Spitali i Sanatoriumit trajton pacientin e parë me koronavirus

redaktor

Të dielën spitali Shefqet Ndroqi, njohur si Sanatoriumi, trajtoi pacientin e parë me Covid-19.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu, njoftoi përmes një postimi në Facebook, se mjekët e Sanatoriumit kishin kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjikale një vajze të re e infektuar nga koronavirusi.

Manasterliu falenderoi stafin mjekësor të përbërë nga Ylber Vata, Dorian Bozaxhi, Arjan Vyshka, Luan Hasipi, Manushaqe Hoxha dhe Valbona Bulku.

Shefqet Ndroqi, është spitali i dytë, pas Spitalit Infektiv në QSUT, ku trajtohen të sëmurët me Covid-19.

Pacientët e Sonatoriumit janë transferuar në Elbasan, te sëmurët lehtë janë dërguar për trajtim në shtëpi ndërsa aktualisht po punohet për të përshtatur në karantinë ish-mjediset e një universiteti privat jashtë Tiranës.

Exit News ka raportuar më parë, se si një pacient i Sanatoriumit infektoi 12 persona të tjerë, mes tyre 3 mjeke, një radiograf dhe 3 infermiere.

Në Shqipëri janë diagnostikuar 212 persona me Covid-19, prej tyre 40 janë shëruar, ndërsa 10 kanë vdekur.

 

e.k / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *