Horoskopi, 20 dhjetor 2012

anazapta

Dashi

Problemet dhe pengesa e vogla të përcaktuara nga Marsi janë tashmë të ezauruara. Shpejt do të ndjeheni më mirë dhe më energjikë, falë një personi tjetër të rëndësishëm për ju.

 

Demi

Në dashuri duhet të jeni më të qartë për atë çka mendoni, kjo do t’ju ndihmojë në evitimin e konfliketeve me partnerin. Mundohuni të jeni më tolerantë dhe gjithçka do të shkojë mirë.

 

Binjakët

Marsi dhe Jupiteri ju nxisin të ndërmerrni iniciativa të reja, njëkohësisht shumë të rëndësishme nga ana profesinale. Është për t’u  vënë në dukje edhe aftësia juaj bindëse.

 

Gaforrja

Marsi qëndron në pozicion jo shumë të favorshëm për ju, megjithatë mos u dëshpëroni, në mbrëmje qielli do të kthjellohet. Një mbrëmje e këndshme me miqtë do të ishtë një ide e shkëlqyer.

 

Luani

Gjithçka korrespondon me atë që ju keni bërë. Natyrisht keni investuar shumë në profesionin tuaj dhe tashmë është koha të shihni frytet e punës tuaj. Kushtojini pak kohë edhe familjes tuaj.

 

Virgjëresha

Krijimtaria juaj do të nxitet falë pranisw së Marsit në shenjë. Është mjaft pozitive kjo kohë që po kaloni, ju mund të arrini shumë gjëra që më parë do t’ju dukeshin të pamundura.

 

Peshorja

Kujdesuni pak për veten pasi edhe vetë e ndjeni që jeni si të lënë pas dore. Hëna në një kënd jo pozitiv ju ka sjellë jo pak shqetësime dhe është pikërisht kjo që ju bën edhe nervozë.

 

Shigjetari

Tashmë dashuria në jetën tuaj është në plan të parë, ndoshta sepse për shumë kohë nuk jeni ndjerë kaq mirë. Do të ishte mirë që të mos linit pas dore edhe plane të tjera të rëndësishme.

 

Bricjapi

Marsi ju mban pak nën presion kjo vlen për të lindurit në dhjetëditëshin e parë. Mos u shqetësoni, kjo periudhë kalimtare është pothuajse në fund. Është mirë të bëni një kontroll tek mjeku.

 

Ujori

Afërdita nuk është në harmoni me shenjën tuaj dhe kjo sjell pak shqetësime për ata që janë çift, megjithatë mos u shqetësoni nuk është asgjë serioze. Ndërsa jeni shumë të vlerësuar në punë.

 

Peshqit

Një udhëtim jo i duhur do t’ju bezdisë disi, por është vetëm në të mirën tuaj. Ndonëse keni ca kohë që nuk ndiheni mirë, së shpejti qielli do të hapet edhe për ju. Në mbrëmje një surprizë e këndshme ju pret.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *