Edhe SHBA tejkalon Kinën, Covid-19 shënon 532,816 të infektuar në të gjithë botën

J L

Pandemia e COVID-19 që ka izoluar të gjithë botën vijon ende të shënojë numra tragjikë.

Numri i të infektuar ka shkuar afërsisht në 532,816, ndërkohë që numri i viktimave është 24,093 persona.

Ndërsa edhe të shëruarit nga kjo pandemi vijon me ritme të larta teksa 124,376 persona janë kuruar.

Vendi më i prekur në botë është Italia me 8,215 viktima dhe 80,589 të infektuar.

Tashmë edhe Spanja ka tejkaluar Kinën për nga numri i vdekjeve teksa vendi shënon 4,365 viktima dhe 57,786 të infektuar.

Ndërkohë në SHBA numri i të infektuarve ka shkuar në 85,594, dkuke u bërë vendi i parë në botë për nga numri i të prekurve. Viktimat janë 1,130.

Në Shqipëri janë shënuar 7 viktima dhe 174 të infektuar me Covid-19.

Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.

Shtetet e Bashkuara tani mbajnë rekordin e numrit më të madh të rasteve me koronavirus, pasi deri më tani mbi 84,404 pacientë kanë rezultuar pozitivë në teste.

6 vendet me bilancin më të lartë të të infektuarve

Italia: 80.539 të infektuar dhe 8,265 viktima

Spanja: 57,786 të infektuar dhe 4,365viktima

Kina: 81,340 të infektuar dhe 3,292 viktima

SHBA: 85,594 të infektuar dhe 1,130 viktima

Gjermani: 47,278 të infektuar dhe 281 viktima

Iran: 29,406  të infektuar dhe 2,234 viktima

j.l/ dita

Share This Article
1 Comment
  • ore jeni të sigurtë me gjermaninë??

    “Gjermani: 43,938 të infektuar dhe 2367 viktima”

    të dhënat e hartës botrore kanë të tjera të dhëna

    “Germany
    Date of report : 3/26/2020
    Confirmed cases : 36.508
    Death : 198”
    pra as 200 e jo më më tepër se 10 fishi i tyre!!
    nuk ma merr mëndja që dje të kenë vdekur 2100 njerëz brënda ditës!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *