Faleminderit Kryeministri Edi Rama dhe, përmes jush, faleminderit edhe popullit shqiptar për gjestin e bukur të bujarisë ndaj italianëve dhe gjithë Italisë!
Shqipëria e Vogël, me siguri më pak e lulëzuar ekonomikisht sesa shumë vende të botës, e tronditur nga një tërmet shkatërrues vetëm disa muaj më parë, i dërgon të gjithë botës atë mesazh themelor për të mposhtur këtë virus që do të ndryshojë organizimin shoqëror të shteteve, ekonomitë e tyre, marrëdhëniet me mjedisin, me jetën.
Një fjali më goditi fort: mesazhi për dërgimin e delegacionit shqiptar të shëndetësisë. Ju na thatë se vendi juaj lufton gjithashtu Coronavirus, se edhe ju luftoni në Shqipëri per t’u mbrojtur nga rreziku i shpërthimit të pandemisë, por më pas ju na thatë se nuk ka kuptim te mbajme ende forca rezervë duke pritur që të tjerët të zgjidhin problemet tona.
Bujaria nuk matet me fuqinë ekonomike, bujaria ka vlera të tjera; ato të solidaritetit dhe miqësisë.
Ne Arbereshët, fëmijë të largët të Shqipërisë, jemi krenarë për këtë veprim se ne jemi mësuar ta mirëpresim mikun tonë në shtëpi duke i thënë atij “Bujrum! Le të hamë edhe bukë e qepë” (ne hamë bukë dhe qepë).
Ju, miku im Kryeministër, i kujtuat të gjithë botës ndjenjat e forta të shpirtit të popullit shqiptar dhe atij italian.
Nuk është rasti të themi fjalë, sepse ju jeni i matur dhe i qetë, por dua t’ju falënderoj, si italisht dhe shqip thjesht duke shkruar se ndihem krenar që jam një arbëresh dhe do të jem në gjendje t’u them të gjithëve se kultura ime është bija e asah shqiptare!
Urimet më të mira, Kryeministri Rama, urimet më të mira italianëve dhe shqiptarëve për një botë më të mirë dhe për një miqësi gjithnjë e më të fortë.
Damiano Guagliardi
