Ekskluzive, Bugajski: Ndikimi politik i Covid në Kosovë dhe Shqipëri

Ornela

Nga Janusz Bugajski

 

Ekskluzive DITA – Asnjë vend nuk ka imunitet ndaj pandemisë së coronavirusit, por rajonet më të varfëra me sisteme të pamjaftueshme të kujdesit shëndetësor dhe planifikim të dobët do të jenë më të prekurat në planin afatgjatë. Edhe pse në Ballkan, epidemia, deri më tani, është përhapur në mënyrë të kufizuar, një valë infeksionesh parashikohet të përfshijë rajonin derisa një përqindje e konsiderueshme e popullsisë të mund të krijojë imunitet.

Mbi 4,000 raste infektimi të regjistruara dhe mbi 70 vdekje të lidhura me virusin janë zyrtarizuar deri më tani në të gjithë gadishullin Ballkanik dhe numri po rritet. Pavarësisht paralajmërimeve të mjekëve, jo të gjithë udhëheqësit politikë e kuptuan që në fillim se sa serioz ishte kërcënimi dhe të paktë kanë qenë ata që ishin të gatshëm të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre partiake  gjatë krizës.

Kosova, ku kryeministri dhe presidenti dështuan të linin mënjanë dallimet e tyre, teksa kërcënimi i pandemisë u përshkallëzua, është shembulli më i qartë i kësaj. Qeveria jetëshkurtër e kryeministrit Albin Kurti humbi votimin e mosbesimi në parlament dhe vendi tani do përballet me muaj të tjerë trazirash politike.

Zgjedhjet e mundshme në një kohë krize kombëtare jo vetëm do të bëjnë të pamundur një përgjigje të bashkërenduar ndaj pandemisë, por do të dëmtojnë edhe më tej besimin e publikut tek politikanët dhe institucionet e Kosovës. Kjo do t’i japë fuqi kundërshtarëve të Kosovës (që do mbrojnë) se vendi nuk ka qeveri legjitime. Kjo gjithashtu mund të ringjallë edhe marrëveshjen e përfolur mes Thaçit dhe Vuçiçit për shkëmbim territoresh.

Kufizimet dhe izolimet kanë qenë joproporcionale në mbarë rajonin dhe kanë ngritur dyshimet, ashtu si në Shqipëri, se qeveria po përdor masa urgjente kundër pandemisë për të bllokuar opozitën politike dhe forcuar kontrollin e saj mbi institucionet kombëtare. Një ligj që u propozua në Kroaci dhe i cili i jep mundësinë autoriteteve të monitorojnë pajisjet e komunikimit të personave që janë në vetë-izolim ka zemëruar publikun.

Çdo qeveri duhet të ketë një mesazh të qartë në luftën kundër virusit dhe të lejojë ekspertët shëndetësorë dhe epidemiologët të shpjegojnë faktet pa njëanshmëri politike.  Gjithashtu, qeveritë duhet të jetë konsistente në vendosjen e kufizimeve. Pa informacion të saktë, të vërtetë dhe të përditësuar, publiku ndihet i hutuar e madje edhe më i frikësuar. Dhe frika nga pandemitë mund të shkaktojë konflikte politike, sociale dhe etnike.

Një fluks i ri i mundshëm refugjatësh nga Siria i kombinuar me një shpërthim pandemik mund të provokojë dhunë në mjaft shtete. Kjo do të përkeqësohet nga gjasat që Europianët Perëndimorë nuk do të strehojnë më refugjatë dhe ata do të mbeten në Ballkan. Perspektiva e një valë të re refugjatësh nga Lindja e Mesme mund të jetë (arsyeja) që gjithashtu ka bindur Berlinin dhe Parisin që të bashkëpunojnë më ngushtë me shtetet tranzit dhe më në fund të lejojnë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të fillojnë negociatat e pranimit në BE.

Ndikimi ekonomik i virusit mund të jetë shkatërrues jo vetëm për punonjësit dhe kompanitë, por edhe për buxhetet shtetërore. Çdo qeveri duhet të implementojë një paketë gjithëpërfshirëse shpëtimi për popullin në kohë të ngadalësimit ekonomik për të parandaluar konfliktet e mundshme sociale. Ballkani mund të presë një rënie të madhe ekonomike përmes rënies së PBB-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto), deficite më të larta buxhetore, investime të tkurrura dhe rritje të papunësisë. Fillimi i bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të mundësojë që të dy vendet të hyjnë në Fondin e Solidaritetit të BE-së për të marrë ndihmë të drejtpërdrejtë në luftën kundër ndikimeve të virusit. Sidoqoftë, meqë ekonomitë e BE-së gjithashtu do përballen me tkurrje për shkak të pandemisë, rajoni nuk do të ketë përfitime të konsiderueshme ekonomike në kohë të shkurtër.

Pretendimet që BE nuk i ka ndihmuar vendet e Ballkanit që t’I bëjnë ballë virusit janë të pavërteta. Pretendime të tilla i japin Kinës mundësinë që duke dërguar ndihma në disa shtete europiane të përmirësojë imazhin e saj të dëmtuar pasi nuk tregoi për kërcënimin prej virusit. Pasi presidenti Vuçiç deklaroi se anëtarët e BE-së nuk e kanë ndihmuar Serbinë me pajisje mjekësore, BE miratoi 7.5 milion euro për Beogradin për të luftuar krizën dhe nisi avionë me ngarkesa për të dërguar furnizimet e nevojshme. Në rastin e Shqipërisë, mbetet e paqartë nëse vendet jashtë BE-së, përfshirë Turqinë, do të ofrojnë në të vërtetë ndonjë pajisje, pavarësisht premtimeve fillestare.

Frika në rritje për një ofensivë kineze për shtënien në dorë të ekonomisë në Europë mund të ulet për shkak të frikës nga pandemia. Pekini mund të gjendet në një pozitë më të dobët ekonomike për të zhvilluar Nismën e Brezit dhe Rrugës (BRI) përgjatë Euro-azisë apo programin e tij 17 + 1 me vendet e Europës Juglindore. Për më tepër, vendet pritëse mund të jenë më pak të gatshme të lidhin kontrata ekonomike të paparashikueshme me Kinën. Sidoqoftë, këto nuk do të kenë ndonjë dobi për shtetet më të varfra europiane që kishin hedhur sytë nga Kina për investime të reja dhe kanë alternativa të kufizuara. Stuhia ekonomike nuk ka ardhur ende.

Dita, Albania

BALKANS STRUGGLE WITH PANDEMIC

Janusz Bugajski

No country is immune from the coronavirus pandemic, but poorer regions with inadequate health care systems and bad planning will be most affected in the long term. Although the epidemic has thus far been limited in the Balkans a wave of infections is projected to sweep through the region until a sufficient percentage of the population can build up immunity.

Over 4,000 recorded infections and over 70 virus-related deaths have been recorded until now in the entire Balkan peninsula, and the numbers are growing. Despite the medical warnings, not all political leaders initially acknowledged the severity of the threat and few have been willing to put aside their partisan disputes during the crisis.

Kosova is the most glaring example where the Prime Minister and President failed to put aside their differences as the pandemic threat escalated. The short-lived government of Prime Minister Albin Kurti lost a no-confidence vote in parliament and the country now faces further months of political turmoil.

Potential elections at a time of national crisis will not only disable a concerted response to the pandemic, it will further undermine public trust in Kosova’s politicians and institutions. This will provide ammunition to Kosova’s adversaries that the country has no legitimate government. It may also revive the rumored deal between Thaci and Vucic to exchange territories.

Curfews and lockdowns have been uneven across the region and have led to suspicions, as in Albania, that the government is using emergency measures against the pandemic to stifle political opposition and strengthen its controls over national institutions. A proposed law in Croatia allowing authorities to monitor the communications devices of people undergoing self-isolation has outraged the public.

Every government should have a clear message in combating the virus and allow health experts and epidemiologists to explain the facts without any political bias. It also needs to be consistent in imposing any restrictions. Without accurate, truthful, and up-do-date information, the public becomes confused and even more frightened. And fears about pandemics can trigger political, social, and ethnic conflicts.

A potential new influx of refugees from Syria when combined with a pandemic explosion could provoke violence in several states. This will be exacerbated by the likelihood that the West Europeans will no longer accommodate refugees and they will be stuck in the Balkans. The prospect of a new wave of Middle Eastern refugees may have also convinced Berlin and Paris to cooperate more closely with the transit states and finally allow Albania and North Macedonia to start EU accession talks.

The economic impact of the virus could prove devastating not only for employees and companies but also for state budgets. Each government needs to implement a comprehensive rescue package for the public at a time of economic slowdown to prevent potential social conflicts. The Balkans can expect a major economic downturn through falling GDP (Gross Domestic Product), higher budget deficits, lessened investments, and rising unemployment. The launch of accession talks with Albania and North Macedonia will enable both countries to access the EU Solidarity Fund to gain direct assistance in combating the impact of the virus. However, with EU economies also facing contraction because of the pandemic there will be no substantial economic benefits for the region in the near term.

Claims that the EU has not helped Balkan countries to deal with the virus are misleading. Such assertions enable China to improve its tarnished image for covering-up the virus threat by sending assistance to several European states. After President Vucic claimed that EU members have not helped Serbia with medical equipment, the EU approved 7.5 million euro for Belgrade to combat the crisis and dispatched cargo planes to deliver necessary supplies. In the case of Albania, it remains unclear whether countries outside the EU, including Turkey, will actually deliver any equipment despite initial promises.

Growing fears about a Chinese offensive of economic acquisition in Europe may be lessened because of the pandemic scare. Beijing may find itself in a weaker economic position to develop its Belt and Road Initiative (BRI) across Eurasia or its 17+1 program with countries in south eastern Europe. Additionally, host countries may be less willing to enter into unpredictable economic contracts with China. Nonetheless, such an outcome will not benefit the poorer European states who have looked toward China for new investments and have limited alternatives. The economic storm is yet to come.

 

*****

Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *