Letër e nënshkruar
Sefedin Rroshi
Gazetës Dita, Tiranë, më 20.11.2013. Jam Shëngjergjas nga fiset më të vjetra. Dëgjova me vëmendje ish Kryeministrin zotri Berisha në Televizion para dy netësh. Ai e shqiptoi gabim emrin e Rinasit. Si kjo, ka shumë çështje. Ashtu ngatërrohen edhe me Bizën e Martaneshit. Ne nuk e quajmë Bizë por Bixë me “x”. Ndërmarrja e sharrave dikur e kishte vulën Bixë kurse Këshilli dhe Shkolla e kishin Bizë. Tregonin asokohe që në 1943 kur Enver Hoxha‚ porositi që gjenerali Devis të zbresi në Bizë. Ka pasur një orientim atëhere që të shkruhen ashtu si i ka përmendur ai. Lutem botojeni dhe sqarojeni me specialistë. Me respekt Sefedin Rroshi
