Vargje të nënshkruara
Guro Haxhiaj
Te “humbje PS-së”
Ty lapsi të mbeti
S’të dolën hesapet
O Kaçi profeti.
Ku varje xhaketën
Tutje te ca fiq
Të hoqën poturet
Të lanë lakuriq.
Se “talenti” yt
Me xhan, e me hak
E kish mbushur plot
Këtë oturak.
Lulet për ju ikën
Këtë mos harro
Merr Salën për dore
Dhe loz domino
Por vithkat do dredhësh
Edhe tek xha Sala
Kur s’të ngopi buka,
Nga të të mbaj dhalla?
