I gjithë pushteti në duart e Orban, Parlamenti i jep “fuqi të jashtëzakonshme”

Leda Hysa

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar me 137 vota pro dhe 53 kundër, projektligjin që shpall gjendjen e jashtëzakonshme pa afat, për shkak të koronavirusit duke i dhënë kryeministrit Viktor Orban, pushtet të jashtëzakonshëm.

Opozita kërkoi pa sukses që pushteti i jashtëzakonshëm të shtrihej vetëm për 90 ditë.

Lideri i partisë opozitare Jobbik, Peter Jakab, denoncoi se me këtë vendim, u vu në karantinë demokracia e vendit.

Në projektligj përcaktohen dënime deri në 8 vite burg, për kë nuk respekton masat dhe 5 vite burg për kë përhap lajme të rreme për epideminë.

Në Hungari numri i të prekurve nga koronavirusi është 447, ndërsa i viktimave 15.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *