Të nderuar lexues pa mëditje, të nderuar gazepa me mëditje dhe të ç’nderuar sahanlepires oborresh,
Pandemia e Koronës na ka izoluar brenda katçr murreve njëlloj si dikur LIZA morracaken e kopshtit zoologjik në kafazin e hekurt të shukut Idhjer.
Në këtë situatë kaq kritike, e cila për fatin tonë të zi përkon dhe me 30 vjetorin e instalimit të demokraturës komunisto-fashiste, ekskluzivisht për lexuesit e paindoktrinuar të DITËZEZËS, xhambazadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplogësht i Shdeteve të Bashguara me Zeli në Washingroom po ju poston vazhdimin e sarkazmës poetike “Demagogjia e tranzicionit”.
Lexim sa më të trishtueshëm, okay?
***
ParaDhënie: A mund t’ja varësh për 75 vite resht ujkut mëlçitë në qafë, dhe pastaj të pretendosh se je DELE inteligjente dhe fisnike ?
Demagogjia e tranzicionit Nga “Mission Impossible”
– 1 –
Përmbi mure ambasadash,
Si alpinë ne u zvarritëm,
Për të marrë pak fllad lirie,
Të gjithë botën e çuditëm !
– 2 –
Me dy gishta përpjetë ngritur,
Deshëm të shporrnim regjimin,
5-mijë djema shqipëtarë,
Prapa lamë ne veç mjerimin !
– 3 –
Në syrgjun e mbajtëm vrapin,
Duke ledhatuar detin,
Nga sytë këmbët arratia,
Nuk lamë pas as amanetin !
– 4 –
Ju vërsulëm mbarë Evropës,
Si zhulsa të babëzitur,
Për të sjellë ca raqe trupi,
S’lamë dyqan ne pa “psonisur” !
– 5 –
U rropatëm nëpër punëra,
Dhe derdhëm djersën e ballit,
Me kacidhet që kursyem,
I bëmë karshillëk dhe djallit !
– 6 –
Por ne shpejt u pezmatuam,
Nga partitë “pluraliste”,
Që do shembnin dinastinë,
Po me pjellën komuniste !
– 7 –
Natën ishin me Ramizin,
Për t’ju futur kompromisit,
Na u gdhinë si demokratë,
Ca pinjollë të komunizmit !
– 8 –
Ne s’po u besonim syve,
Se nga mbiu farë e keqe,
Që do mbante gjallë regjimin,
Me taktikën “lepe-peqe” !
– 9 –
U rropatën në mitingje,
Duke klithur komunizmin,
Komunist mbajtën në krye,
Për të sjellë kapitalizmin !
– 10 –
Ca me dosje sigurimi,
Dhe me ideal pe-leshi,
Na u bënë dhe komandarë,
Ata që s’tuten nga preshi !
– 11 –
Zunë karriget e pushtetit,
Për lezetin e mejdanit,
Dhe i bënë fresk të keqes,
Për inat të Dullë shejtanit !
– 12 –
Pa na u ngref dhe fukaraja,
Menderosur gjer ke mënga,
Shembi halet “alla turka”,
Dhe vuri ca “alla frënga” !
– 13 –
Se hapësirat e banimit,
S’ju mjaftonin as për qënin,
Me yxhym ngritën ca vila,
Si për të kompensuar dëmin !
– 14 –
Ju vërsulën kontrabandës,
Dhe mender prostitucionit,
Se kreditë dot s’i pagonin,
Me kacidhet e padronit !
– 15 –
Nis t’gafurrej edhe horri,
Qysh pa gdhirë ke pazari,
Nga druvar u bë kambist,
Matrapazi dhe hajdari !
– 16 –
Hapën firma e bënë ca derte,
Me pisllëqet e pushtetit,
Ortakllëk bashkë me shtetin,
U bënë gazi i gjithë miletit !
– 17 –
Zhulsi zgjodhi nofkën “bos”,
Pa e rrojtur fare trapin,
Krekosur nëpër bankete,
Se nga pas mbante zullapin !
– 18 –
Njerëzia uli kokën,
Edhe iu nënshtrua fatit,
Intelekti i këtij kombi,
U tret rrugëve falë kasapit !
– 19 –
Me arsyen e mendimit,
Dhe me shkollën e Enverit,
Ju vërsulën çdo lloj pune,
Vetëm për respekt të nderit !
– 20 –
U gabuan bashkë të gjithë,
Nga doktrinat e mashtrimit,
Të burgosur dhe pronarë,
U bënë lypsa të regjimit !
– 21 –
Si një turmë e dalë nga varri,
Ju besuan edhe shtetin,
Por pjella e gjithë së keqes,
Bënte luftë veç për pushtetin !
– 22 –
Ngatërruan me dëshirë,
Të përndjekurit e sistemit,
Për t’i dhënë vulën e turpit
Në syrin e gjithë miletit !
– 23 –
Politikanë edhe hajdutë,
U bashkuan në një llogore,
Që të mos e kompesonin,
Çdo ditë pune në gurore !
– 24 –
Dhe qyqarët pas burgimit,
Nisën të kërkojnë të drejtën,
Me një torbë ngjeshur pas trupit,
Si fosile larg me jetën !
– 25 –
Me familje të shkatërruara,
Dhe me vuajtje internime,
U përballën me të keqen,
Në lirinë legjitime !
– 26 –
Me cingërima mëshire,
U gënjyen nëpër vite,
U vunë nofkën e spiunit,
Për sevap të ksaj elite !
– 27 –
Sa harruan edhe burgun,
Dhe i dhanë të drejtë mjerimit,
Me ca letra me një vrimë,
U bënë preha e mashtrimit !
– 28 –
U dhanë bursa për stërnipër,
Për të humbur dhe arsyen,
Me ca dallavere zyrash,
Harruan dhe vetë mënxyrën !
– 29 –
U gënjyen me lëmosha,
Në shkëmbim të dinjitetit,
Dhe u bënë preha e horrit,
Dhe e vetë katran-pushtetit !
– 30 –
Ndaj një ditë e panë vehten,
Të braktisur në mes flakësh,
I rivrau për së dyti,
Një dyzinë prej halabakesh !
– 31 –
Janë bijtë e Dullë sqeparit,
Dhe nuk e harrojnë zakonin,
Amanet prej tij kanë marrë,
Mos ta dorëzojnë kurrë fronin !
– 32 –
Dynjallëku ka hesape,
Ndaj nuk është i lehtë pushteti,
Pa kur nis dhe qeveria,
Fillon shpejt edhe sikleti !
– 33 –
Për të gënjyer botën,
Dhe si për t’i lezetosur,
Në “burg” çuan xha Ramizin,
Dhe Nexhmijen e vrerosur !
– 34 –
Për ca kafe i dënuan,
Se kështu ishte vendosur,
Defterin e Katovicës,
Gorbaçovi kish’ vulosur !
– 35 –
Me pushtetin kujdes bëni,
Dhe mos u merrni me shakara,
Bijtë tanë do qeverisin,
Si harbutë prapë nga e para !
– 36 –
Burgaxhinjtë edhe tregtarët,
I mashtroni për “suksesin”,
Jepini kacidhe shprese,
Edhe pak lëmoshë për stresin !
– 37 –
I punësoni nëpër zyra,
Por mos ja falni kurrë pushtetin,
Se na qepen kokpalarët,
Dhe në hell e kemi vendin !
– 38 –
Për ca prona mbyllni sytë,
Dhe pronarin respektoni,
Në seanca gjyqësore,
Të tre shkallët komandoni !
– 39 –
Se soj e sorollopi tyre,
Trungun e ka dhjetfishuar,
Sa të bien në një mëndje,
Kemi kohë për t’u shalluar !
– 40 –
Se zakoni i shqiptarit,
Është i lidhur me shumë ura,
Për inate në mes vedit,
Nuk lëshojnë as prokura !
– 41 –
Sa të zgjidhin të gjithë hallet,
Dhe të bien në një mëndje,
Le t’ja tjetërsojmë pronën,
Dhe të bëhemi vetë në gjëndje !
– 42 –
Dhe kështu ja rasim gishtin,
Dhe i lëmë me gojë hapur,
Për të mirën e pushtetit,
Hartojmë ligjin për ta zhvatur !
– 43 –
Kompesimin me të holla,
Ja premtojmë dhe lajmë hesapin,
Kur të bien lekë nga qielli,
Në gurbet do mbajnë vrapin !
– 44 –
Të rrijnë urtë baballarët,
Dhe të mos na çajnë trapin,
Se me dosje spiunimi,
Mund t’ua lajmë mirë hesapin !
– 45 –
Ndaj partia bën gabime,
Por nuk e harron qëllimin,
Ke faltorja e Zeherit,
E ka bërë në djep betimin !
– 46 –
Ulni kokën dhe dëgjoni,
Se urrejtja është e vjetër,
S’jeni asisoj trimosha,
Por guxoni veç me letër !
– 47 –
Jeni rrahur për së vogli,
Ndaj bëjm pallë e mbushim xhepin,
Kur të bëheni më të mënçur,
Do mbarojmë punë dhe me shtetin !
– 48 –
Por davaja e pushtetit,
Të bën hasëm midis vëndit,
Dhe fillon të gënjejë mëndja,
Të grabisësh lek’t e shtetit !
– 49 –
Me davara piramidash,
Dhe me firma prej evgjiti,
Plasi parja në mes sheshit,
Por u sëmurën nga koliti !
– 50 –
Bota që po i vrojtonte,
Nuk po bindej për suksesin,
Me paratë që po pastronte,
E dinte mjaft mirë proçesin !
– 51 –
Ndaj krijoi dhe palo firmat,
Që të mbante peng vetë shtetin,
Po t’na kruhej neve shpina,
Do na shpallte falimentin !
– 52 –
Dhe njerëzia e trullosur,
Nga padija dhe babëzia,
Nuk kuptonte ku po shkonte,
Ndaj filloi të shiste shpija !
– 53 –
Me përqindjen e Xhaferrit,
Do të ndodhte mrekullia,
Ndaj o burra të fitojmë,
Se po na troket mirësia !
– 54 –
Dhe kështu fakir budalli,
Na u çmënd nga dalldia,
Mos humbisni këtë rast,
Është dhuratë nga perëndia !
– 55 –
Ndaj ku jeni nëpër botë,
Nisni kursimet tek shpija,
Brënda muajit të fitojmë,
Se pas bëhët batërdia !
– 56 –
Të ndërtojme vila shumëkatçe,
Dhe të rrojmë si zëngjina,
Me sallone e soxhorno,
Dhe garazhe për maqina !
– 57 –
Le të plasi vetë hasmi,
Nga bollëku e mirëqënia,
Sa të kemi kumandarin,
Do na ketë lezet dhe fënda !
– 58 –
Po na çohet edhe fshati,
Që diçka na kish dëgjuar,
Me Rrapushin e ushtrisë,
Që të gjithë na ishin zgjuar !
– 59 –
Se sporteli i Xhaferrit,
Kish filluar mrekullinë,
Brënda ditës shihje vehten,
Nga fakir, porsi zengjinë !
– 60 –
Shitën dhën e shitën dhi,
Shitën tërë bagëtinë,
Se sekreti i pasurisë,
Na kish marrë arratinë !
– 61 –
Dhe e ngopën gjeneralin,
Me paratë e kurbetit,
Që të ndodhej budallai,
Mu në krye të devetit !
– 62 –
Po na del dhe bac Salia,
Me autoritet prej shteti,
Që t’na bindej njerëzia,
Për pará sak prej vërteti !
– 63 –
Dhe mileti na trulloset,
Nga mavria e pushtetit,
Që gënjeshtrën kish për bindje,
Dhe jo paret e miletit !
– 64 –
Pa na plasi dhe rrëmuja,
Në sportelet e Vehbiut,
Dhe tek Sudja ish bërë nami,
Se s’i gjendej brima miut !
– 65 –
S’ka pará për kreditorët,
Në sarajet e Aliut,
Çohet Vlora tërë në këmbë,
Kërkon kokën e Saliut !
– 66 –
Njerëzia nuk kuptonte,
Se si nuk të mbroka shteti,
Shkulnin flokët nga marazi,
Cullak doli lesh-sekreti !
– 67 –
Tërë kursimet e kurbetit,
E ktij populli tafmaqar,
Pa lënë gjurmë ishin shndërruar,
Në saraje dhe në ar !
– 68 –
E kështu vazhdoi davaja,
Se më nuk mjaftuan lekët,
Pa na ngrihen kokëpalarët,
Na rrëmbejnë edhe fishekët !
– 69 –
Kapardisur me mortaja,
Dhe me mjete motorrike,
Plasi lufta në mes vedit,
Për të zënë nja dy karrige !
– 70 –
Kaq e pati dhe kjo punë,
Dhe shteti i uli brekët,
U dorzua brënda orës,
Se fajin e kishin grekët !
– 71 –
Por dhe CIA na sulmoi,
Me një plan të mirë qëndisur,
Llomotiste Gaz Dede-ja,
Kur la brekët në të ikur !
– 72 –
Pa ja beftën si rufeja,
Yzmeqarë dhe pushtetarë,
Në anije e mbajtën frymën,
Zullumqarë, bashkëmëkatarë !
– 73 –
Lanë miletin n’ditë të hallit,
Dhe kaosi pushtoi sheshin,
Për t’i degjeneruar fare,
Na i rasën edhe preshin !
– 74 –
Kumandari thuri plane,
Kokën vetë që të shpëtonte,
Shpejt na mblodhi ca sejmenë,
Rezolutë të miratonte !
– 75 –
Nga kaosi u derdh gjaku,
Ndër luftime me shqiptarë,
Tre mijë shqipo për lesh shkuan,
Si të ishin thjeshtë barbarë !
– 76 –
E kështu u mbyll davaja,
Me ca kompromise horrash,
Për pushtet u derdh veç gjak,
Dhe kërkush nuk doli burrash !
– 77 –
Na sajuan ca komisione,
Për të gjetur “të vërtetën”,
Pa fajtor u mbyll daveti,
Vaj vatani e mjer mileti !
– 78 –
Kur na vjen Fatos mavria,
Dhe na hipën sipër gurit,
Merr revanshin dhe betohet,
Sak tek sheshi i flamurit !
– 79 –
Për paratë e miletit,
Do kujdeset qeveria,
Ndaj o lebër miq’t e mi,
Mbathjani për ke shtëpija !
– 80 –
Si bandit i dalë nga burgu,
Dhe nga ferri i Aligerit,
Merr në dorë frenat e shtetit,
Dhe gërshërët e berberit !
– 81 –
Nis reformat e pushtetit,
Me delirë intelekti,
Por mileti s’e kuptonte,
Kësisoj lesh-marifeti !
– 82 –
Duam paret e fajdeve,
Që t’na kthehet ne humori,
Se po vdesim nga zhgënjimi,
E s’na bën derman doktori !
– 83 –
Nuk na duhen ne reforma,
As aksioma intelekti,
Kërkojmë djersën e fëmijëve,
Ulëriste gjith’ mileti !
– 84 –
Dhe na ngrihet komisioni,
Me vendimin e kuvendit,
Për rikthimin e parave,
Dhe gjetjen e kompetentit !
– 85 –
Problem ishte krietari,
Që do bënte transparencën,
Na e nxorrën dhe nga varri,
Të mos bënte konkurencën !
– 86 –
Me Arapin krietar,
Dhe me komision hajdutësh,
Nisën punën sa më parë,
Si të ishin racë harbutësh !
– 87 –
Kalojnë muaj e kalojnë vite,
Dëmshpërblimi hiç gjëkundi,
Më në fund vendosën shumën,
Sa të shlyhej veç katundi !
– 88 –
Na u tkurr gjeli një thelë,
Dhe nuk po dilte hiç hesapi,
Për përqindjet e asetit,
Dot nuk shkyej as sevapi !
– 89 –
Nën defterë me shumicë,
Dhe trilluan mijëra akte,
U burgosën fajdexhijtë,
Për paratë nuk kishte fakte !
– 90 –
Dhe kështu u mbyllën fajdet,
Që e shëmben brenda shtetin,
Mjer mileti e mjer kurbeti,
Tafmasë i panë lezetin !
– 91 –
Për Fatosin dhe partinë,
Paret u harruan fare,
Se ke sheshi i flamurit,
Kishte bërë veç hajgare !
– 92 –
Filloi lufta brënda llojit,
Kush t’i hipte i pari fronit,
Mjer njerëzisë ç’i panë sytë,
Qelbësirat kundër Horrit !
– 93 –
Nga të ruheshe përpara,
Për të bërë aktivitetin,
Korrupsioni dhe mafiozi,
Po gërryenin brenda shtetin !
– 94 –
Nis beteja për pushtetin,
Mes mafiozit dhe hajvanit,
Si të mos mjaftonte vdekja,
Nis hakmarrja ndaj vatanit !
– 95 –
Taktikën ndërroi kërma,
Se ky popull do sulltanin,
Me luftën ndaj korrupsionit,
Do sundojmë tash dhe vatanin !
– 96 –
Me ca mbroçkulla kundër krimit,
Ne do t’u rikthejmë besimin,
Që kulishat të mësohen,
Me kamzhikun dhe mashtrimin !
– 97 –
Unë me Jugun kam hesape,
Ndaj do thurrim edhe planin,
Që në ëndërr kur t’më shohin,
T’u ngjasoj tamam me Zanin !
– 98 –
Se kollaj të më rrëzojnë,
Të më prishin dhe rahatin,
Kta spurdhjakë historie,
Më kujtojnë Çelo Mezanin !
– 99 –
Kuturisi nëpër zgërqe,
Dhe zbuloi mrekullinë,
Që njerëzia t’më besojë,
Në valle do fus rininë !
– 100 –
Mblodhi zenra dhe argitra,
Për të na krijuar KOP-in,
Se takat’ i mbarë ktij kombi,
S’mjafton për t’lëru as gopin !
– 101 –
Duhet gjak prej pederasti,
Që të bëjmë prokopinë,
Jetëgjatësia e pushtetit,
Është e lidhur me rininë !
– 102 –
Janë të zhveshur nga e vjetra,
Dhe s’e kanë frikë ligjin,
I përdor për qejf të shpirtit,
Shkopin, hurin dhe Maliqin !
– 103 –
Dhe kjo katrahurë horrash,
Që nuk njeh as mirësinë,
Me gjak kobre nëpër deje,
Filloi të bënte kërdinë !
– 104 –
Në llogoren e familjes,
Gjetën prehjen dhe davetin,
Shpirti i zi porsi katrani,
Nisin bëjnë dhe yzmetin !
– 105 –
Se ç’mu kujtua bejtja,
E stisur nga vetë sovrani,
Të nusëroj për së dyti,
Pa do t’më shohë jarani !
– 106 –
Dhe kështu tamam ndodhi,
Jemi vetë mallkim’ i Zotit,
Është kjo histori e vjetër,
E kënduar n’mot të motit !
– 107 –
Pranë Evropës kemi qenë,
Po kurrë s’na e hapën derën,
S’kemi qenë pjellë e Zotit,
Na trajtojnë sak si kolerën !
– 108 –
Nuk u gdhendëm nëpër shekuj,
Si kaçakë bëmë veç kërdi,
Si harbutër të së keqes,
Nuk na qas asnjë njeri !
– 109 –
Me gen shtaze të molepsur,
Dhe me guna përmbi shpinë,
Përdhunuar nga pushtuesit,
Kurrë s’bëmë dot ne prokopinë !
– 110 –
Sikur Zotin ta bekojmë,
E t’i ngremë Atij dollinë,
Turret skuthi nga kaçubja,
Me çifte t’dhunojë lirinë !
– 111 –
Lirinë me gjak fituar,
Në luftën e dytë botërore,
E dhunuan ca shpirtshitur,
Me kallash nga një llogore !
– 112 –
Nga frengjitë e bodrumit,
Mbi të cilat qëndron shteti,
Më njëzet e një janar,
Kasaphanë prej vërteti !
– 113 –
Një protestë qytetare,
Si ato që ka gjithë bota,
U bë shkak për gjakëderdhje,
Mish për top ishin ca rrota !
– 114 –
Me kallashë në dorë gardistët,
Brenda krye-ministrisë,
Gjoksin hapur jashtë çeçua,
Militant, shpirt’ i partisë !
– 115 –
Ca me hunj, e ca me çadra,
Armatosur “gjer më dhëmb”,
Partia për ta mendonte,
Sa ç’mendon ujku për dhën !
– 116 –
Kur plumbat po fluturonin,
Nga frengjitë e ndërtesës,
Këmbë njeriu nga partia,
S’mbeti në shesh të protestës !
– 117 –
Mbathur vrapit në lokale,
Për të bërë nje çik sehir,
Se si “protesta” do vazhdonte,
Nga të pjerdhurit në fiqir !
– 118 –
Nuk dihet se çfarë kërkonin,
Më akoma protestantët,
Kur me plumba prej vërteti,
Po qëllonin injorantët !
– 119 –
Inskenim më ordiner,
Partia kurrë s’kish zbatuar,
Për të ardhur në pushtet,
Një intrigë duhej sajuar!
– 120 –
Një intrigë që deri sot,
Jo akoma s’është zbardhur,
Se drejtësia është e kapur,
Nga rrufjanë bithëmajmur !
– 121 –
Jemi tokë e mallkuar,
Që s’pjellim dot diturinë,
Se pa dijen e bekuar,
S’e fitojmë kurrë lirinë !
– 122 –
Dhe kur bota e njerëzimi,
Na ndihmojnë e bejnë sevap,
N’vend që ne të përparojmë,
Shqipërinë e bejmë çorap !
– 123 –
Truri i kombit nëpër shekuj,
Nuk u ngjiz, por larg ka ikur,
Nëpër botë duke kërkuar,
Dijet shtrenjtë për t’i shitur !
– 124 –
Nuk i deshi kurrë kjo tokë,
Ndaj dhe ikën larg vatanit,
Për ti hapur rrugë së keqes,
Sojsëzit dhe shejtanit !
– 125 –
Ndaj dhe sot na qeverisin,
Ca merhumë të kollarisur,
Pushtetin si mburojë mbajnë,
Mercenarët shpirtëshitur !
– 126 –
Me “rrotakun” e pushtetit,
Po na prijnë si feudali,
Ca ekspertë epruvetash,
Zbritur si trojanë nga kali !
– 127 –
E filluan me yxhym,
E trullosur ish njerëzia,
Volën taksa, mbushen xhepat,
Të etur nga babëzia !
– 128 –
Opozita e stërzgjatur,
I kish zbrazur fare xhepin,
Ndaj për vete veç menduan,
Dhe asnjë sekondë për shtetin !
– 129 –
Ulën borxhin, rritën pagat,
Për ti bërë pak fresk miletit,
Konkurenca plasi sheshit,
Ke mejhanet e qytetit !
– 130 –
Se pushteti i marrosur,
Kishte lënë shtetin pa derë,
Për të bërë njerëzit për vete,
Hodhën pasurinë në erë !
– 131 –
U mbush arka për ta rrjepur,
Dhe aspak për mirëqënie,
Investimet rrodhën lumë,
Veç për rrugë edhe kalldrëme !
– 132 –
Bumi joshës i ndërtimit,
Dhe ekrani i mejdanit,
Çmendi gjithë jabanxhinë,
Me zhargonin e “sulltanit” !
– 133 –
Kish’ filluar korrupsioni,
Të çmontonte vetë shtetin,
Jo në masa alarmante,
Sa të ç’mendte tërë miletin !
– 134 –
Me prokura nëpër zyra,
Ku Familja vidhte vendin,
Filloi ti dalë ndyraz’ era,
Dhe të kutërbojë kuvendin !
– 135 –
Po e drejta e ktij vendi,
Do të zbehet nëpër zyra,
Në gjykata vendos vehten,
Tjetërsohet dhe fytyra !
– 136 –
Mallkimi ndaj të keqes,
Kish filluar të vepronte,
Plas Gërdeci në mes ditës,
Korrupsioni veç gëlonte !
– 137 –
Familjes ju çorr fytyra,
Në sytë e gjithë shtetit,
Nuk mbulohej dot mënxyra,
Me kufomat e miletit !
– 138 –
Por e keqja jemi vetë,
Se s’e duam shumë jetën,
Të mallkuar gjer në gen,
Dot s’luftuam për të drejtën !
– 139 –
Familjarët e viktimës,
Të tmerruar nga tërmeti,
Për fëmijët vetë s’menduan,
Por prisnin sevap nga shteti !
– 140 –
Me djallëzira makabre,
Dhe me llokma prej banditi,
I blenë gjakun familjarëve,
Si të ishin shpirt graniti !
– 141 –
Korrupsioni kish kap shtetin,
Dhe nuk po e ndalte vrapin,
Opozita e pushtetit,
Bënte luftë vetë me satrapin !
– 142 –
Konçesionet po përpinin,
Tërë shumën e buxhetit,
Lukunia rihte gjoksin,
Për “suksesin” e biznesit !
– 143 –
Rrini urtë mor të mjerë,
Se i thonë “Rrugë e Kombit”,
Të kushtojë sa të dojë,
Përgjegjësia është e korbit !
– 144 –
Le të çmendet njerëzia,
Dhe ta vuajë mjerimin,
Projektet ne nuk i bëmë,
Që të shumëfishojmë fitimin !
– 145 –
“Suksesit” ç’na i del era,
Dhe fundoset ndër gjykata,
Korrupsioni kish kap majën,
Por humbiste në tendera !
– 146 –
Ky sistemi ynë i kalbur,
Me gjykata var’ prej shtetit,
Nuk ndëshkon kryehajdutët,
Por pabuksat e korrentit !
– 147 –
U ç’bë më në fund sekreti,
Dhe u çorrën fare maskat,
Të na rruaj’ topet mileti,
Kjo qe lojë me laraskat !
– 148 –
Satanizmi triumfoi,
Në të gjitha nivelet,
Rumpallë shtetin vet’ e bënë,
Tani tallin leshtë me delet !
– 149 –
LSI-në morën për dore,
Për të ruajtur pushtetin,
Të rropatur ndër davete,
Fshinë mender imunitetin !
– 150 –
Nuk kanë frikë nga dënimi,
Ësht’ bërë mirë llogaria,
Korrupsionin edhe krimin,
Krenari e ka partia !
– 151 –
Dhe filloi batërdija,
Për të degraduar shtetin,
N’lojë u fut dhe LSI-ja,
Për t’i blojtur dhe skeletin !
– 152 –
Dhe bagëtia blegërinte,
Se nuk e kuptonte lojën,
Duhet djegur gjithë kjo tokë,
Që të mos i lëmë as bojën !
– 153 –
Veteranët e së keqes,
E zaptuan tërë pushtetin,
Në emër të integrimit,
E rropatën dhe të shkretin !
– 154 –
Dhe kështu të hakërryer,
“Kokëlarë” para bosit,
Detyrën “me nder” e kryen,
Dhe filluan t’i fryjnë kosit !
– 155 –
Duan prapë që të fitojnë,
Dhe të bëjnë dallaveren,
Se në lojë sa herë kanë hyrë,
Kanë soditur veç menderen !
– 156 –
Por padroni i së keqes,
Të shfrytëzon porsi legenat,
Dhe të hedh në mes të turmës,
Që të shqyejnë si kërmë hijenat !
– 157 –
Të jeshë gjallë sot Naimi,
Poemë tjetër do kish shkrojtur,
“Bagëti edhe Bujqësi”-në,
“Batërdi” do ma kish qojtur !
– 158 –
Pyjet, çukat edhe gërxhet,
Gjer në rrënjë janë rrafshuar,
Ngado që të shpiesh sytë,
Jeshilllëku është shkrumbuar !
– 159 –
Kasaphana mjedisore,
Eshtë dorë e orga-krimit,
Humbja e jetës njerëzore,
Veç pasojë e keqdrejtimit !
– 160 –
Drejtësia shpejt do bëhet,
Duan apo s’duan minjtë,
Avokatë edhe gjyqtarë,
Do kalojnë të tërë në sitë,
– 161 –
Pasuri e vënë me krime,
Një për një do konfiskohet,
Kush miljonat s’justifikon,
Në qeli do relaksohet !
– 162 –
Krim pas krimi do hetohen,
Vandalët e rebelimit,
Vrima e miut do t’u duket,
Shpresë e vetme e shpëtimit !
– 163 –
Derrit dajë kush i tha,
Që krimin të stimulojë,
Hellin prapa do ta ketë,
Tërë mëkatet do shpagojë !
– 164 –
Se dhe Zot’ i Madh në qiell,
Shpirt i ngrohtë i njerëzisë,
Nuk ta fal jo kurrë mëkatin,
Pa të shpënë para drejtësisë !
– 165 –
Kur një shtet shikon dhe hesht,
Bandat vihen shpejt në resht,
Për të djeg’ e për të vrarë,
Monstrat janë kudo të parë !
– 166 –
Krimi hovin kur e merr,
Ai veshtirë se gjen të sosur,
Në mos sot, në një të ardhme,
Shoqërinë ka për t’varrosur.
– 167 –
Ndaj të dashur motra-vëllezër,
Për të ngrënë veç mos jetoni,
Ngrini zërin të bashkuar,
Nga kjo gjëmë që të shpëtoni !
– 168 –
Duhen larë shpejt hesapet,
Më vandalët e kësaj toke,
Që të lirë të mbijetojmë,
Ne shqiptarët nëpër mote !
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!
Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!
A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!
BUKE ! ‘ZOTI TË DHASHTË’ apo ‘MOS SE THIRRA KORONAVIRUS’?
‘Nuk ka Liri pa liri ekonomike pa u çliruar nga ankthi i plotesimit te nevojave per mbi jetese,te ushqyerit te femijeve 3 here ne dite”!
—————-
Ne vend te paraDhenjes
Lufta qe po behet ndaj kesaj Pandemije si rralle here ne histori po behet ne 2 ‘fronte’ ne ate te ‘Shendetesise’ dhe te ‘ekonomise’ qe parashikohet si tjeter tragjedi e ndoshta shume me e rende se sa kjo pandemi e qe si ‘koronavirus’ do kete ate qe quhet ‘URI’!
Ç’fare po bejne te ‘Tjeret’!?
————
Se pari:Pranohet boterisht nga tere shtetet qeverrite strukturat istitucionet qe kjo krrize epidemi do shoqerohet me krrize te thelle ekonomike,me tronditje kapacitetesh te sistemit ekonomik,me humbje vende punesh,me varferi dhe URI!
Kete me mire se kush do e shprehu edhe kreu i Vatikanit Papa Françesko drejtuar 3 Miliard besimtareve ne gjithe Boten nga sheshi ‘San Pietro-BOSH kur i ‘VETEMUAR’ midis te tjerash tha:
”Nuk kemi degjuar klithmat e njerezve te uritur…do kete URI sepse shume njerez do humbin punen”!Po ky Pape qe beri thirrje tere krereve e ‘sherbetoreve te Zotit’ ti lene perkohesisht sherbesat klerikale e ti bashkohen popullit ne kete tragjedi’.Kjo lufte nuk mund te fitohet vetem’!
Se dyti:Tere qeverrite istitucionet e vendeve e shteteve te Europes po kerkojne direkt apo indirekt perm,es strukturave te BE-se qe ‘lufta’ ne dy frontet te jete e ‘unifikuar’ me nje regji dhe tere logjistika dhe ‘debiti’ ,humbjet ne Miliarda e miliarda Euro te jene te mbeshtetura nga te gjitha vendet e BE-se gje qe nuk po gjen dakordesi dhe ka krijuar deri perplasje deri kercenime per dalje nga nga BE.!
Shume vende,me pak te goditura nga kjo tragjedi perfshi edhe Hollande e Gjermani vazhdojne te jene nen presionin e pikpamjeve ‘sovraniste’,’proteksioniste’ qe hallin e te tjeeve ta zgjidhin te tjeret,sipas teorive ‘Vllazeri e mire po qesja te veje e te vije’ apo ‘Daj Meta ,daj Meta sejcili hallet e veta’!?
Se treti :Fqinjet,qeverrija italjane ,vendi ku jetojne e punojne mbi gjysem MILION shqiptare,si nje nga vendet me te goditura permes politikave ekonomike e financiare te mire studjuara per kohe krrize e gjendje te jashtezakoneshme me TRASPARENCE te plote po kerkon te mbeshtese tere ‘sistemin ekonomik’ nga individi deri tek ndermarjet e sipermarjet me programe afat shkurtera e afat gjate permes formave te ndryshme jo vetem te mbeshteten finaciarisht shtresat me te DOBETA por dhe mbeshtetjen e tere sistemit per ta mbajtur ne efiçience te plote me pikesynim qe sistemi,kapacitetet prodhuese te mos humbin as forcat prodhuese as mjetet e prodhimit,as PUNONJESIT e as KLIENTELEN!
Vetem ne dekretin e fundit qeverrija italjane vuri ne dispozicion qindra MILIONE Euro ne dispozicion te familjeve e njerezve ne kushte te renda per te perballuar URINE(Mos harrojme qe ne Itali para kesaj Epidemi jane te regjistruar rreth 5 Milion italiane ,2 here sa popullsija shqiptare ne varferi absolute,nderkohe qe rreth 58 mije jane te pa strehe rrugeve si barbone!?
Po tek ne ,ne kalifatin e Bathores!?
———————
Vazhdon tragjikomedija e shperberjes!
Tridhjet vjet ‘Loje nuse dajash’ qeverritaresh pa tru e te inkriminuar deri ne gryke,,lufte ‘gjela deti’ qe TURMA pa TRU ndjek nga mbrapa nje pakice pa TRU qe ka uzurpuar çdo qeleze te antishtetit edhe pse nje psakice xhihadistesh idjote hajdare muxhahedinesh ndersa ‘shteti’ ka 30 vjet bashke me te TRE pushtetet(legjislativ-gjyqesor-egzekutiv) nuk EGZISTOJNE dhe me tragjikja jemi 30 vjet pa informacion apo TERR INFORMATIV!
Ku behen kreret e klerit islamike musliman ortodoks e katolik!?
Ku jane futur pas 30 vjetesh HAJDUTERI Imamet prifterinjte e hoxhallaret ne krah te kalifit SALI dhe mulla Omar Like flori qe kane jetuar e jetojne parajsen me gjakun e femijeve shqiptare te pa BUKE!
Kur ne Italine fqinje mes popullit dhe mes gjysem milioni shqiptaresh kane vdekur mbi 60 ‘saçerdote’,prifterinj e qindra vte tjere perfshi Suora te semura E nderkohe qe kreu i vatikanit flet per URI po ‘barkderrat’ e klerit ne kete vend,dikur Shqiperi, qe kane bere avokatine e kalif Salise e Like florise duke i kthyer edhe istitucionet e shtetit perfshi pallatin e vbrigatave ne objekte kulti e ORGJI duke perdhunuar ‘koke palaret’ ne krah te familjes ‘mbreterore’ apo kryehajdutit Like Flori ku marin AVDES!?
Ne tere vilat 6 Milion Eurosh ne kryeqytetin e KRIMIT ne ‘Gjirizin e Lalesit’ duke pire me hudhra te njoma RAKI e ngrene mish e kabuni e duke ju lutur ALLAHUT tu shtoje jeten kalifit SALI tere PATOXEVE e zagareve FEV ZI ndersa ‘koronavirus’ e URIJA te beje kurban per ta tere FEMIJET shqiptare e ish Shqiperine shkrumb e hi!? ”Perendi! Ku je?”
Po kjo mender Qeverri,ne legalitet apo arrati!?
———-
Tere Bota e shqipton fjalen ‘SUKTH’ Edvini ka 6 vjet ne çqeverrisje( se nuk i ka lene gje per te qeverrisur),e shqipton :’THUKS’!
Tere qeverrite e vendeve te Botes,e sidomos Europes perfshi dy fqinjet Itali dhe Greqi flasin per krrize ekonomike e po marin masa si te perballojne kete VARFERI dhe URI pas kesaj epidemi EDVINI deklaron ndjekesve RRUGEÇER gjithe diten ne facebook:
‘Shqiptaret nuk vdesin per Buke’ se jetojne 30 vjet me prostitucion,me ‘karroten’ integrim,me luften me mullinjte me ere te kAmunizmit e tani femijet e URITUR e mbyllur ne karantine si zakonisht i trembim me GOGOLIN ‘Koronavirus?!
Mire pa shtet po dhe pa qeverri ne kete ‘lufte’ me dy fronte Pandemi-ekonomi!
Shqiptaret,shumica,as qe e vene ne dyshim ashtu si gjithe popujt per rreth ‘veteizolimin’ ,karantinen ca te pergjegjshem ca te ndergjegjshem e ca nga frika e nga ‘ligji’ por problemi eshte se vete ‘LIGJI’ eshte po aqe ‘konfuz’ per tu zbatuar sa kjo mender ‘qeverri’ ne arrati dhe vete Edvini qe nuk po qeverris as pandemi as ekonomi e varferi po ka marre rrolin e Osman gazepit eapo Shaban Qosews e meret me Rrugaçeri me PaLOQE me lylzim Lubonja e Alabakeri!?
Si mund te quhet ‘LIGJ’ nje qe nga njera ane LEJON mbi 100 aktivitete qe skane te bejne fare as me prodhimin as me BUKEN perfshi shitje gazetash duhani pijesh e aktivitet TEZGA ‘ambulante’ e nga ana tjeter kerkon mbyllje hermetike te ‘qenjeve’ duke i leshuar vetem 1 ORE me leje si ‘qente nga Zinxhiri’ me ‘leje’ qe do te thote ti krijosh PARAJSEN ‘koronavirus’!?
Si mund te vetepergjegjesohen shqiptaret kur informacioni mungon katerciperisht per keto situate ‘lifte’ ndersa ‘kryeministri’ si i pa pune nate e dite me ‘gjuhe’ dhe ‘shprehje’ edhe te dale nga goja dhe te fytyres ka lene qeverrisjen dhe TERRORRIZON duke perdorur ‘Grrirje si mish qeni’,’mure me te vdekur’,’une jam ‘zoti’ qe u shpetova nga termeti,’une jam babai’ qe u terheq veshin, e shprehje te tjera ‘LLAHTAR’!
Si mund te pergjegjesohen shumica e shqiptareve e te jene te ‘QETE’ kur jo vetem nuk dine se sa do jete kjo ‘Veteburgosje’ per te shpetuar jeten e tyre pa ju SIGURUAR te mirat materjale per te mbijetuar!
A mund te qetesoje vetem njue ‘kryeminister’ qe ben vetem batuta kaps e eshte injorant nga fushat e ekonomise financave mbeshtetjes financiare e sociale nderkohe qe nje IDJOTE ‘ministre’ e ekonomise dhe financave jo vetem nuk di se çfare do te thote ekonomi por nuk di shqip dhe ne 5 fjale bajga qe nxjer nga goja 6 i tyhote ne gjuhe te huaj pa asnje kuptim Kur pyetet se si do paguhen e sa kohe punonjesit qe u jane mbyllur ndermarjet ‘bizneset’!?:
”Jemi duke pare per nje sherbim online permes QKB-se dhe ky problem ezaurohet..pra nuk eshte INTENSIONAL..KJO SITUATE DO agravohet per kohe te gjate por por nuk agravohet deri ne fund te qershorit do kemi veshtiresi AGRAVIMI..e habiteshme se nuk kemi patur kohe te zgjidhim akoma se duhet kohe ne kete AGRAVIM…..!!!
Kjo ‘rrace’ ministrash idjote bashke me Pandelinjte e diasPordhes jo vetem duhet te shkarkohen po nxiren me shqelma jashte ministrive kthyer ne qendra parazitare e VIRALE!
Kush ti shkarkje e pse?
Kur vete ‘kryeministri’ pranon si pa te keq se deri nga Qershori kur te kerkojme ndihma nga ‘Euro bondi’ se po nuk na dhane ju (u drejtohet kujt!?) nuk e dini sa sa e thelle eshte GROPA qe do jemi te gjithe atje sa as koronavirus nuk na gjen!?
A ka me terrorrizem e fatalizem ne kohe ‘lufte se sa kaqe aqe me teper kur del nga goja e ‘komandantit’ ‘zotit’,’babait’!?
Kush tua kerkoje shkarkimin!?
-Simboli i krimit kalifi Sali qe jeton parajsen ne gjirizin e Lalesit bashke me mulla Omar simbolin e korrupsionit Like Flori!?
-Kush ta kerkoje Kurban Basha i inkriminuar deri ne gryke per VRASJE dhe hajduteri !?
-Kush tere PATOZET qe jane te inkriminuar bashke me PaLOQET e zagaret FEV ZI e nuk ka kush u NGRIN tere miliardat vilat pasurite e tundeshme e pa tundeshme se nuk kemi as shtet as GJYKATA e as PROKURORI!?
-Kush do mendoje pas 30 vjetesh per kete popull pa shtet e qeverri 1228 kryebanditet e bandave ‘parti’ dhe nje antishqiptar i inkriminuar deri ne gryke per VRASJE vjedhje e hajduteri Çami MEDI qe i keron me ‘buzeqeshje’ Edvinit:
”Babai(kryeministri) qe e ka zene halli me familjen Shqiperi si i pari i shtepise te kerkoje te bleje apo mare BORXH,te LYPE, e kerkoje çdo gje shteteve e qeverrive te vendeve te tjera te perparuara”!?
Kush do ti vari si ne kohe lufte pa gjyq keta krriminele me emerin MEDI antishqiptare qe i vodhen tere pasurite kombetare ketij vendi dhe populli i strehuan ne tere bankat e Botes e tani i kerkojne Edvinit si ‘baba’ tu shpetoje ‘familjen ‘Shqiperi!?
Kush do ti kerkoje kesaj mender qurravi e parlamenti LESH e LI te nxjere LIGJIN per NGRIRJE dhe SEKUESTRIM te gjithe pasurive te kesaj politike KRRIMINALE e antishqiptare deri ne brezin e TRETE deri sa te verifiukohen BURIMET se si i kane vene e nuk ka pse te kerojme e kujt ti kerkojme apo LYPIM borxh kur jemi 13 MILIARD BORXH e nuk dime pse e kemi kete BORXH, e kujt do tja kene brezat qe per BORXH kete BORXH!?Minoritari antishqiptar Lubonja qe ka 30 vjet qe VJEDH ashtu si 70 vjet me pare dinastija e çobenjve Lubonja,Ngjelat,Blushat,Nanot e tere ‘çunat e bllokut’ e tani shqetesim ka ‘Pse kane shkuar 30 jeke ne Itali ku jetojne mbi 500 mije shqiptare ne kete epidemi!?Varje ne Litar!
P.S ‘Mjerimi s’don meshire,por don vetem te drejt!
meshire?bije bastardhe e etenve dinake,
t’cilt n’menyre pompoze posi farisejt
i bijne lodertines me ndjejt dhelparak
tu i leshue lypsit nje grosh te holl’ n’shplak.”Migjeni

Se dyti:Tere qeverrite istitucionet e vendeve e shteteve te Europes po kerkojne direkt apo indirekt permes strukturave te BE-se qe ‘lufta’ ne dy frontet te jete e ‘unifikuar’ me nje regji dhe tere logjistika dhe ‘debiti’ ,humbjet ne Miliarda e miliarda Euro te jene te mbeshtetura nga te gjitha vendet e BE-se gje qe nuk po gjen dakordesi dhe ka krijuar deri perplasje deri kercenime per dalje nga nga BE.!

Kur ne Italine fqinje mes popullit dhe mes gjysem milioni shqiptaresh kane vdekur mbi 60 ‘saçerdote’,prifterinj e qindra vte tjere perfshi Suora te semura E nderkohe qe kreu i vatikanit flet per URI po ‘barkderrat’ e klerit ne kete vend,dikur Shqiperi, qe kane bere avokatine e kalif Salise e Like florise duke i kthyer edhe istitucionet e shtetit perfshi pallatin e Brigatave ne objekte kulti e ORGJI duke perdhunuar ‘koke palaret’ ne krah te familjes ‘mbreterore’ apo kryehajdutit Like Flori ku marin AVDES!?
Ne tere vilat 6 Milion Eurosh ne kryeqytetin e KRIMIT ne ‘Gjirizin e Lalesit’ duke pire me hudhra te njoma RAKI e ngrene mish e kabuni e duke ju lutur ALLAHUT tu shtoje jeten kalifit SALI tere PATOZAVE e zagareve FEV ZI ndersa ‘koronavirus’ e URIJA te beje kurban per ta tere FEMIJET shqiptare e ish Shqiperine shkrumb e hi!? ”Perendi! Ku je?”

Shqiptaret,shumica,as qe e vene ne dyshim ashtu si gjithe popujt per rreth ‘veteizolimin’ ,karantinen ca te pergjegjshem ca te ndergjegjshem e ca nga frika e nga ‘ligji’ por problemi eshte se vete ‘LIGJI’ eshte po aqe ‘konfuz’ per tu zbatuar sa kjo mender ‘qeverri’ ne arrati dhe vete Edvini qe nuk po qeverris as pandemi as ekonomi e varferi po ka marre rrolin e Osman gazepit apo Shaban Qosews e meret me Rrugaçeri me PaLOQE me lylzim Lubonja e Alabakeri!?
Si mund te quhet ‘LIGJ’ nje qe nga njera ane LEJON mbi 100 aktivitete qe skane te bejne fare as me prodhimin as me BUKEN perfshi shitje gazetash duhani pijesh e aktivitet TEZGA ‘ambulante’ e nga ana tjeter kerkon mbyllje hermetike te ‘qenjeve’ duke i leshuar vetem 1 ORE me leje si ‘qente nga Zinxhiri’ me ‘ qe do te thote ti krijosh PARAJSEN ‘koronavirus’!?
Si mund te vetepergjegjesohen shqiptaret kur informacioni mungon katerciperisht per keto situate ‘lufte’ ndersa ‘kryeministri’ si i pa pune nate e dite me ‘gjuhe’ dhe ‘shprehje’ edhe te dale nga goja dhe te fytyres ka lene qeverrisjen dhe TERRORRIZON duke perdorur ‘Grrirje si mish qeni’,’mure me te vdekur’,’une jam ‘zoti’ qe u shpetova nga termeti,’une jam babai’ qe u terheq veshin, e shprehje te tjera ‘LLAHTAR’!

A mund te qetesoje vetem nje ‘kryeminister’ qe ben vetem batuta kaps e eshte injorant nga fushat e ekonomise financave mbeshtetjes financiare e sociale nderkohe qe nje IDJOTE ‘ministre’ e ekonomise dhe financave jo vetem nuk di se çfare do te thote ekonomi por nuk di shqip dhe ne 5 fjale bajga qe nxjer nga goja 6 i thote ne gjuhe te huaj pa asnje kuptim Kur pyetet se si do paguhen e sa kohe punonjesit qe u jane mbyllur ndermarjet ‘bizneset’!?:
”Jemi duke pare per nje sherbim online permes QKB-se dhe ky problem ezaurohet..pra nuk eshte INTENSIONAL..kjo situate do AGRAVOHETper kohe te gjate por por nuk AGRAVOHETderi ne fund te qershorit do kemi veshtiresi AGRAVIMI..e habiteshme se nuk kemi patur kohe te zgjidhim akoma se duhet kohe ne kete AGRAVIM…..!!!

Kush ti shkarkoje e pse?

-Kush do mendoje pas 30 vjetesh per kete popull pa shtet e qeverri 128 kryebanditet e bandave ‘parti’ dhe nje antishqiptar i inkriminuar deri ne gryke per VRASJE vjedhje e hajduteri Çami MEDI qe i keron me ‘buzeqeshje’ Edvinit:

Kush do ti kerkoje kesaj mender qurravi e parlamenti LESH e LI te nxjere LIGJIN per NGRIRJE dhe SEKUESTRIM te gjithe pasurive te kesaj politike KRRIMINALE e antishqiptare deri ne brezin e TRETE deri sa te verifiukohen BURIMET se si i kane vene e nuk ka pse te kerojme e kujt ti kerkojme apo LYPIM borxh kur jemi 13 MILIARD BORXH e nuk dime pse e kemi kete BORXH, e kujt do tja kene brezat per BORXH kete BORXH!?Minoritari antishqiptar Lubonja qe ka 30 vjet qe VJEDH ashtu si 70 vjet me pare dinastija e çobenjve Lubonja,Ngjelat,Blushat,Nanot e tere ‘çunat e bllokut’ e tani shqetesim ka ‘Pse kane shkuar 30 Mjeke ne Itali ku jetojne mbi 500 mije shqiptare ne kete epidemi!?Varje ne Litar!

Edhe ne do ti japim nga 2500 $ (amerikanë jo $ kanadez) JO për vidin-co, por me rastin e 1 Prillit nesër.
Të nderuar lexues pa mëditje, të nderuar gazepa me mëditje dhe të ç’nderuar sahanlepires oborresh,
Pandemia e Koronës na ka izoluar brenda katçr murreve njëlloj si dikur LIZA morracaken e kopshtit zoologjik në kafazin e hekurt të shukut Idhjer.
Në këtë situatë kaq kritike, e cila për fatin tonë të zi përkon dhe me 30 vjetorin e instalimit të demokraturës komunisto-fashiste, ekskluzivisht për lexuesit e paindoktrinuar të DITËZEZËS, xhambazadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplogësht i Shdeteve të Bashguara me Zeli në Washingroom po ju poston vazhdimin e sarkazmës poetike “Demagogjia e tranzicionit”.
Lexim sa më të trishtueshëm, okay?
***
ParaDhënie: A mund t’ja varësh për 75 vite resht ujkut mëlçitë në qafë, dhe pastaj të pretendosh se je DELE inteligjente dhe fisnike ?
Demagogjia e tranzicionit
Nga “Mission Impossible”
– 1 –
Përmbi mure ambasadash,
Si alpinë ne u zvarritëm,
Për të marrë pak fllad lirie,
Të gjithë botën e çuditëm !
– 2 –
Me dy gishta përpjetë ngritur,
Deshëm të shporrnim regjimin,
5-mijë djema shqipëtarë,
Prapa lamë ne veç mjerimin !
– 3 –
Në syrgjun e mbajtëm vrapin,
Duke ledhatuar detin,
Nga sytë këmbët arratia,
Nuk lamë pas as amanetin !
– 4 –
Ju vërsulëm mbarë Evropës,
Si zhulsa të babëzitur,
Për të sjellë ca raqe trupi,
S’lamë dyqan ne pa “psonisur” !
– 5 –
U rropatëm nëpër punëra,
Dhe derdhëm djersën e ballit,
Me kacidhet që kursyem,
I bëmë karshillëk dhe djallit !
– 6 –
Por ne shpejt u pezmatuam,
Nga partitë “pluraliste”,
Që do shembnin dinastinë,
Po me pjellën komuniste !
– 7 –
Natën ishin me Ramizin,
Për t’ju futur kompromisit,
Na u gdhinë si demokratë,
Ca pinjollë të komunizmit !
– 8 –
Ne s’po u besonim syve,
Se nga mbiu farë e keqe,
Që do mbante gjallë regjimin,
Me taktikën “lepe-peqe” !
– 9 –
U rropatën në mitingje,
Duke klithur komunizmin,
Komunist mbajtën në krye,
Për të sjellë kapitalizmin !
– 10 –
Ca me dosje sigurimi,
Dhe me ideal pe-leshi,
Na u bënë dhe komandarë,
Ata që s’tuten nga preshi !
– 11 –
Zunë karriget e pushtetit,
Për lezetin e mejdanit,
Dhe i bënë fresk të keqes,
Për inat të Dullë shejtanit !
– 12 –
Pa na u ngref dhe fukaraja,
Menderosur gjer ke mënga,
Shembi halet “alla turka”,
Dhe vuri ca “alla frënga” !
– 13 –
Se hapësirat e banimit,
S’ju mjaftonin as për qënin,
Me yxhym ngritën ca vila,
Si për të kompensuar dëmin !
– 14 –
Ju vërsulën kontrabandës,
Dhe mender prostitucionit,
Se kreditë dot s’i pagonin,
Me kacidhet e padronit !
– 15 –
Nis t’gafurrej edhe horri,
Qysh pa gdhirë ke pazari,
Nga druvar u bë kambist,
Matrapazi dhe hajdari !
– 16 –
Hapën firma e bënë ca derte,
Me pisllëqet e pushtetit,
Ortakllëk bashkë me shtetin,
U bënë gazi i gjithë miletit !
– 17 –
Zhulsi zgjodhi nofkën “bos”,
Pa e rrojtur fare trapin,
Krekosur nëpër bankete,
Se nga pas mbante zullapin !
– 18 –
Njerëzia uli kokën,
Edhe iu nënshtrua fatit,
Intelekti i këtij kombi,
U tret rrugëve falë kasapit !
– 19 –
Me arsyen e mendimit,
Dhe me shkollën e Enverit,
Ju vërsulën çdo lloj pune,
Vetëm për respekt të nderit !
– 20 –
U gabuan bashkë të gjithë,
Nga doktrinat e mashtrimit,
Të burgosur dhe pronarë,
U bënë lypsa të regjimit !
– 21 –
Si një turmë e dalë nga varri,
Ju besuan edhe shtetin,
Por pjella e gjithë së keqes,
Bënte luftë veç për pushtetin !
– 22 –
Ngatërruan me dëshirë,
Të përndjekurit e sistemit,
Për t’i dhënë vulën e turpit
Në syrin e gjithë miletit !
– 23 –
Politikanë edhe hajdutë,
U bashkuan në një llogore,
Që të mos e kompesonin,
Çdo ditë pune në gurore !
– 24 –
Dhe qyqarët pas burgimit,
Nisën të kërkojnë të drejtën,
Me një torbë ngjeshur pas trupit,
Si fosile larg me jetën !
– 25 –
Me familje të shkatërruara,
Dhe me vuajtje internime,
U përballën me të keqen,
Në lirinë legjitime !
– 26 –
Me cingërima mëshire,
U gënjyen nëpër vite,
U vunë nofkën e spiunit,
Për sevap të ksaj elite !
– 27 –
Sa harruan edhe burgun,
Dhe i dhanë të drejtë mjerimit,
Me ca letra me një vrimë,
U bënë preha e mashtrimit !
– 28 –
U dhanë bursa për stërnipër,
Për të humbur dhe arsyen,
Me ca dallavere zyrash,
Harruan dhe vetë mënxyrën !
– 29 –
U gënjyen me lëmosha,
Në shkëmbim të dinjitetit,
Dhe u bënë preha e horrit,
Dhe e vetë katran-pushtetit !
– 30 –
Ndaj një ditë e panë vehten,
Të braktisur në mes flakësh,
I rivrau për së dyti,
Një dyzinë prej halabakesh !
– 31 –
Janë bijtë e Dullë sqeparit,
Dhe nuk e harrojnë zakonin,
Amanet prej tij kanë marrë,
Mos ta dorëzojnë kurrë fronin !
– 32 –
Dynjallëku ka hesape,
Ndaj nuk është i lehtë pushteti,
Pa kur nis dhe qeveria,
Fillon shpejt edhe sikleti !
– 33 –
Për të gënjyer botën,
Dhe si për t’i lezetosur,
Në “burg” çuan xha Ramizin,
Dhe Nexhmijen e vrerosur !
– 34 –
Për ca kafe i dënuan,
Se kështu ishte vendosur,
Defterin e Katovicës,
Gorbaçovi kish’ vulosur !
– 35 –
Me pushtetin kujdes bëni,
Dhe mos u merrni me shakara,
Bijtë tanë do qeverisin,
Si harbutë prapë nga e para !
– 36 –
Burgaxhinjtë edhe tregtarët,
I mashtroni për “suksesin”,
Jepini kacidhe shprese,
Edhe pak lëmoshë për stresin !
– 37 –
I punësoni nëpër zyra,
Por mos ja falni kurrë pushtetin,
Se na qepen kokpalarët,
Dhe në hell e kemi vendin !
– 38 –
Për ca prona mbyllni sytë,
Dhe pronarin respektoni,
Në seanca gjyqësore,
Të tre shkallët komandoni !
– 39 –
Se soj e sorollopi tyre,
Trungun e ka dhjetfishuar,
Sa të bien në një mëndje,
Kemi kohë për t’u shalluar !
– 40 –
Se zakoni i shqiptarit,
Është i lidhur me shumë ura,
Për inate në mes vedit,
Nuk lëshojnë as prokura !
– 41 –
Sa të zgjidhin të gjithë hallet,
Dhe të bien në një mëndje,
Le t’ja tjetërsojmë pronën,
Dhe të bëhemi vetë në gjëndje !
– 42 –
Dhe kështu ja rasim gishtin,
Dhe i lëmë me gojë hapur,
Për të mirën e pushtetit,
Hartojmë ligjin për ta zhvatur !
– 43 –
Kompesimin me të holla,
Ja premtojmë dhe lajmë hesapin,
Kur të bien lekë nga qielli,
Në gurbet do mbajnë vrapin !
– 44 –
Të rrijnë urtë baballarët,
Dhe të mos na çajnë trapin,
Se me dosje spiunimi,
Mund t’ua lajmë mirë hesapin !
– 45 –
Ndaj partia bën gabime,
Por nuk e harron qëllimin,
Ke faltorja e Zeherit,
E ka bërë në djep betimin !
– 46 –
Ulni kokën dhe dëgjoni,
Se urrejtja është e vjetër,
S’jeni asisoj trimosha,
Por guxoni veç me letër !
– 47 –
Jeni rrahur për së vogli,
Ndaj bëjm pallë e mbushim xhepin,
Kur të bëheni më të mënçur,
Do mbarojmë punë dhe me shtetin !
– 48 –
Por davaja e pushtetit,
Të bën hasëm midis vëndit,
Dhe fillon të gënjejë mëndja,
Të grabisësh lek’t e shtetit !
– 49 –
Me davara piramidash,
Dhe me firma prej evgjiti,
Plasi parja në mes sheshit,
Por u sëmurën nga koliti !
– 50 –
Bota që po i vrojtonte,
Nuk po bindej për suksesin,
Me paratë që po pastronte,
E dinte mjaft mirë proçesin !
– 51 –
Ndaj krijoi dhe palo firmat,
Që të mbante peng vetë shtetin,
Po t’na kruhej neve shpina,
Do na shpallte falimentin !
– 52 –
Dhe njerëzia e trullosur,
Nga padija dhe babëzia,
Nuk kuptonte ku po shkonte,
Ndaj filloi të shiste shpija !
– 53 –
Me përqindjen e Xhaferrit,
Do të ndodhte mrekullia,
Ndaj o burra të fitojmë,
Se po na troket mirësia !
– 54 –
Dhe kështu fakir budalli,
Na u çmënd nga dalldia,
Mos humbisni këtë rast,
Është dhuratë nga perëndia !
– 55 –
Ndaj ku jeni nëpër botë,
Nisni kursimet tek shpija,
Brënda muajit të fitojmë,
Se pas bëhët batërdia !
– 56 –
Të ndërtojme vila shumëkatçe,
Dhe të rrojmë si zëngjina,
Me sallone e soxhorno,
Dhe garazhe për maqina !
– 57 –
Le të plasi vetë hasmi,
Nga bollëku e mirëqënia,
Sa të kemi kumandarin,
Do na ketë lezet dhe fënda !
– 58 –
Po na çohet edhe fshati,
Që diçka na kish dëgjuar,
Me Rrapushin e ushtrisë,
Që të gjithë na ishin zgjuar !
– 59 –
Se sporteli i Xhaferrit,
Kish filluar mrekullinë,
Brënda ditës shihje vehten,
Nga fakir, porsi zengjinë !
– 60 –
Shitën dhën e shitën dhi,
Shitën tërë bagëtinë,
Se sekreti i pasurisë,
Na kish marrë arratinë !
– 61 –
Dhe e ngopën gjeneralin,
Me paratë e kurbetit,
Që të ndodhej budallai,
Mu në krye të devetit !
– 62 –
Po na del dhe bac Salia,
Me autoritet prej shteti,
Që t’na bindej njerëzia,
Për pará sak prej vërteti !
– 63 –
Dhe mileti na trulloset,
Nga mavria e pushtetit,
Që gënjeshtrën kish për bindje,
Dhe jo paret e miletit !
– 64 –
Pa na plasi dhe rrëmuja,
Në sportelet e Vehbiut,
Dhe tek Sudja ish bërë nami,
Se s’i gjendej brima miut !
– 65 –
S’ka pará për kreditorët,
Në sarajet e Aliut,
Çohet Vlora tërë në këmbë,
Kërkon kokën e Saliut !
– 66 –
Njerëzia nuk kuptonte,
Se si nuk të mbroka shteti,
Shkulnin flokët nga marazi,
Cullak doli lesh-sekreti !
– 67 –
Tërë kursimet e kurbetit,
E ktij populli tafmaqar,
Pa lënë gjurmë ishin shndërruar,
Në saraje dhe në ar !
– 68 –
E kështu vazhdoi davaja,
Se më nuk mjaftuan lekët,
Pa na ngrihen kokëpalarët,
Na rrëmbejnë edhe fishekët !
– 69 –
Kapardisur me mortaja,
Dhe me mjete motorrike,
Plasi lufta në mes vedit,
Për të zënë nja dy karrige !
– 70 –
Kaq e pati dhe kjo punë,
Dhe shteti i uli brekët,
U dorzua brënda orës,
Se fajin e kishin grekët !
– 71 –
Por dhe CIA na sulmoi,
Me një plan të mirë qëndisur,
Llomotiste Gaz Dede-ja,
Kur la brekët në të ikur !
– 72 –
Pa ja beftën si rufeja,
Yzmeqarë dhe pushtetarë,
Në anije e mbajtën frymën,
Zullumqarë, bashkëmëkatarë !
– 73 –
Lanë miletin n’ditë të hallit,
Dhe kaosi pushtoi sheshin,
Për t’i degjeneruar fare,
Na i rasën edhe preshin !
– 74 –
Kumandari thuri plane,
Kokën vetë që të shpëtonte,
Shpejt na mblodhi ca sejmenë,
Rezolutë të miratonte !
– 75 –
Nga kaosi u derdh gjaku,
Ndër luftime me shqiptarë,
Tre mijë shqipo për lesh shkuan,
Si të ishin thjeshtë barbarë !
– 76 –
E kështu u mbyll davaja,
Me ca kompromise horrash,
Për pushtet u derdh veç gjak,
Dhe kërkush nuk doli burrash !
– 77 –
Na sajuan ca komisione,
Për të gjetur “të vërtetën”,
Pa fajtor u mbyll daveti,
Vaj vatani e mjer mileti !
– 78 –
Kur na vjen Fatos mavria,
Dhe na hipën sipër gurit,
Merr revanshin dhe betohet,
Sak tek sheshi i flamurit !
– 79 –
Për paratë e miletit,
Do kujdeset qeveria,
Ndaj o lebër miq’t e mi,
Mbathjani për ke shtëpija !
– 80 –
Si bandit i dalë nga burgu,
Dhe nga ferri i Aligerit,
Merr në dorë frenat e shtetit,
Dhe gërshërët e berberit !
– 81 –
Nis reformat e pushtetit,
Me delirë intelekti,
Por mileti s’e kuptonte,
Kësisoj lesh-marifeti !
– 82 –
Duam paret e fajdeve,
Që t’na kthehet ne humori,
Se po vdesim nga zhgënjimi,
E s’na bën derman doktori !
– 83 –
Nuk na duhen ne reforma,
As aksioma intelekti,
Kërkojmë djersën e fëmijëve,
Ulëriste gjith’ mileti !
– 84 –
Dhe na ngrihet komisioni,
Me vendimin e kuvendit,
Për rikthimin e parave,
Dhe gjetjen e kompetentit !
– 85 –
Problem ishte krietari,
Që do bënte transparencën,
Na e nxorrën dhe nga varri,
Të mos bënte konkurencën !
– 86 –
Me Arapin krietar,
Dhe me komision hajdutësh,
Nisën punën sa më parë,
Si të ishin racë harbutësh !
– 87 –
Kalojnë muaj e kalojnë vite,
Dëmshpërblimi hiç gjëkundi,
Më në fund vendosën shumën,
Sa të shlyhej veç katundi !
– 88 –
Na u tkurr gjeli një thelë,
Dhe nuk po dilte hiç hesapi,
Për përqindjet e asetit,
Dot nuk shkyej as sevapi !
– 89 –
Nën defterë me shumicë,
Dhe trilluan mijëra akte,
U burgosën fajdexhijtë,
Për paratë nuk kishte fakte !
– 90 –
Dhe kështu u mbyllën fajdet,
Që e shëmben brenda shtetin,
Mjer mileti e mjer kurbeti,
Tafmasë i panë lezetin !
– 91 –
Për Fatosin dhe partinë,
Paret u harruan fare,
Se ke sheshi i flamurit,
Kishte bërë veç hajgare !
– 92 –
Filloi lufta brënda llojit,
Kush t’i hipte i pari fronit,
Mjer njerëzisë ç’i panë sytë,
Qelbësirat kundër Horrit !
– 93 –
Nga të ruheshe përpara,
Për të bërë aktivitetin,
Korrupsioni dhe mafiozi,
Po gërryenin brenda shtetin !
– 94 –
Nis beteja për pushtetin,
Mes mafiozit dhe hajvanit,
Si të mos mjaftonte vdekja,
Nis hakmarrja ndaj vatanit !
– 95 –
Taktikën ndërroi kërma,
Se ky popull do sulltanin,
Me luftën ndaj korrupsionit,
Do sundojmë tash dhe vatanin !
– 96 –
Me ca mbroçkulla kundër krimit,
Ne do t’u rikthejmë besimin,
Që kulishat të mësohen,
Me kamzhikun dhe mashtrimin !
– 97 –
Unë me Jugun kam hesape,
Ndaj do thurrim edhe planin,
Që në ëndërr kur t’më shohin,
T’u ngjasoj tamam me Zanin !
– 98 –
Se kollaj të më rrëzojnë,
Të më prishin dhe rahatin,
Kta spurdhjakë historie,
Më kujtojnë Çelo Mezanin !
– 99 –
Kuturisi nëpër zgërqe,
Dhe zbuloi mrekullinë,
Që njerëzia t’më besojë,
Në valle do fus rininë !
– 100 –
Mblodhi zenra dhe argitra,
Për të na krijuar KOP-in,
Se takat’ i mbarë ktij kombi,
S’mjafton për t’lëru as gopin !
– 101 –
Duhet gjak prej pederasti,
Që të bëjmë prokopinë,
Jetëgjatësia e pushtetit,
Është e lidhur me rininë !
– 102 –
Janë të zhveshur nga e vjetra,
Dhe s’e kanë frikë ligjin,
I përdor për qejf të shpirtit,
Shkopin, hurin dhe Maliqin !
– 103 –
Dhe kjo katrahurë horrash,
Që nuk njeh as mirësinë,
Me gjak kobre nëpër deje,
Filloi të bënte kërdinë !
– 104 –
Në llogoren e familjes,
Gjetën prehjen dhe davetin,
Shpirti i zi porsi katrani,
Nisin bëjnë dhe yzmetin !
– 105 –
Se ç’mu kujtua bejtja,
E stisur nga vetë sovrani,
Të nusëroj për së dyti,
Pa do t’më shohë jarani !
– 106 –
Dhe kështu tamam ndodhi,
Jemi vetë mallkim’ i Zotit,
Është kjo histori e vjetër,
E kënduar n’mot të motit !
– 107 –
Pranë Evropës kemi qenë,
Po kurrë s’na e hapën derën,
S’kemi qenë pjellë e Zotit,
Na trajtojnë sak si kolerën !
– 108 –
Nuk u gdhendëm nëpër shekuj,
Si kaçakë bëmë veç kërdi,
Si harbutër të së keqes,
Nuk na qas asnjë njeri !
– 109 –
Me gen shtaze të molepsur,
Dhe me guna përmbi shpinë,
Përdhunuar nga pushtuesit,
Kurrë s’bëmë dot ne prokopinë !
– 110 –
Sikur Zotin ta bekojmë,
E t’i ngremë Atij dollinë,
Turret skuthi nga kaçubja,
Me çifte t’dhunojë lirinë !
– 111 –
Lirinë me gjak fituar,
Në luftën e dytë botërore,
E dhunuan ca shpirtshitur,
Me kallash nga një llogore !
– 112 –
Nga frengjitë e bodrumit,
Mbi të cilat qëndron shteti,
Më njëzet e një janar,
Kasaphanë prej vërteti !
– 113 –
Një protestë qytetare,
Si ato që ka gjithë bota,
U bë shkak për gjakëderdhje,
Mish për top ishin ca rrota !
– 114 –
Me kallashë në dorë gardistët,
Brenda krye-ministrisë,
Gjoksin hapur jashtë çeçua,
Militant, shpirt’ i partisë !
– 115 –
Ca me hunj, e ca me çadra,
Armatosur “gjer më dhëmb”,
Partia për ta mendonte,
Sa ç’mendon ujku për dhën !
– 116 –
Kur plumbat po fluturonin,
Nga frengjitë e ndërtesës,
Këmbë njeriu nga partia,
S’mbeti në shesh të protestës !
– 117 –
Mbathur vrapit në lokale,
Për të bërë nje çik sehir,
Se si “protesta” do vazhdonte,
Nga të pjerdhurit në fiqir !
– 118 –
Nuk dihet se çfarë kërkonin,
Më akoma protestantët,
Kur me plumba prej vërteti,
Po qëllonin injorantët !
– 119 –
Inskenim më ordiner,
Partia kurrë s’kish zbatuar,
Për të ardhur në pushtet,
Një intrigë duhej sajuar!
– 120 –
Një intrigë që deri sot,
Jo akoma s’është zbardhur,
Se drejtësia është e kapur,
Nga rrufjanë bithëmajmur !
– 121 –
Jemi tokë e mallkuar,
Që s’pjellim dot diturinë,
Se pa dijen e bekuar,
S’e fitojmë kurrë lirinë !
– 122 –
Dhe kur bota e njerëzimi,
Na ndihmojnë e bejnë sevap,
N’vend që ne të përparojmë,
Shqipërinë e bejmë çorap !
– 123 –
Truri i kombit nëpër shekuj,
Nuk u ngjiz, por larg ka ikur,
Nëpër botë duke kërkuar,
Dijet shtrenjtë për t’i shitur !
– 124 –
Nuk i deshi kurrë kjo tokë,
Ndaj dhe ikën larg vatanit,
Për ti hapur rrugë së keqes,
Sojsëzit dhe shejtanit !
– 125 –
Ndaj dhe sot na qeverisin,
Ca merhumë të kollarisur,
Pushtetin si mburojë mbajnë,
Mercenarët shpirtëshitur !
– 126 –
Me “rrotakun” e pushtetit,
Po na prijnë si feudali,
Ca ekspertë epruvetash,
Zbritur si trojanë nga kali !
– 127 –
E filluan me yxhym,
E trullosur ish njerëzia,
Volën taksa, mbushen xhepat,
Të etur nga babëzia !
– 128 –
Opozita e stërzgjatur,
I kish zbrazur fare xhepin,
Ndaj për vete veç menduan,
Dhe asnjë sekondë për shtetin !
– 129 –
Ulën borxhin, rritën pagat,
Për ti bërë pak fresk miletit,
Konkurenca plasi sheshit,
Ke mejhanet e qytetit !
– 130 –
Se pushteti i marrosur,
Kishte lënë shtetin pa derë,
Për të bërë njerëzit për vete,
Hodhën pasurinë në erë !
– 131 –
U mbush arka për ta rrjepur,
Dhe aspak për mirëqënie,
Investimet rrodhën lumë,
Veç për rrugë edhe kalldrëme !
– 132 –
Bumi joshës i ndërtimit,
Dhe ekrani i mejdanit,
Çmendi gjithë jabanxhinë,
Me zhargonin e “sulltanit” !
– 133 –
Kish’ filluar korrupsioni,
Të çmontonte vetë shtetin,
Jo në masa alarmante,
Sa të ç’mendte tërë miletin !
– 134 –
Me prokura nëpër zyra,
Ku Familja vidhte vendin,
Filloi ti dalë ndyraz’ era,
Dhe të kutërbojë kuvendin !
– 135 –
Po e drejta e ktij vendi,
Do të zbehet nëpër zyra,
Në gjykata vendos vehten,
Tjetërsohet dhe fytyra !
– 136 –
Mallkimi ndaj të keqes,
Kish filluar të vepronte,
Plas Gërdeci në mes ditës,
Korrupsioni veç gëlonte !
– 137 –
Familjes ju çorr fytyra,
Në sytë e gjithë shtetit,
Nuk mbulohej dot mënxyra,
Me kufomat e miletit !
– 138 –
Por e keqja jemi vetë,
Se s’e duam shumë jetën,
Të mallkuar gjer në gen,
Dot s’luftuam për të drejtën !
– 139 –
Familjarët e viktimës,
Të tmerruar nga tërmeti,
Për fëmijët vetë s’menduan,
Por prisnin sevap nga shteti !
– 140 –
Me djallëzira makabre,
Dhe me llokma prej banditi,
I blenë gjakun familjarëve,
Si të ishin shpirt graniti !
– 141 –
Korrupsioni kish kap shtetin,
Dhe nuk po e ndalte vrapin,
Opozita e pushtetit,
Bënte luftë vetë me satrapin !
– 142 –
Konçesionet po përpinin,
Tërë shumën e buxhetit,
Lukunia rihte gjoksin,
Për “suksesin” e biznesit !
– 143 –
Rrini urtë mor të mjerë,
Se i thonë “Rrugë e Kombit”,
Të kushtojë sa të dojë,
Përgjegjësia është e korbit !
– 144 –
Le të çmendet njerëzia,
Dhe ta vuajë mjerimin,
Projektet ne nuk i bëmë,
Që të shumëfishojmë fitimin !
– 145 –
“Suksesit” ç’na i del era,
Dhe fundoset ndër gjykata,
Korrupsioni kish kap majën,
Por humbiste në tendera !
– 146 –
Ky sistemi ynë i kalbur,
Me gjykata var’ prej shtetit,
Nuk ndëshkon kryehajdutët,
Por pabuksat e korrentit !
– 147 –
U ç’bë më në fund sekreti,
Dhe u çorrën fare maskat,
Të na rruaj’ topet mileti,
Kjo qe lojë me laraskat !
– 148 –
Satanizmi triumfoi,
Në të gjitha nivelet,
Rumpallë shtetin vet’ e bënë,
Tani tallin leshtë me delet !
– 149 –
LSI-në morën për dore,
Për të ruajtur pushtetin,
Të rropatur ndër davete,
Fshinë mender imunitetin !
– 150 –
Nuk kanë frikë nga dënimi,
Ësht’ bërë mirë llogaria,
Korrupsionin edhe krimin,
Krenari e ka partia !
– 151 –
Dhe filloi batërdija,
Për të degraduar shtetin,
N’lojë u fut dhe LSI-ja,
Për t’i blojtur dhe skeletin !
– 152 –
Dhe bagëtia blegërinte,
Se nuk e kuptonte lojën,
Duhet djegur gjithë kjo tokë,
Që të mos i lëmë as bojën !
– 153 –
Veteranët e së keqes,
E zaptuan tërë pushtetin,
Në emër të integrimit,
E rropatën dhe të shkretin !
– 154 –
Dhe kështu të hakërryer,
“Kokëlarë” para bosit,
Detyrën “me nder” e kryen,
Dhe filluan t’i fryjnë kosit !
– 155 –
Duan prapë që të fitojnë,
Dhe të bëjnë dallaveren,
Se në lojë sa herë kanë hyrë,
Kanë soditur veç menderen !
– 156 –
Por padroni i së keqes,
Të shfrytëzon porsi legenat,
Dhe të hedh në mes të turmës,
Që të shqyejnë si kërmë hijenat !
– 157 –
Të jeshë gjallë sot Naimi,
Poemë tjetër do kish shkrojtur,
“Bagëti edhe Bujqësi”-në,
“Batërdi” do ma kish qojtur !
– 158 –
Pyjet, çukat edhe gërxhet,
Gjer në rrënjë janë rrafshuar,
Ngado që të shpiesh sytë,
Jeshilllëku është shkrumbuar !
– 159 –
Kasaphana mjedisore,
Eshtë dorë e orga-krimit,
Humbja e jetës njerëzore,
Veç pasojë e keqdrejtimit !
– 160 –
Drejtësia shpejt do bëhet,
Duan apo s’duan minjtë,
Avokatë edhe gjyqtarë,
Do kalojnë të tërë në sitë,
– 161 –
Pasuri e vënë me krime,
Një për një do konfiskohet,
Kush miljonat s’justifikon,
Në qeli do relaksohet !
– 162 –
Krim pas krimi do hetohen,
Vandalët e rebelimit,
Vrima e miut do t’u duket,
Shpresë e vetme e shpëtimit !
– 163 –
Derrit dajë kush i tha,
Që krimin të stimulojë,
Hellin prapa do ta ketë,
Tërë mëkatet do shpagojë !
– 164 –
Se dhe Zot’ i Madh në qiell,
Shpirt i ngrohtë i njerëzisë,
Nuk ta fal jo kurrë mëkatin,
Pa të shpënë para drejtësisë !
– 165 –
Kur një shtet shikon dhe hesht,
Bandat vihen shpejt në resht,
Për të djeg’ e për të vrarë,
Monstrat janë kudo të parë !
– 166 –
Krimi hovin kur e merr,
Ai veshtirë se gjen të sosur,
Në mos sot, në një të ardhme,
Shoqërinë ka për t’varrosur.
– 167 –
Ndaj të dashur motra-vëllezër,
Për të ngrënë veç mos jetoni,
Ngrini zërin të bashkuar,
Nga kjo gjëmë që të shpëtoni !
– 168 –
Duhen larë shpejt hesapet,
Më vandalët e kësaj toke,
Që të lirë të mbijetojmë,
Ne shqiptarët nëpër mote !
Hakërrim
Nga Ali Asllani