Nuk jam dakord me professor Nosin

anazapta

Letër e nënshkruar

Pirro Begvarfi

 

E nderuara “Dita”. Lexova intervistën e prof.Nosit për armët kimike. Nuk dua të bëj vlerësimin e autorit, ai ka mendimet e tij individuale. Dua të saktësoj atë ç’ka thuhet për “Sarinën”. Citoj: “Sarina në gjëndje te lëngët, nuk është aq e rrezikëshme sa ç’thuhet. Ndotja sipërfaqësore me Sarinë në trup nuk paraqitet e rrezikshme (shumë njerëz mund të qeshin me këtë, por kështu është)”. Në fakt, nuk është kështu. Sarina është një lëng transparent pa ngjyrë, pa erë, me peshë specifike 1,0943 g/cm3 (20°C). Ka veti higroskopike, tretet shumë mirë në ujë dhe në tretësa organikë. Ka temperaturë vlimi 151,5°C, temperaturë ngrirjeje minus 40°C. Kocentrimi maksimal i avujve të sarinës në temperaturën 20°C është 11,3 g/m3. Për shkak te fluoritetit të konsiderushëm, kocentrimi maksimal i avujve të saj edhe në temperaturën minus 10°C mund të jetë deri 10 herë më i lartë se kocentrimi vdekjeprurës për 1 min. ekspozim. Është LHL me veprim të shpejtë nervoparalizuese, vepron në të gjitha format. Për të njëjtën dozë, shenjat e infektimit shfaqen menjëherë-brenda minutës, kur vepron nëpërmjet organeve të frymëmarrjes; pas disa minutave kur vepron nëpërmjet organeve të tretjes dhe pas rreth 15-20 min. kur vepron nëpërmjet lëkurës. Shenjat e infektimit, me miozë, shfaqen qysh në kocentrimin 0,0005 mg/l ajër për min. Kocentrimi vdekjeprurës është 0,06 mg/l ajër për 2 min. ekspozim.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *