Kongresmeni Eliot Engel, një nga miqtë e mirë të shqiptarëve ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë qenë miku më i fuqishëm dhe i qëndrueshëm i Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës.
Kjo, sipas kryesuesit të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, është arsyeja që ai ka shprehur shqetësimin e tij rreth qasjes së administratës së Donald Trump karshi Kosovës.
“Kjo është arsyeja pse jam shqetësuar gjithnjë e më shumë me taktikat e ashpra që administrata e Trump po përdor me Prishtinën. Departamenti i Shtetit ka kërkuar prej kohësh që Kosova të heqë tarifat e saja ndaj Serbisë. Por kjo administratë shkoi drejt ndëshkimeve ekonomike vetëm pak javë pasi qeveria Kurti mori detyrën. Në vend që të linte një qeveri të re të ballafaqohej me pandeminë, agjencitë e saj dhe të vendosë procedura të brendshme, SHBA-ja kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë mbi taksën për Serbinë”, ka vlerësuar më tej Engel.
Ndaj, vlerëson Engel, “presioni që i është imponuar Prishtinës për tarifat është i pabalancuar”.
Kjo pasi “diplomatët serbë po u bëjnë presion vendeve të ndryshme që të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe Serbia po i thellon marrëdhëniet me Moskën, duke blerë sasi të konsiderueshme armatimi rus”.
“Në fakt, nën Aktin Kundër Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA) të miratuar nga Kongresi, pas ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, këto blerje të armëve kërkojnë nga Administrata të vendosë sanksione ndaj Serbisë. Ne as që i kemi imponuar ato sanksione dhe as nuk kemi bërë presion mbi Serbinë për t’i dhënë fund përpjekjeve të saj të mos-njohjeve të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë tutje Eliot Engel.
Ai vijon se “diçka nuk shkon me politikën e SHBA-së dhe ne duhet ta korrigjojmë atë”.
Deklarata e plotë:
Përfaqësuesi Eliot L. Engel, Kryetar i Komisionit të Dhomës së Punëve të Jashtme, bëri sot deklaratën e mëposhtme:
“Të thuash që Shtetet e Bashkuara dhe Kosova kanë një marrëdhënie të ngrohtë dhe të ngushtë do të ishte nënvlerësim i lidhjeve tona. Shtetet e Bashkuara drejtuan fushatën për t’i dhënë fund spastrimit etnik të Milosheviçit dhe ka qenë miku më i fuqishëm dhe i qëndrueshëm i Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës. E kam vizituar Kosovën shumë herë dhe mund të them se amerikanët nuk marrin një mirëseardhje më të ngrohtë në asnjë vend tjetër në botë.
Kam qenë krenar që jam partner i qeverive të Kosovës të udhëhequra nga një larmi partish politike. Unë nuk mbaj anë se kush duhet ta drejtojë Kosovën. Ky është një vendim i popullit të Kosovës. Unë do të punoj gjithmonë me këdo që ata zgjedhin.
Kjo është arsyeja pse jam shqetësuar gjithnjë e më shumë me taktikat e ashpra që administrata e Trump po përdor me Prishtinën.
Departamenti i Shtetit ka kërkuar prej kohësh që Kosova të heqë tarifat ndaj Serbisë. Por kjo administratë shkoi drejt ndëshkimeve ekonomike vetëm pak javë pasi qeveria Kurti mori detyrën.
Në vend që të linte një qeveri të re të ballafaqohej me pandeminë, agjencitë e saj dhe të vendosë procedura të brendshme, SHBA-ja kontribuoi në një krizë politike në Prishtinë mbi taksën për Serbinë.
Ka arsye të mira që Kosova të heqë tarifat, kryesisht sepse ato po e dëmtojnë Kosovën më shumë sesa po ofrojnë mundësi për të arritur një marrëveshje paqeje me Serbinë.
Pavarësisht kësaj, tarifat janë një mjet i ligjshëm i një shteti sovran. Si të tilla, ato janë imponuar në të gjithë botën edhe nga presidenti Trump kundër miqve dhe armiqve, njëlloj, për arsye ekonomike dhe politike.
Në vend që të përdorin taktika të tilla me një mik i cili mbështetet në përkrahjen tonë, Shtetet e Bashkuara duhet të kishin punuar me durim me qeverinë tanimë në largim të Kosovës – siç kërkonte të punonte me të mëparshmen për të përmirësuar politikat që promovojnë prosperitetin dhe një jetë të qëndrueshme paqeje.
Një qasje e ashpër ndaj një demokracie të vogël është akti i një “bullisti”, jo i një partneri të pjekur.
Pavarësisht, unë do të vazhdoj të punoj me cilëndo qeveri që zgjedh populli i Kosovës tani dhe në të ardhmen.
Për më tepër, presioni që i është imponuar Prishtinës për tarifat është i pabalancuar. Diplomatët serbë po u bëjnë presion vendeve të ndryshme që të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe Serbia po i thellon marrëdhëniet me Moskën, duke blerë sasi të konsiderueshme të armatimit rus.
Në fakt, nën Aktin Kundër Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA) të miratuar nga Kongresi, pas ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, këto blerje të armëve kërkojnë nga Administrata të vendosë sanksione ndaj Serbisë.
Ne as që i kemi imponuar ato sanksione dhe as nuk kemi bërë presion mbi Serbinë për t’i dhënë fund përpjekjeve të saj të mos-njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
Diçka nuk shkon me politikën e SHBA-së dhe ne duhet ta korrigjojmë atë. Duhet të fillojmë me ribalancimin e qasjeve tona ndaj Serbisë dhe Kosovës. Duhet të punojmë me aleatët tanë evropianë për t’i trajtuar të dy vendet si partnerë të pavarur dhe sovranë, duke zbatuar standarde të qëndrueshme për të dy palët ndërsa përpiqemi të rinisim bisedimet e paqes. Kur ligji amerikan thotë se duhet të sanksionojmë Serbinë për shkak të lidhjeve të saj të sigurisë me Rusinë, kjo duhet të ndodhë.
Për më tepër, SHBA duhet të rifillojë menjëherë ndihmën e saj përmes Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). Modeli MCC bazohet në tregues objektivë, të bazuar nga të dhënat dhe në një bazë të dakordësuar reciprokisht midis SHBA-së dhe vendit pranues. Përdorimi i kësaj ndihme si presion për veprimet që nuk kanë të bëjnë me MCC ose misionin e saj, e bëjnë agjencinë në një tjetër mjet presioni – pikërisht në çfarë nuk synon të mos jetë”.
o.j/dita

LDK i ka zbrit raportet Kosove – SHBA ne nivel tugjarsh .(tregtar ) Ne vend se te kontaktoj MPJ e Kosoves shkon Skender Hyseni e perzine lesh me Grenell cka ke me prit ma mire !
Kjo èshtè America qè ne kemi patur gjithmonè nè zemèr. Jeni i Nderuar zoti ENGEL. God Blass You !
Serbia është mësuar të hajë në dy krahë që në kohë të hershme,këtë e ka inkurajuar disa shtete të fuqishme të europës .Edhe tani merr furnizim ushtarak nga Rusia për modernizim të ushtrisë sajë,dhe asnjë fjalë nga Nato.SHBA duhet ta mbajë miqësinë me Kosovën ,ta ndihmoi e modernizoi ekonomikisht dhe ushtarakisht ,jo ta lëjë punën përgjysëm.Ndryshe ne jemi popuj të vegjël i mbështetemi Rusisë ose vendeve aziatike ,të mos habitet Amerika dhe BE ,se një ditë Rusi do ju hy të ulet këmbëkryq në europë.E përshëndes sugjerimin , e Engel se politika e amerikës ndaj kosovës nuk po shkon mirë,kjo është e vërtet ,gabimi duhet korigjuar
Qeveria e ardhshme duhet ta heq Taksen keshtu thot edhe Engell dhe Qeveria e SHBA-se do te vihet para pergjegjesise morale dhe materiale per zgjidhjen e problemit te Kosoves. Une them qe pergjegjesin ajo duhet ta mbaje ne se qeveria e Kosoves e heq Takse,
Jemi edhe para nje fakti tjeter.
Kure u vendos Demarkacioni me Malin e Zi Evropa premtoj heqjen e vizave per Kosovaret. Kjo nuk ndodhi. Pre per kete ngjarje pergjegjesi ka Evropa .!
Ne se nna mashtrojn perseri pergjegjesia eshte e tyre.
Si Ramushi dhe Kurti nuk e realizuan kete per te provuar se sa do te jet i gatshem Trup per te rregulluar problemet e Kosoves.!DMTH tua lejm atyre pergjegjesin dhe jo ta mbajme vete ne.!
Grenell dhe Palmer i bene presion Kurtit qe te heqe taksen ndaj mallrave sewrbe,gje te cilen keta politikane nuk mund ta bejne as ne shtetet e vete SHBA!
Cfare i duhej ketyre se si i trajton mallrat e Serbise Kosova?
Cfare rregullash nderkombetare paska shkelur Kosova?
Kush qenka demtuar ne kete rast Serbia apo SHBA?
Pse duhet te nderhyhet kaq shume ne politikat tregetare te nje shteti sikur eshte protektorat i tyre dhe nuk i bejne presion Serbise per njohjen e Kosoves si shtet i pavarur?
Interesat e Kosoves i mbron vetem qeveria e saj e askush tjeter,ndaj presioni qe ju be qeverise Kurti per heqjen e sanksioneve ishte gabim i rende dhe nderhyrje ne punet e brendeshme te Kosoves!
Kpsova kurre nuk e ka mohuar kontributin kolosal te SHBA-ve ne kohen e presidentit Klinton per clirimin e saj nga pushtimi serb,por kjo nuk do te thote se te derguar te posacem te SHBA me pas te sillen ndaj saj si tutore!
Se kush e rrezoi qeverine Kurti kjo dihet boterisht:
-Ata qe e jercenuan Kurtin ne se nuk hiqte taksen ndaj Serbise!
Zoti Engel,mbrojeni Kosoven nga armiqte e saj se po tentojne ta bashkojne me Serbine prap!
Gjaku i derdhur per pavaresi nuk behet uje dhe nuk kembehet per ca thase me miell kanceroz serb!
Kosova eshte Ukraina e vogel e Serbise, akoma nuk e keni marre vesh? Ndersa Shqiperia, Ukraina e madhe.
Prisni, se nuk keni degjuar gje akoma
Z. Engel! Ju keni ra pre e politikave anti shqiptare te Prishtines. Por populli shqiptar nuk e harron kontributin Tuaj ne krah te Kosoves shqiptare, pavaresisht se e kemi ditur dhe e dime qe keni ra pre e politikanve “shqiptare” te LDK-se se Ibrahim Rugoves dhe ketu qendron tere masa e problemit dhe kjo eshte ajo qe nuk shkon mes Kosoves shqiptare dhe SHBA, dhe, ne kete gracke ju ka futur politika proserbe e projugosllave e Ibrahim Rugoves dhe e njerezve te tij si Isa Mustafa e Skender Hyseni e shume te tjerve te LDK. Ju, nuk keni rezonuar drejt, sepse, çeshtja e Kosoves nuk eshte thjesht çeshtje e Kosoves dhe ‘kosovarve’, por, çeshtje e pazgjidhur shqiptare nder shekuj, per çka eshte bere edhe lufta e UÇK, ne krah te te ciles keni dale Ju dhe NATO. Por, ajo qe Ju ka shti ne gracke eshte politika ‘pacifiste’ e Ibrahim Rugoves, si politika me e rafinuar anti shqiptare. Pra per te qene te qendrueshme dhe solide marredheniet SHQIPERI-SHBA, çeshtja e Kosoves duhet te kaloje tek politikanet shqiptare, sepse, LDK ju ka manipuluar per t’ju perdore per interesat e veta personale, partiake dhe anti shqiptare…
Me respekt njerezor,
DRENICA E KUQE
shum drejt dakord100%
pyetja esht pse ka elektroat dhe vota partite proserbe ne kosov
perndryshe do shikuar sistemi i zgjedhjeve
Albin Kurti s’u ka dash me u perzi me cakejt e politikes
Albin Kurti ti rrij larg zgjedhjeve politike
politika Kosovs e Shqipris eshe infektuar nga zgjebja e tradhetis.
“###”, duhet ta dini se ne Kosoven e pushtuar shqiptare dhe ne trojet tjera shqiptare ne ish-Jugosllavi, me anti shqiptare kane qene familjaret e pushtetareve “shqiptare”, sesa edhe vete serbet, malazezet, bullgaret etj. Dhe ky eshte elektorati i partive proserbe ne Kosove… Drenica luftoi kunder pushtimet serb e jugosllav te trojeve shqiptare, tash udbashat e LDK po e luftojne Drenicen dhe shqiptaret… Kjo eshte e verteta e madhe… Ramushi, Fatmiri, Hashimi, Albini… ia zgjaten jeten UDB dhe LDK.
DRENICA E KUQE
Askush ne Kosove, asnje udheheqes politik nuk ishte me proamerikan se sa dr. Rugova.Eshte pikerisht dr. Rugova ai qe i beri miq Bob Dollin, Tom Llantoshin, Eliot Engelin e te tjere. Nuk te kuptoj fare kur akuzon LDK-ne si antiamerikane kur ajo pikerisht per kete aresye rrezoi qeverine antiamerikane te z. Kurti.
Jo “Mollosi”, ia paske huqur fare! LDK nuk ka qene as anti serbe, as anti jugosllave, por ka qene anti shqiptare dhe nuk e kam akuzu si kunder amerikane sepse LDK eshte gati me u be bashke me te gjitha shtetet dhe njerezit anti shqiptare te Globit, prandaj e pat dergu Serbia njeriun e saj, Ibrahim Rugoven qe t’i mashtroje dhe t’i beje miq Dollin, Llantoshin, Engelin dhe te tjeret, sikurse po e dergon Isa Mustafa Skender Hysenin t’i beje amerikanet miq te partise se tij dhe armiq te popullit shqiptar e te Shqiperise. Mos kallxo perralla, se jane shume bajate per t’i marre per te “verteta”…
DRENICA E KUQE
Kēta,kongresmenë kanë vepru para se të ketë Ldk në Kos. që nga ardhja e Ldk në skenë kur nuk pati rezoluta në senat-kongres kēta i kanē aktivizu protestat popullore në Kos. si dhe diaspora shqiptaro kroate
“Varta”! Keta kongresmene amerikane nuk e kane ndihmuar çeshtjen e pazgjidhur shqiptare, por çeshtjen partiake e “patriotike” te LDK te Ibrahim Rugoves… Ky eshte gabimi i atyre kongresmeneve, sepse ne vend qe ta mbeshtetin çeshtjen e pazgjidhur te shqiptareve dhe bashkimin e tyre ne nje shtet shqiptar, i kane ra fyllit te shqyer te “shakaxhinjve te Pavaresise” te “Republikes se Kosoves” anti shqiptare…
DRENICA E KUQE
“Ka dicka qe nuk shkon ne politiken amerikane ndaj Kosoves”!!! E thot kte nje kuader i lart politik amerikan !!!!! Ateher cna mbetet neve te mendojm e gjykojm??? Cfar ka ndryshuar qe nga koha e presidentit te adhuruar Bill Klinton??? Dy gjera ,keshtu ne vija te trasha : O politika kosovare ka shkelur vijen e kuqe mosmirnjohese ndaj clirimtarit te saj dhe amerikanet nuk falin kolllaj ,ose ky kok kackavalli prishur, presidenti anormal i SHBA -s , po con uj ne mullli te Rusis e thash e themet paskan nje baz !! ,Shqetesimi i ktij kongresmeni dhe argumentet qe Ai shtron ,te len me goj hapur sepse ska naiv te mos dyshoj per ate cka po ndodh sot ne Kosov ! Amerika historikisht esht miku i madh i shqiptareve por le te mos harojm qe jo pak kan gabuar me politiken e saj dikur, qe ,lobet qe veprojn e paguhen e shpesh dominojn kan ngateruar te bardhen me te zezen e shembulli esht perbindshi Sali Berisha ,lugati pandreqshem antishqiptar qe na e plasen dhe e perkrahen deri sa e qelbi e hoqen dor prej tij (nese kan hequr) Esht e habiteshme se si amerikanet po duan te privilegjojn serbin, ne nje koh kur ajo ,Serbia ,,,,,esht miku i perhershem i Rusis dhe po e tregojn hapur ! Nuk dua te vjell helm tani kunder Amerikes , sepse Amerika nuk esht Trampi te cilin per pak e qeruan e ka ven mjaft ne dilem vet amerikanet ,por as Albin Kurti nuk esht pa gje ! I mungon kultura diplomatike ,i mungon aftesia e nje prijsi te zgjuar ne kte koh aq te ngateruar hajnie,degjenerimi e tradhtie dhe me levizjet e tij prej halldupi te trash fshati, si ktu ne Shqiperi edhe atje la shum pershtypje negative ……
Politika kosovare kishte kohe qe ishte ngurtesuar dhe luante rolin e Braco Ferres! Erdhi nje hundlesh nga Amerika, Greneli, para te cilit politika kosovare pa veten ne pasqyre, ajo kishte ngrire prej kohesh! Cfare i ngeli te bente para te madhit (USA-s), i ngeli te bente ate me te voglen, hoqi njerin kostum, pra Albinon. Por kjo politike serish eshte e ngrire! Ajo duhet te jete paksa me e shkrire, qe te kete mundesi te ece perpara dhe te siguroje panvarsine e Kosoves, me apo pa shkembime territoresh, me apo pa rregullime vijash demarkacioni, me apo pa te tjera e te tjera variante te hapura, me te cilat mund te arrihet nje marrveshje paqeje e perjetshme midis dy popujve.
Jo “Mollosi”, ia paske huqur fare! LDK nuk ka qene as anti serbe, as anti jugosllave, por ka qene anti shqiptare dhe nuk e kam akuzu si kunder amerikane sepse LDK eshte gati me u be bashke me te gjitha shtetet dhe njerezit anti shqiptare te Globit, prandaj e pat dergu Serbia njeriun e saj, Ibrahim Rugoven qe t’i mashtroje dhe t’i beje miq Dollin, Llantoshin, Engelin dhe te tjeret, sikurse po e dergon Isa Mustafa Skender Hysenin t’i beje amerikanet miq te partise se tij dhe armiq te popullit shqiptar e te Shqiperise. Mos kallxo perralla, se jane shume bajate per t’i marre per te “verteta”…
DRENICA E KUQE
“###”, duhet ta dini se ne Kosoven e pushtuar shqiptare dhe ne trojet tjera shqiptare ne ish-Jugosllavi, me anti shqiptare kane qene familjaret e pushtetareve “shqiptare”, sesa edhe vete serbet, malazezet, bullgaret etj. Dhe ky eshte elektorati i partive proserbe ne Kosove… Drenica luftoi kunder pushtimet serb e jugosllav te trojeve shqiptare, tash udbashat e LDK po e luftojne Drenicen dhe shqiptaret… Kjo eshte e verteta e madhe… Ramushi, Fatmiri, Hashimi, Albini… ia zgjaten jeten UDB dhe LDK.
DRENICA E KUQE
Kosova – eshte kurban i Donald Trump per perkrahjen ruse ne zgjedhjet e vitit 2016.
DITA: Kongresmeni Engel atje e ka Presidentin Tramp,etj,dhe ta thot fjalen e tij atje ne SHBA,per te vendosur situaren ne Ballka ,Europe,etj,kur dihet se Europa nuk eshte ne gjendje te bej asgje ne Kosove,Ukrahine,etj.
-Mendoj se problemi Kosovar nuk do te zgjidhet kurre derisa Serbise ti behet e qarte se duhet te njohi shtetin Kosovar pa kushte,me afat,dhe se duhet ta ndaj mendjen… OSE ME BE OSE ME RUSINE..!
-Po keshtu,mendoj se SHBA (Presidenti) nuk don ti prishi mardheniet me Rusine,pasi siç del-Rusia ka ndikuar pozitivisht ne zgjedhjet e 2016 ne SHBA.Ndryshe NATO do nderhynte ne vendosjen e situstes ne Ukraine(Krime).
-Nderhyrjet Ruse nepermjet Beogradit ne Maqedonin e V,Mal te Zi,Shqiperi-2019,etj,tregojne se situata ne Ballkan ka qene e do te jete siç ka thene Enver Hoxha-FUÇI BAROTI.Dhe kete katraure duhet ta zgjidhi SHBA.O sot o kurre.
-Drejtuesit Kosovar kushdo qe te zgjidhet Kryeminister duhet te zbatojne keshillat e SHBA,duke kerkuar prej saj te mbaje pergjegjesi per ato qe thot e ben.
-FLM-DITA.
“Varta”! Keta kongresmene amerikane nuk e kane ndihmuar çeshtjen e pazgjidhur shqiptare, por çeshtjen partiake e “patriotike” te LDK te Ibrahim Rugoves… Ky eshte gabimi i atyre kongresmeneve, sepse ne vend qe ta mbeshtetin çeshtjen e pazgjidhur te shqiptareve dhe bashkimin e tyre ne nje shtet shqiptar, i kane ra fyllit te shqyer te “shakaxhinjve te Pavaresise” te “Republikes se Kosoves” anti shqiptare…
DRENICA E KUQE