan. Kosova humbi nje tjeter rast per ti treguar Europes vullnetin e mire dhe unitetin drejt konsolidimit te shtetit.

  • Kurti eshte politikani kosovar i pa korruptuar deri tani, politikani dinjitoz qe mbron interesat e Kosoves pa marreveshje te fshehta dhe me nje inteligjence per t’u marre shembull. Fatkeqsia e shqiptareve eshte qe duke perjashtuar maskarejte dhe dallgauket, te tjeret nuk kane sensin e te kuptuar te gjerave. Pra eshte me lehte te jesh Kryeminister i Kines me miliarda njerez se sa Kryeminister i Kosoves, apo Shqiperise. Mos flisni keq per Kurtin, sepse ai eshte i paprovuar, por flisni keq per veten tuaj, qe nuk mund te kuptoni se cfare do te thote te rrezohet qeveria në kohe karrantine, gje qe eshte nje veprim krriminal, qe në rast se nuk do t’i denoje ligji, historia do t’i denoje me siguri.

    • Kurti vertete qe eshte i pakorruptuar,por eshte nje kokeforte i madh. Ai nuk e kupton qe me kokefortesi nuk mund te besh politike, ose te jem me i qarte, gjithmone ben politike te gabuar.
      Kurti ne politiken e jashtme i kushtoi shume deme Kosoves.

      • Te kuptoj drejt o “Mollos”, shqiptaret u mesuan per 30 vjet me politiken e shkerdhatokracise. Kush eshte maskara, del qe eshte politikan i vlefshem dhe i zgjuar. Kjo politike eshte e vendeve te pazhvilluara, ndersa vendet e zhvilluara bejne politike brenda asaj qe quhet e moraleshme. P.sh. te rezosh qeverine në kohen kur e gjithe Bota ka nderpre konfrontimet politike eshte krim ndaj vendit te vet dhe eshte e denueshme. Në amerike demokratet nderprene fushaten qe te ruajne njerezit. Kurse në Kosove rrezohet qeveria nga politikanet medioker dhe injorante. Edhe Shqiperia nuk mbetet mbrapa. Politikane si Berisha, Meta, Basha e kompani mund te mbijetojne vetem në Shqiperi, por kursesi në nje vend tjeter demokratik ku jepet doreheqje per nje skandal fare te vogel. Kurti eshte i paprovuar dhe asnje koment per ate nuk eshte i vlefshem. Te tjeret jane te provuar dhe e dime kapacitetin e tyre qe drejtojne vetem me injorance, pavarsisht qe nuk jane “kokforte” sikurse shkruan ti.

        • Niku, besoj qe z. Kurti eshte i pakorruptuar, dhe besoj qe ai, sa i perket korrupsionit kishte qellim te mire. Por duhet ta dimë qe ne partine e tij nuk jane te gjithe te tillë. Udheheqesi i grupit parlamentar te VV, z. Rexhep Selimi eshte nje hajdut ne ze qe se bashku me vellezerit beri nje pasuri marramendese. Duket qe z. Selimi eshte i perfshire edhe ne pune te tjera shume te pista. A thua z. Kurti, si perkrahes i luftes kunder korrupsionit, do ta burgoste edhe udheheqesin e grupit parlamentar te VV ? Dyshoj.
          Qeveria Kurti me te drejte lavderohet qe gjate ketyre 52 diteve ka bere pune shume te mire, sidomos me shkarkimin e disa bordeve dhe keputjen e kontratave te demshme per Kosoven. Keto te mira qe u bene nuk ishin merite vetem e VV, por ishin edhe merite e ministrave te LDK-se. Fanatiket e VV qellimisht nuk e permendin kete, por ata duhet ta dinë se z. Lumir Abdixhiku, minister i infrastruktures dhe transportit,anuloi vendimin qe i siguronte 50 milijon euro Bechtel Enka-s per nje kontrate te demshme per Kosoven. Gjithashtu ai anuloi kontraten 110 milioneshe per autostraden e Dukagjinit etj. etj. Pra merite nuk ka vetem njera parti, por merite ka edhe partneri i kualicionit.
          Gabimet e z. Kurti kane te bejne me politiken e jashtme(qe ishte katastrofale) dhe raportet e tij me partnerin e kualicionit.
          Asnjehere me pare Kosova nuk kishte raporte me te keqija me partneret strategjike, sidomos me Sh.B.A.-te. Keto raporte u prishen pikerisht nga Albini.
          Raportet ndaj LDK-se nuk ishin raporte korrekte. Gjate tere kohes Albini mundohej qe LDK-ne ta nenshtronte dhe ta poshteronte. Ai harronte qe ishte ne Kosove e jo ne Korene e Veriut. Ne Kosove nuk mund te vepronte si autokrat. Pra ishin veprimet e tij autokrate qe ndoshta edhe beheshin qellimshem, ajo qe shkaktoi rrezimin e tij. Pra nuk eshte LDK-ja ajo qe e rrezoi qeverine, por ishin veprimet poshteruese te Albinit qe rrezuan qeverine. Albini e pati mundesine qe te reflektonte , por nuk deshi. Po te brengosej ai per popullin dhe koronavirusin, nuk do t’i bente keto marrina por do ta kthente nje minister te shkarkuar padrejtesisht .

    • Niku @, jam 100 % me ty, KURTI është i vetmi Politikan i pakorruptuar .
      Simpatizoj dhe Haradinajn për taksën e vënë Sërbisë, por duket se dhe ai “Devijoi” nga Kauza e Dardanisë .
      Me rëzimin e qeverisë në Kohë Lufte u duk hapur se “DORA SËRBE” është shumë e fuqishme në Kosovë dhe politikanët e saj janë KORRUPTUAR KOMPLET bile janë kthyer në TRADHËTARË.Me në krye HASHIM THAÇIN .
      Por dhe ne këtu në Shqipëri kemi KOLEGËT e Thaçit kemi EDI RAMËN, SALI MUT BERISHËN, LULUSH SHALËTYMIN, ILIR , LIKE FLORIRI , ERJON LALILEKUN.etj.etj

    • Tamam, eshte e vertete, Kurti eshte i madh, me logjike superiore, dhe absolut per te bere politike dhe diplomaci admiruese. mbibazen e reciprocitetit me kedo, por se pari me Serbine si shtet fqinje. Te tjeret, qe s’jane fqinje, kete duhet te kene parasysh, fqinjesine mbi baza reciprociteti.

    • Tamam, eshte e vertete, Kurti eshte i madh, me logjike superiore, dhe absolut per te bere politike dhe diplomaci admiruese. mbibazen e reciprocitetit me kedo, por se pari me fqinjin.

  • I nderuar PR Qosja .`
    Per cfare komentoni keni me se te drejte ,ju e vini piken mbi i. Kjo qe komentoni ju PR Qosja ,pra frika kondra z Kurtit nga politikanet e korruptuar ,qendron ,ku me keqerdhje ne e nuhatem mbi stergjatjen e madhe mbi koalicionin me partine e z Kurti ne ato ditet e para .Frike kemi edhe ne shqiptaret ne juge te shqiperise ,ku abuzimet jane brutale dhe eshte ndoshta shume e pa mundur te ardhjes se ndonje force te re politike ne shqiperi . Ne menduam dhe shpresuam ,se z Kurti direkt dhe indirekt do vinte me shpatulla mbas murit edhe poitikanet tane ketu ne shqiperi ,por sqe fat per ne ,e une ndjej keqeardhje per interesat e te ndereshme popull shqiptare .Me keqeardhje sa me shume shtohet korrupsioni dhe lidhja me krimin e orgnizuar , aq me te veshtira krijohen problemet e zgjidhjes se drejte te ardhjes ne pushtet te partive te reja e te panjohura ne shqiperi,pamvaresisht qe eshte me se e domosdoshme . Dua ta felenderoj gjithe popullin kosovar qe votoi Z Kurti ,qe eshte vertete me ideale ,por nga ana tjeter , ky puc anti Kurti , nuk eshte vetem personalisht per te ,por eshte mbi te gjitha ofendimi ,anashkalimi negativ djallezor , ofendimi e percmimi ,qe i behet gjithe elektoratit te mencur e largpames te popullit te Kosoves .Dhe Kurti ,qe pa diskutim ishte dhe eshte me ideale dhe me duar te pastra , me keqeardhje ,u la ne balte nga pucet e te korruptuareve te parlamentit te Kosoves .
    Doja ti lutesha shume komentueseva te mesiperm ,mos te komentojne PR Qosen simbas llogjikes se tyre drite shkurter ,por doja ti thonja , qe ne brezi i jone , duhet te jemi krenare, qe jemi bashkohesit e PR te nderuar Qose .

    Pervec qe PR Qose ka me se te drejte ,por mos haroni ngrini syte e shikoni si Ismail Kadare , as edhe nje here nuk u pronencua per te shkruajtur ,per te kritikuar e mbi te gjitha per te ndihmuar popullin shqiptar . Dihet ,vetem dy intelektuale kemi sot ne shqiptaret ,por me nje ndryshim te madh ne principe e ne karakter midis tyre ???? Mos e haroni .
    Prandaj o komentues, beni gjakftohte dallimin dhe diferencen midis ketyre dy intelektualeve tane ??

  • Mos te harojm vepren gjigante te kryeparlamentares qe nuk u gjunjzua assesi duke pas parasysh voten e dhen nga populli kuptohet edhe disa deputetve me vision largpames per te ardhmen e ndritur te Kosoves !

  • si i tha ramuti te sapozgjedhurit te nderuar Albin Kurti, avash se kryeminister nuk behesh menjehere

    pocaqite e politikes i dine menyrat qe ta mbajne veten gjalle ne pushtet
    poshte plehrat dhe pocaqite ne politke!!!
    nuk duam politike, kerkojme drejtesi e qeverisje permes punes se ndershme

  • Albin pa hypur mire ne kal fillove duke sulmuar oligarket e kosoves me emra edhe mbiemra tipik sjellje komuniste, ata jan bisesmena sado te ndyre jan ato krijojn vende pune ushqejn familje me buke. Gabimi i dyte ishte martesa me klyshin e serbise dhe UDB Isa Mustafa! Gabimi i trete Albin ishte se krijove shumë armiq me Edi Ram me Ramush me Thac etj etj me against the world (une kunder botes)! Gjithsesi ca nuk te vret te ben me te forte (Anyway what doesn’t kill you, make you more stronger)!

  • Respekt Prof. Qoses, si gjithmone pika mb i! Sido qe ndodhi Kosova me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin e mbeshtetesit e tyre e ka nje shprese per te ardhmen e afert. Me vjen keq qe Shqiperia nuk po sheh ne horizont nje altenative te ngjashme me ate te Kosoves por ka mbetur ne ate variantin e bere bajat dhe te neveritshem Rama-Sali, Sali-Rama dhe Mero Baze ne “mes”!

  • Keta qe i thone Rexhep Qoses nuk as 1% te votave,duhet te dijne se ne 1912 me Ismail Qemalin nuk ishin as 1% e shqiptareve,,Tirane,Kruje,Shijak,Kavaje,Peqin,Elbasan,Mallakaster,Berat,,Te gjithe ishin me Haxhi Qamilin.
    Populli shqiptar ishte kunder Pavarsise.

  • Ka zera qe thone se Grenelli dora vete qendron pas gjithe kesaj.
    Vellezerit tane ne Kosove duhet ta kuptojne qe nuk eshte
    me Bill Klintoni ne shtepine e bardhe.
    Shpresoj qe gjithologu yne kesaj radhe mos fusi hundet
    per mungese kohe !!

  • Nuk ka asgje per t’u shqetesuar! Kjo eshte Kosova keta jane shqiptaret! Nuk duan shtet duan LIRI! Liri te vjedhin te pasurohen brenda nates! Ky eshte shembulli i Sales ,i Metes,i pasunikeve te rinj te kosoves! Por Albini nuk arrin te koptoje globalizmin! America krijoi shtetin kosovar ajo duhet te degjohet per sa kohe rrethanat e kerkojne kete gje! Edhe profesor Qosja nuk e kuptoi se jane republike bananesh! Por gjithashtu mendoj se leshimi i veriut do ta qetesonte shume situten!

  • Me gjitj rrespektin qe kam per Profesore Qosen ketu me duket qe nuk eshte thelluar.
    Profesor. TI KE DHEN IDEN PER NDRYSHIM TERITORESH.
    Tani kurti eshte kunder keasj ideje si t`ja bejme tani Profesore.?
    Ai ne realitet te eshte kundervet ty personalishte se i pari ti e ka dhene kete Ide.!

  • Eshte absurd te mendohet se parimet konsekuente te Albin Kurtit: 1) VV dhe 2) Reciprociteti jane kunder Demokracise Amerikane, perkundrazi, jane plotesisht ne pajtim me DemokracinAmerikand dhe Evroppiane, por keto parime baze, bashke me mosnjohjen e Kosoves i kundershton Serbija me dinakri dhe mashtrtim te sofistikuar qe ia hedh diplomacise Euro/Atlantike. I lumte Albin Kurtit qe nuk i nenshtrihet diktatit shoven te Serbise dinake dhe pushtetareve te trullosur dhe korruptuar te Kosoves e me gjere.

    • Albin kurti nuk eshte kunder Demokracise Amerikane pore Albin Kurti nuke eshte ne gjendje te ingranoje faktoret brenda kosoves qe te flasin me nje ze e aqe me teper faktorin shqiptar me ate te BE-se dhe te SHBA-se. Pra menyra e trajtimit te problemev nga ana e kurtit bjen ndesh me politiken Amerikan per Kosoven. Kurti i meshon sikur ketu ne tavolin jane shtruar ne tavolin ndryshimi i teritorve,Ne fakte Amerikanet e mohojne ket.A mos po perdoret kjo metod e kurti per te penalizuar Hashim Thacin dhe Krahun politik te tije. Pra kemi nje mosmarrveshje .
      Tjeter gje Lidhja e Kurtit me Berishen tregon dicka qe nuk shkon mire me politiken shqiptare.
      Nga politika Kosovar Berisha eshte i penalizuar si tradhetar i kkosoves. Madje ai i dha nafte serbi dhe burgosi kreret e UCK-se madje edhe Hashim Thacun dhe Adem Jasharin. Tani Kurti Akuzon Hashimin si Tradhetar dhe lidhet me Berishe dhe Liken si “Patriot” Ketu vete kurti i ka ngatrruar problemet se duke u mbeshtetut ne krahun e kundert te politikes ai ngeli pa asnjeren madje keshtu rrezikoi edhe qeverin e tije. Ketu rraha problemi.
      ME DUKET EDHE QOSE NUK ESHTE THELLUAR NE KET SHKRIM KURE PENALIZON NJE PARLAMENT TE KOSOVES.pARIMISHTE NUK MUNDE TE PENALIZOHET NJE PARLAMENT E TER. QOSE NUK ESHTE THELLUAR NE KET ANALIZE EDHE PER FAKTIN TJETER QE I KAM THEN NE KOMENTIN ME LARTE.!

  • Eshte absurde te degjosh dhe t’u japesh hapsire ‘akademikeve’ si Qosja, e cili eshte koka e te gjitha komploteve ‘parlamentare’ e ‘demokratike’ ne Kosove, sikurse te gjithe ‘shqiptaret’ tjere te Jugosllavise… Perrallat e tij ‘akademike’ dhe te ‘akademikeve’ te tjere politike te Kosoves na kane ardhur maje hunde dhe nuk jane per t’u perfillur dhe per t’u dhene hapsire, si u japin mediat ‘shqiptare’… Turp! Turp! Turp ‘akademik’!…

    DRENICA E KUQE

    • O Drenice e Koqe, qenkeni plitikane antishkencore, ndoshta monoteiste e thekur. Shum mire.
      Por ketu nuk flitet per akademikun Qose dhe deshtimin e tij si politikan. Ketu flitet per parimet dhe qendrimin e Albin Kurtit per Kosoven Shtet Sovran i barabarte me fqinjet. perfshire Sebine pompoze dhe mosmjohese e Shtetit Kosove.

      • Përgjigje zagareve te Qosiqit:
        Ju, qe te gjithe qe keni reaguar ketu, po tregoni se jeni vetem zagare e zagarica te Qosiqit, qe i ka nderruar partite si grate çorapet, sepse te vetmen “dije” qe keni dhe ua kane dhene per detyre t’i mbroni shume udbasha eshte interneti dhe mediat sociale…
        DRENICA E KUQE nuk ka nevoje ta nderroje “nikun” ore faqezi, nga fakti se gjithmone ne histori e ka pase vetem nje fytyre dhe ajo eshte fytyra shqiptare e Shqiperise se shqiptareve, po kete Qosiqin qe dilni dhe e mbroni ne kor, ju nuk e dini por ka pase shume fytyra: serbe e jugosllave, “shqiptare” ne kulmin e tij dhe mos harroni se ka qene anetare i te gjitha partive krahinore, serbe e jugosllave, madje e ka shfrytezuar krahun e luftes se UÇK deri sa ia sponsoruan kompletin prej 30 veprave… Mos harroni edhe nje gje shume te rendesishme: Qosiqi i juaj se bashku me Rugoven, Surroin dhe te tjeret si ata, me politikat e tyre “shqiptare” e tradhtuan betimin e UÇK e luften per bashkim kombetar e Shqiperi te shqiptareve, per interesa te tyre meskine… Prandaj po ju djeg e po ju dhemb fort pse po themi te verteta te medha, per t’u bere e per t’u dhene drite shqiptare udheve te shqiptareve dhe te Shqiperise…

        DRENICA E KUQE

    • O Drenice e Kuqe qenkeni plitikane antishkencore, ndoshta monoteiste. Shum mire.
      Por ketu nuk flitet per akademikun Qose dhe deshtimin e tij si politikan. Ketu flitet per parimet dhe qendrimin e Albin Kurtit per Kosoven Shtet Sovran.

    • NDERROJE NIKUN O KOPIL I …

      … SLLOBODANIT DHE KRLYSHEVE TE TIJ TE STERKORRUPTUAR NE KOSOVE

      Kopili i Sllobodan Millosh Rankovic Pashqit do te ishte pseudonimi me i pershtatdhem per ty kopil i tyre!.
      Mallkuar ne 7 breza emri shqiptar o perdhunues i emrit te ndritur te Drenices se Adem Jasharajve, Tahir Mehajt, Azem e Shote Galices…

  • REXHEP QOSJA – KRYETARI DE DACTO I KOMBIT SHQIPTAR !

    – Ikone e tyrbe e shqiptarise kudo ne Bote

    – Presidenti… Kryetari de facto i Kombit shqiptar

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Cdo krijimtari, analize, deklarate e qendrim publik deshmon si bora e bjeshkeve te Namuna madheshtine e pendes dhe mendjes se ndritur te ikones se shqiptarizmit, Rexhep Qosja.
    Rexhep Qosja eshte nje mal i larte i atdhetarise shqiptare ne tere krijimtarine e tij,
    Rexhep Qosja eshte mendimtari i shqiptarise dhe pararendesi i lirise i pavaresise se Kosoves.
    Mendja e tij e ndritur eshte nje burim i pashuar drite ne rrugen e shqiptareve drejt lirise, demokracise dhe bashkimit kombetar.
    Po te kishte degjuar keshillen e largepamese te ketij mendjendrituri shqiptar “ Opozitare por vellezer… Nga lufta midis vellezerve te gjithe jemi te humbur…” sot Shqiperia do te ishte te pakten 25 vjet perpara e jo 30 vjet mbrapa dhe jo e zhbere e rrenuar mbi here ne 15 vjet SaLikekraci… nga “ Kuota Zero” e “ Perca e su do” qe ne fakt u kthye ne kuoten 10 mije lega nen zero nga politika e Berishes dhe “ Bandes se Gangstereve” te tij.
    I lindur ne zemren e trekendeshit Shqiperi, Kosove, Malesi sic e quan ai me te drejte Malin e Zi edhe gjeografikisht, por mbi te gjitha meritorisht dhe shqiptarisht figura me e pershtatshme dhe me e gjetur per President i Republikes se Kosoves, se ciles i ka kushtuar gjithe jeten e vepren e pavdekshme te tij !
    Rexhep Qosen nuk e duan vetem titistet, rankovicistet dhe “ dora e zeze” e Sllobodan Milloshevicit dhe UDB-es gjakatare serbe…
    Gjithsesi, Rexhep Qosja eshte e do te mbetet perjete Akademiku i Shqiptarizmit ne historine e Shqiperise e te kombit shqiptar, qe eshte me meritori de jure per postin e nderuar te Presidentit te Kosoves !
    Pse !?
    Sepse Rexhep Qosja de facto eshte Kryetari- Presidenti i Kombit shqiptar !

    From: Alban Dega
    Date: February 18, 2020 at 11:07:32 PM EST

  • Nje urim zemre per te gjithe politikanet e korruptuar shqiptare kudo ne Bote

    ILACE PER SEMUNDJE TE PASHERUESHME… !

    QEVERIA ME E KORRUPTUAR E SHQIPE

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje mesim nga Athina qeveritare

    Para dy ditesh ish- qeveritaret dhe ata ne detyre te Greqise deklaruan pasurite e tyre. Ish- kryeministri Karamanlis, djali i ish- kryeministrit historik grek Konstantin Karamanlis ka nje pasuri te pergjithshme qe nuk i kalon te dy milione eurot.
    Kryeministri ne detyre Jorgos Papandreu, djali i ish- kryeministrit historik Andreas Papandreu ka nje pasuri me te vogel se Karamanlisi. Greqia ka nje popullsi rreth 3 here me te madh se Shqiperia. Ka nje turizem qe vleresohet ne majat e atij boteror. Ka edhe pasuri te shumta.
    Karamanlisi dhe Papandreu baba- bir kane mbi tiridhjet vjet qe qeverisin njeri pas tjetrit Greqine. Kjo eshte pasuria e tyre. Po ne Shqiperi!?
    Pas tre- kater muaj ne detyre si minister i Ekonomise Dritan Prifti deklaroi 1.8 milione euro pasuri. Ministgra te tjere kane edhe me shume se ai, pas qene asnje dite kryek,inister as pa pasur ndonje prejardhje presidenciale apo kryeministrore….
    Nje mesim sme shume vlere nga Athina qeveritare, qe vleresohet si nje nga shtete me qeveri me te korruptuar ne Evrope…. Cfare mund te thuhet per qeverite dhe ministrat shqiptare!?
    …. !
    Dy per Salen e nje per Lalen !

    Jo vetem jane mjshter te hajnise e korrupsionit, por edhe staliniste te thekur ne mbrojtjen e tij,. sipas antiparimit “ mbrojtja me e mire eshte sulmi”, .
    Ka plot nje muaj qe lideri i opozites dhe kryetar i Bashkise sse Tiranes, cdo dite e cdo jave, here vete e here deputetet e tij, jane ne ofensive te panache. Cdo e dite e me fakte te pakundershtueshme ata denoncojne, “mamuthet” e “ balenat” e korrupsionit qeveritar dhe strumbullarin e tij dhe te krimit te organizuar ne Shqiperi.
    Ka plot nje muaj qe me fakte e te dhena konkrete, opozita dhe lideret e saj i kane marre nga duart Berishes dhe qeverise se tij flamurin e anti- korrupsionit, me te cilin i mashtruan shqiptare qysh prej fushates elektorale te 3 korrikut 2005. Lepe-peqenet e qeverise, te zene mat dhe ne befasi anga opozita flasin em gjuhen dhe stilin e Stalinit “mbrojtja me e mire eshte sulmi”
    Shih sa poshte ka rene Kartagjena berishiane… Albana Vokshi denoncon bashkeshortin e saj te paligjesuar, pra de facto por jo de- jure se i paska dhene 100 milione euro, pra 20 per qindshin e 500 milione eurove qe paska investuar ai vetem ne ndertimet brenda jurisdiksionit te Bahskise se Tiranes. Vokshi nuk dha asnje te dhene e asnje fakt se si i beri ai dhe ajo 500 milione euro!? Po milionat e tjere per gjashte hdirocentralet e Kardhiqit te marra Brenda nje dite me tenderin nen doren e qeverise nga erdhen !? Sa u ka paguar bosave te qeverise !?
    I thone ekonomi tregu e jo shaka! A nuk thonin policet e tij “ Dy per Salen e nje per Lalen!? A nuk eshte polici simboli i pare i cdo shteti? Te pakten gjoba e Rames qenda nje me pese e jo nje me dy si e policeve dhe yesmeneve te Berishes, edhe sikur te jene te verteta vetdenoncimet e tyre!

    Gruaja spiunon burrin…. Prindi- femijen…

    A nuk ju kujton vetem ky fakt kohen e ndritur te Partise se pare te Saliut, kur gruaja spiunonte burrin, prindi femijen, dashnorja- jaranin, vellai – motren, femija prindin…
    Patem menduar se ajo kohe kishte perenduar njehere e pergjithmone. Faktet kokeforta deshmojne krejt te kunderten. Ka nderruar vetem aparenca, emri i partive, emri i Zeusve qe te bejne gjemen,,,, por jo mendesia, jo botekuptimi, jo thelbi stalinsto- enverist qe i ka rrenjet shume te thella se pari tek pasardhesit ne krye te kupoles politiko- shteterore te Shqiperise se sotme.
    Te pakten, formalisht si partia e Stalinit ashtu edhe ajo Enverit mblidhte formalisht e sa per sy e faqe te ashtuquajturat plenume te KQ te partise nje here ne gjashte muaj per ti dhene imazhin e kolegjialitetit shkopit absolut te diktatoreve ish- komuniste… PD e sotme i zhvillon plenumet e saj nje here ne tre a kater vjet….
    Kete shembulll vetdenoncues dhe vetdemaksues te Albana Vokshit perdor edhe ushtari tjeter i Berishes Alibeaj, ne sulmin e tij te donkishotesk kunder mullinjve te eres.
    Pikerisht ne kohen kur lideri i opozites dhe shtabi i tij u zgjuan nga gjumi dhe filluan ofensiven e tyre te mencur kunder pikave me te dobeta te qeverisjes shqiptare, sic eshte mbrojtja e krimit te organizuar dhe roli i saj si strumbullari i korrupsionit ne Shqiperi, e kapur ne befasi pozita e korruptuar dhe udheheqja e saj po bejne gafa pas gafash, duke i dhene fakte edhe me te forta sulmuesve me denoncimin dhe demaskimin e vetvetes.
    Vetvetiu lindin disa pyetje qe do te ishte mire tu pergjigjej vete Berisha e jo telallet e lepe- peqenet e tij :
    Mire qe nuk i zbatojne por te pakten i lexon ai raportet nderkombetare per drejtesine shqiptare.!? Ne vend te ligjit dhe drejtesise, ajo eshte kthyer tash pese vjet ne strumbullarin e cdo kritike per korrupsion, per mbrojtje te krimit te organizuar, per mosdhenie drejtesie, per zbatimin e ligjit te Maliqit.

    Drejtesia e munguar dhe “mamuthet” e nderuar

    Cfare ka bere Berisha dhe ish- Keshilltari Ligjor, ish- Ministri i tij i Drejtesise…, Zoti Alibeaj per ndryshimin e ketij imazhi te saj.!?
    Sa ish- “mamuthe te korrupsionit” e “padrino te mafias ” se qeverise se meparshme te Fatos Nanos kane vene ata ne banken e te akuzuarit ose ne prangat e drejtesise dhe ligjit!?
    Jane te pakten pese ministra te qeverise se meparshme dhe po kaq te kesaj aktuale qe jane akuzuar publikisht per korrupsion multimilionesh… Cili prej tyre eshte vene para forces se ligjit!?
    Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise ka hedhur poshte dhe shpallur si antikushtetuese mbi 10 ligje e marreveshje nderkombetare te neneshkruara nga qeveria e Berishes…
    Sa prej autoreve te dhe hartuesve, miratuesve dhe urdheruesve te tyre jane vendosur para ligjit per shkelje te Kushtetutes se Shqiperise, ligjit themeltar te cdo shteti demokratik!?
    Pse ka heshtur deri tash Vokshi, Alibeaj, Paloka…. Berisha kunder shkeljeve ligjore dhe korrupsionit te kryetarit te Bashkise se Tiranes . Zotit Edi Rama me lejet e ndertimit!?
    Pse keta u zgjuan papritur vetem pasi ai dhe opozita shqiptare u zgjua nga gjumi dhe ua mori nga duart e pergjakura e te ziftosura deri ne shpatulla nga korrupsioni galopant ala Gerdec, ala “autostrade kombetare”, ala Otranto…, flamurin e antikorrupsionit, me te cilin bosi Berisha dhe mazhoranca e sotme erdhen ne pushtet !?

    Nepotizmi – korrupsion ekonomik dhe politik i mirefillte

    Pse u bllokuan miliona dollare investime te Bankes Boterore dhe pse u pezullua projekti i saj per zhvillimin e turizmit ne bregdetin jugor te Shqiperise, qe drejtohej nga dhenderri i kryeministrit shqiptar!?
    Cfare pergatitje arsimore apo aftesie te jashtezakonshme ne fushen e turizmit, arkitektures, ekonomise pervec qenies dhenderi i kryeministrit Berisha kishte ky person per tu ngarkuar me kete projekt madhor!? Kush e rekommendoi dhe mbi c’ baza pervec nepotizmit u be ai emerim!?
    A nuk eshte nepotoizmi shfaqja me e pafytyre dhe me flagrante e korrupsionit jo vetem ekonomik por edhe politik ne Shqiperi!?
    Cfare masash ligjore ose ekonomiko- financiare mori drejtesia shqiptare e udhehequr nga (Ali) Beu i korrupsionit kunder atij personi per pezullimin e atij mega-projekti dhe humbjen qe iu shkaktua ekonomise shqiptare nga pezullimi i atij projekti, kur per nje celular ose disa karta telefonike te vjedhura, autoret e tyre , cironkat dhe sardelet e krimit, denohen deri pese vjet burg!?
    Me gjeni emrin e nje peshkaqeni ose balene te korrupsionit multimilionesh eurosh , pronarin e nje kompanie ndertimi rrugeshs apo banesazh te denuar per korrupsion, gjate pese vjeteve te fundit, pervec disa fakirave!?
    Kush ia shkeli syrin apo urdheroi ne prapaskene Gjykaten e Larte te nderpriste gjykimin e ministrave Fatmir Mehdiu, Lulezim Basha…. per megakorrupsionin tragjik e multimilionesh te Gerdecit dhe te Autostrades Durres – Morine !?
    Si e shikon dhe vlerson drejtesia dhe qeveria shqiptare deklaraten alarmante te ambasadorit amerikan ne Tirane se “ plaget e Gerdecit vazhdojne te pikojne gjak perderisa te mos jete dhene drejtesia per regjizoret e saj ne krye te qeverise shqiptare!?

    Jo vetem strumbullar por edhe protektori me i madh i korrupsionit

    Si e vlerson drejtesia, ligji shqiptar deklaraten e mbretit te shtypit te lire Boteror”
    The New York Times” se : “… Kjo Mafie ka dale krejt jashte kontrollit”!? kur vete kryeministri I Shqiperise duke ia kaluar edhe Josif Stalinit, edhe Enver Hoxhes, edhe Fidel Kastros, edhe Hugo Chavezit…. shkoi deri aty sa at quante “ nje leter higjenike”
    A ka prove me te qarte , a ka alarm me kumbues per cdo shqiptar se ajo deklarate e Sali Berishes se ai dhe qeveria e tij jane jo vetem strumbullari por edhe protektori me i madh i korrupsionit ne Shqiperi!?
    Cfaredo qe te trilloje qeveria dhe shpura e korruptuar dhe krejt e paafte e saj, as Edi Rama e asnje lider i opozites nuk jane as autoret dhe as regjizoret e shkeljeve te renda te ligjit themelor te shtetit shqiptar, Kushtetues se Republikes se Shqiperise, sic u veprua me zgjedhjet atdheshitese te Himares qe mbajne ne karrike nje antishqiptar te terbuar e te deklaruar si Bollano, sic u veprua me Marreveshjen atdheshitese te Otrantos. dhe gradimin maksimal te secilit autor te saj. A nuk u veprua keshtu me “Kolonelin e Asfalise Greke” nga vete kryeministri ne detyre i Shqiperise qe ia dhuroi per kete rol turpi Ministrine e Mbrojtjes se Shqiperise ndersa Athina zyrtare mban edhe sot e kesaj dite ne fuqi Ligjin me absurd te Luftes me nje shtet aleat te NATO-s si Shqiperia…..
    Cfaredo “20 per qindshi” te kete marre lideri i opozites dhe kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama per cdo leje ndertimi, ajo eshte vetem nje e pesta e 500 milone eurove te peshkaqeneve te korrupsionit qeveritar, pra e atyre qe kane pjesen e luanit ne kete megakorrupsion qeveritar qe po mbrohet me sulme tipike stalinisto- enveriste ndaj akuzave te faktuara e dokumentuara te opozites dhe liderit te saj !
    Edhe “mamuthet e megakorrupsionit” Nano- Baci- Caci me luften verbale ndaj te cileve dhe me pazarlleqet me te cilet erdhi ne fuqi Sali Berisha pas zgjedhjeve te 3 korrikut te vitit 2005 , duken si cironka , si sardele perballe dinosaureve dhe kucedrave te korruptuara te qeverise se sotme, perballe 1.8 milione euroeve te fituara nga Dritan Prifti brenda 3-4 muaj ne postin e Ministrit te Eekonomise se Shqiperise, perballe rreth 300 milione euroeve te shperdoruara ne Autostraden e Kombit , perballe miliona euroeve te bera shkrumb e hi dhe 26 viktimave te pafajshme te tragjedise se Gerdecit

    Ua befte Zoti ilace per semundjete pasherushme !

    A ka pasur ndonjehere Shqiperia qeveri me te korruptuar se kjo e tanishme ne keto gati 100 vjet pavaresie !?
    Ne fund te fundit, cfaredo trillimesh e akuzash qe te sajojne shpura e yesmeneve dhe telalleve te Sali Berishes kunder liderit te opozites dhe kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama, as ai dhe asnje lider i opozites nuk eshte as autor as regjizor i tragjedive me permasa kombetare si ajo e 97-tes, si e 14 shtatorit 1998, si e Gredecit, qe vazhdojne e do te vazhdojne te pikojne gjak te dlire shqiptar perderisa autoret e regjizoret e vertete te tyre te mos vihen para drejtesise dhe para ligjit te shtetit juridik, pa u dhene drejtesia e vertete demokratike shqiptare kunder secilit prej pergjegjesve te tyre deri ne konsekuencen e fundit!
    Ligj! Drejtesi! Shtet Ligjor… Eshte kushtrimi i gjakut te dlire dhe te pafajshem shqiptar derisa ligji dhe drejtesia te vihen ne vend nga shteti ligjor demokratik.
    Nese ate nuk do ta beje ligji ne Toke do ta beje me siguri Zoti ne Qiell. Sic thote sovrani popull: ua befte Zoti Ilace mundin e djersen e vjedhur te popullit shqiptar cilitdo qe ve dore mbi to qofte ai edhe Alban Dega…..!
    Ua befte Zoti ilace per semundje te pasherueshme cilitdo qeveritari a zyrtari te korruptuar qe e ngaterro xhepin e shtetit me xhepin e vetit, xhepin e miletit me xhepin e vetit! Amen!

    From: Alban Dega [email protected]
    Date: September 24, 2010 at 2:35:21 AM EDT

  • Ndalu beg se ka hendek
    Nuk njof fizikisht asnje politikan dhe bizesman kosovar . Xhep Qosen e vleresoj si nje figure te cmuat akademike te gjuhes , albanologjise dhe te letersise . Per kete vleresim , qe i ben Albinit dhe qeverrise se rrezuar me shumicen e votve parlamentare , kam shume rezerva . Une kam kuptuar se Albin Kurti , eshte inteligjent , i drejtperdrejte dhe punetor . Nuk i besova shkrimit te F. Cupit , qe parashikoi se “Albini nuk behet kurre Kryeminister . ” Ndodhi tamam sic profetizoi Froku . Mund dhe te mos ndothte , ne se Albini , do ta merrte punen me shtruar , do te reflektonte ndaj megallomanise dhe arbitrritetit .Do ta kishte pervetesuar proverbin : “Ndalu beg se ka hendek” Nuk eshte e thene , qe njeriu eshte i prere nje here e pergjithmone . Kur arriti Kryeminister , lipsej t’i thirrte mendjes dhe ta merrte punen shtruar , ne respekt te votava , qe i dha populli i Kosoves . Albini u be me sherrxhi se sa kur ishte ne opozite . Me te tere u vu ne sherr te pa pajtushem . Opinionistet e thane me lart se ku ishin vatrat e sherrit . Nuk po marr kundershtimin flagrant , ndaj Presidentit , megjithse ky sherr perben nje vater te dobesimit te qeverrisjes . Po nisem me pergojimin e bizesmanve . Ta quajme se ka te drejte Albini dhe kjo eshte me e mundur se e kunderta . Duhet te priste te njihej me historite e bizneseve , seppse nuk jane te tere oligarke .Bizesmenet jane ndihmesit e pare te punesimit . Nisem dhe nga fakti , qe pa u mandatuar fliste si Kryeminister , me vlere rajonale . Po te nisim , nga kreu. Vete emri “vetvemdosje ” , te le te dyshosh , per arbitraritet . Ne jemi pjese e familjes europjane . Jemi shtet i vogel . Ne bejme politike sa kemi takatin . Nuk vetevendosim , por integrohemi , brenda suktures europjane . Vetvendosje , tingellon si sepsaratiste nga Europa .Cudite nuk kane te sosur . Po dega vetevendosje ne Shqiperi c’detyre ka ? Ne pamje te pare eshte dege parazite , vec interpretimeve te tjera me karakter politik . Nga sa pashe ne diskutimet e Kuvendit , krijova pershtypjen , qe perberia e Kuvendit ishte mjaft perfaqesuse e popullit . Ne c’do rrethane Kuvendi , ne Rep. parlamentare , eshte i vetmi organ , qe perfaqeson popullin . Rrezimi i Qeverrise ishte i justifikuar , deri sa e votoje nje shumice e tille . Kurti duhet te eliminoi mjaft te meta , te paraqitjes ne forume dhe rruga , per ne Kryeministri , nuk eshte utopi . Zgalem

  • Përgjigje zagareve te Qosiqit:
    Ju, qe te gjithe qe keni reaguar ketu, po tregoni se jeni vetem zagare e zagarica te Qosiqit, qe i ka nderruar partite si grate çorapet, sepse te vetmen “dije” qe keni dhe ua kane dhene per detyre t’i mbroni shume udbasha eshte interneti dhe mediat sociale…
    DRENICA E KUQE nuk ka nevoje ta nderroje “nikun” ore faqezi, nga fakti se gjithmone ne histori e ka pase vetem nje fytyre dhe ajo eshte fytyra shqiptare e Shqiperise se shqiptareve, po kete Qosiqin qe dilni dhe e mbroni ne kor, ju nuk e dini por ka pase shume fytyra: serbe e jugosllave, “shqiptare” ne kulmin e tij dhe mos harroni se ka qene anetare i te gjitha partive krahinore, serbe e jugosllave, madje e ka shfrytezuar krahun e luftes se UÇK deri sa ia sponsoruan kompletin prej 30 veprave… Mos harroni edhe nje gje shume te rendesishme: Qosiqi i juaj se bashku me Rugoven, Surroin dhe te tjeret si ata, me politikat e tyre “shqiptare” e tradhtuan betimin e UÇK e luften per bashkim kombetar e Shqiperi te shqiptareve, per interesa te tyre meskine… Prandaj po ju djeg e po ju dhemb fort pse po themi te verteta te medha, per t’u bere e per t’u dhene drite shqiptare udheve te shqiptareve dhe te Shqiperise…

    DRENICA E KUQE

    • Drenica, ke marre flake kot. Qosen nuk e njohim as per tradhetar e as per spiun. Shkrimin e sotem e ka shume te drejte, duke akuzuar tradhetaret e vertete te Kosoves.
      Ty te eshte bere qefi qe ra Qeveria Kurti?

      • Po, ju aq dini te shihni e te dini, “Mirel-o”… Nese mendoni se Serbia e Jugosllavia u ka dhene poste e pozita kot se koti, atehere eshte problem i juaj dhe i mendjes tuaj te “ftohte”… Drenica nuk merr flake lehte, as kot. Edhe qimet e flokeve ua njohim argatve ‘shqiptare’ te Jugosllavise e te ‘Kosoves e Metohise’(!!!)…
        DRENICA E KUQE

  • Pershendetje, prof. I nderuar, Qosja! E lexova me shume vemendje shkrimin Tuaj dhe analizen, qe beni per shkaqet antishqiptare te vendimit te Parlamentit te Republikes se Kosoves per shkarkimin e Qeverise se shprese te te nderuarit z. Albin Kurti. Lufta ndaj LVV dhe ndaj tij u duk edhe gjate periudhes 4-mujore te krijimit te Qeverise, nje kohe e gjate dhe e paprecedente.
    Akuzat qe i jane bere Qeverise Kurti, jane e mbeten te paqena dhe artifice, ne raport me strategjine dhe progranin e deklaruar te Qeverise si dhe masat, qe po merrte per realizimin e tyre. Eshte per te ardhur keq, se si persona qe dikur, jane angazhuar e kane luftuar me UÇK-n, duke u shprehur kunder Qeverise Kurti, kane tradhetuar idealet e tyre per te cilat luftuan e sakrifikuan!
    Shpresoj perseri tek LVV, qe, me aleanca te reja, do ta rikrijoje perseri Qeverine dhe do te marshoje perpara, per te realizuar programin e saj ne mbrojtje me vendosmeri e guxim te interesave te Kosoves dhe per zhvillimin e saj te pershpejtuar ne rruge demokratike. Ne kete proces, i duhet te denoncoje e publikoje prapaskenat qe jane bere e vazhdojne te behen ne dem te Kosoves nga persona te korruptuar e te implikuar me fqinjin, me Serbine. Shqiptaret historikisht e kane pesuar dhe vazhdojne ta pesojne nga e ashtuquajtura kolona e peste, qe per t’e perligjur veprimet e tyre antishqiptare, shprehen si pro-amerikan e pro-BE. I bej thirrje popullit shqiptar te Republikes se Kosoves:”O shqiptare! Ngrihuni e mbroni interesat e Kosoves! Mos lejoni t’u udheheqin elemente te korruptuar e te implikuar kunder interesave te Kosoves!” Tefta Cami

  • Nuk e rrëzuan votuesit. Jo.

    Nuk e rrëzuan ata që zgjedhin. Jo.

    Nuk e rrëzoi populli. Jo.

    E rrëzuan ata që fjalën popull s’e përmendin më, ata që popullit nuk i bëjnë të mundshme as të shihet e as të dëgjohet më!

    E rrëzuan ata që përgjegjshmërinë për shoqërinë, si u pa, e kanë shumë më të vogël se levërdinë vetjake.
    \pROFESOR qOSE,
    Si mendon vertet nje parlamet qenka i komplotuar.?
    A Mos je nxituar Profesore.
    Ketu nuk e votuan ase nje pjes e deputetv te Kurtit.
    Me duket profesor qe edhe parimishte ke gabuar.!
    Edhe profesoret e medhej Gabojne.!

  • A hiç nuk ka të mirë në Kosovën post koloniale dhe post unmik dhe pak neokolonialo o Rexhë që në 4 anët e sumon grupin politik UÇK qysh e manipuloni fukarain se Albini ban çudira në të gjitha frontet por qe 20 vite aty ishte dhe e kemi pa se veq zhurmes nji nga nji i ka shkel premtimet pse psh nuk e qoi në gjykat qështjen e kufirit me M. e Zi ikni bre të gjith katunarë jeni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *