Spitali i Lezhës kthehet në punë, të gjithë negativë ndaj Covid-19

J L

Spitali i Lezhës tashmë mund të marrë “frymë” lirisht.

I gjithë personeli i spitalit të testuar për COVID-19 kanë dalë negativë.

Nga 4 raste infeksioni të regjistruara në këtë qark, 3 janë në radhët e bluzave të bardha.

Përkatësisht 2 infermiere dhe një sanitare të spitalit të Lezhës.

I katërti është një qytetare me histori udhëtimi në Itali, por që ua kishte mbajtur të fshehtë mjekëve.

Lajmi tjetër i mirë për Lezhën është dhe fakti se prej dy ditësh nuk ka pasur asnjë rast të ri infeksioni.

j.l./ dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *