Trump: Shteti i Nju Jorkut mund të futet në karantinë

redaktor

Presidenti Trump ka pohuar se po konsideron të urdhëroj karantinë të detyrueshme shtetin e Nju Jorkut, dhe të Nju Xhersit, dhe pjesërisht të Konektikatit. Trump u shpreh se vendimin do ta marrë të shtunën mbasdite.  Presidenti do të marrë këtë vendim si masë për ndalim e përhapjes së koronavirusit në pjesë të tjera të SHBA-ve.

Ndërkohë që qyteti i Nju Yorkut është kthyer në epiqendrën e koronavirusit me 23 mijë të infektuar, sa një e katërta e të gjithë rasteve në SHBA. Ndërsa shteti i Nju Jorkut ka 52 mijë të infektuar, sa gjysma e të infektuarve në SHBA.

Shteti i Nju Jorkut, tashmë ka mbyllur të gjitha bizneset e panevojshme dhe i ka thënë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi. Bizneset e domosdoshme si farmacitë dhe dyqanet ushqimore janë të hapura. Banorët lejohet të dalin jashtë shtëpie për ushtrime fizike dhe per të blerë ushqime.

 

e.k. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *